Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MIRATUAR NË DATËN 30 SHTATOR 2013

 

VENDIME:

 

1. Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

 

2. Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.

 

3. Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.

 

4. Për shfuqizimin e vendimit nr.684, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Drejtësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike””.

 

5. Për shfuqizimin e vendimit nr.630, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa projekte të sistemit gjyqësor”.

 

6. Për shfuqizimin e vendimit nr.671, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse””.

 

7. Për shfuqizimin e vendimit nr.534, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar”.

 

8. Për shfuqizimin e vendimit nr.592, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2014 – 2016”.

 

9. Për shfuqizimin e vendimit nr.722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”.

 

10. Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe studimin e termave të referencës për propozimet e paraqitura nga subjektet e interesuara në lidhje me Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

 

11. Për shfuqizimin e vendimit nr.475, datë 10.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.

 

12. Për shfuqizimin e vendimit nr.725, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj””.

 

13. Për shfuqizimin e vendimit nr.679, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer””.

 

14. Për shfuqizimin e vendimit nr.753, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti””.

 

15. Për shfuqizimin e vendimit nr.692, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar””.

 

16. Për shfuqizimin e vendimit nr.689, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac””.

 

17. Për shfuqizimin e vendimit nr.690, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen””.

 

18. Për shfuqizimin e vendimit nr.724, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën për zgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës””.

 

19. Për shfuqizimin e vendimit nr.654, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë “Krastë – Krujë”, Krujë, që do të përdoret nga shoqëria “Shpresa-Al”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.

 

20. Për shfuqizimin e vendimit nr.774, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.
21. Për shfuqizimin e vendimit nr.700, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

 

22. Për shfuqizimin e vendimit nr.641, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë””.

 

23. Për shfuqizimin e vendimit nr.556, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto – Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.””.

 

24. Për shfuqizimin e vendimit nr.761, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2,  nga trualli funksional i pronës nr.1029, me emërtim “Ish-reparti  ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”.

 

25. Për një shtesë në vendimin nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”.

 

26. Për shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

 

27. Për shfuqizimin e vendimit nr.379, datë 2.5.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”.

 

28. Për shfuqizimin e vendimit nr.555, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”.

 

29. Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në e zonat/çështjet me rëndësi kombëtare dhe në territor.

 

30. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

 

31. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

32. Për një shtesë në vendimin nr.835, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.