Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.

Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task – Forcës për Mbrojtjen e Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të  marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit, nën drejtimin e Ministrit të Punëve të Brendshme.

2- Emërim në detyrë  të z. Arben Isaraj, Zëvendësministër i Drejtësisë.

3- Largimin nga detyra dhe lënien e gradës “Drejtor i Përgjithshëm” të z. Hysni Burgaj dhe emërimin në këtë detyrë dhe gradë të z. Artan Didi.

4 Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Lezhës, z. Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të z. Nrec Deda.

5 Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, z. Eduart Veçani dhe emërimin në këtë detyrë të z. Besnik Dervishi.

6- Emërimin e znj. Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

7- Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Afrim Bakaj.

 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u përcaktuan gjithashtu fushat e përgjegjësisë shtetërore për: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe për Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.