Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MIRATUAR NË DATËN 25 TETOR 2013
VENDIME:

 

1. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Fondi i studimeve dhe i specialistëve.
2. Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Tajlandës, për përjashtimin nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
3. Për miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë.
4. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.
5. Për miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për asistencën teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2 – mbështetje për zbatimin dhe qëndrueshmërinë.
6. Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
7. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.
8. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr.TF014761, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), që veprojnë si administratore të fondeve grant të siguruara nga disa donatorë, për përgatitjen e projektit të bazuar në rezultate për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.
9. Për krijimin e drejtorive të bujqësisë.
10. Për lirimin nga detyra të z. Zhani Ciko dhe emërimin e z. Ilir Kërni në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

11. Për lirimin nga detyra të z. Rubens Shima dhe emërimin e z. Artan Shabani në detyrë të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
12. Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s.
13. Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të pronës nr.37, me emërtimin “Ministria e Mbrojtjes”, me vendndodhje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave,  “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.
14. Për kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Financave te Kryeministria të godinës së Ministrisë së Financave, për sistemimin me mjedise pune të Kryeministrisë.
15. Për marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.