Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 24 shtator 2014
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DY ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura të:
– Znj. Silvana Sulstarova;
– Z. Riza Ajdini.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.411, DATË 20.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT TË STADIUMIT “RUZHDI BIZHUTA”, ELBASAN, DHE FINANCIMIN E PARKUT OLIMPIK TË TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 4, e vendimit nr.411, datë 20.6.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“4. Efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.418, DATË 27.6.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLAVE, BORDEVE OSE KOMISIONEVE TË NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE”,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.1, e përmendur në pikën 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Në pikën 4, emërtimet “Ministrisë së  Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” dhe “Ministrisë së Kulturës”.
c) Në pikën 5 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. Emërtimi “Ministrisë së Integrimit” zëvendësohet me    “Ministrisë së Integrimit Evropian”;
ii. Fjalët “Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit” zëvendësohen me “Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit”.
2. Ngarkohen njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
          Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.513, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, pika 1, shkronja “e”, dhe 22, pika 5, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në aneksin 4, “Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, bashkëlidhur vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, tarifa e pajisjes me vizë të tipit C me një hyrje, dy hyrje, shumë hyrje dhe për vizë të tipit D, për shtetasit e Kuvajtit, të bëhet 25 euro.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA 
***
V E N D I M 
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE “ALI SPAHIJA”, “NEXHIP LULI”, “BUJAR BISHANAKU”, “STACIONI I TRENIT”, “RRUGA E KALASË”, SI DHE SISTEMIMI I BLLOKUT TË PALLATEVE, “QAFË-HARDHI”, TË BASHKISË SË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i rrugëve “Ali Spahija”, “Nexhip Luli”, “Bujar Bishanaku”, “Stacioni i trenit”, “Rruga e kalasë”, si dhe sistemimi i bllokut të pallateve, “Qafë – hardhi”, të bashkisë së Shkodrës, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Shkodrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen sipas vlerave të mëposhtme:
a) për rikonstruksionin e “Rruga e kalasë”, sot “Rruga e qafës”, me sipërfaqe 75 (shtatëdhjetë e pesë) m2 truall, në vlerën 700 275 (shtatëqind mijë e dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë.
b) për sistemimin e bllokut të pallateve “Qafë – hardhi”, me sipërfaqe 177.5 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë pikë pesë) m2 truall, në vlerën 1 597 855 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind pesëdhjetë e pesë) lekë.
c) për rikonstruksionin e rrugës “Nexhip Luli”, me sipërfaqe 70.5 (shtatëdhjetë pikë pesë) m2 truall, në vlerën 764 855 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë.
ç ) për rikonstruksionin e rrugës “Ali Spahija”, me sipërfaqe 318 (treqind e tetëmbëdhjetë) m2 truall, në vlerën 3 449 982 (tre milionë e katërqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
d) për rikonstruksionin e rrugës “Stacioni i trenit”, me sipërfaqe 1 152.65 (njëmijë e njëqind e pesëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2 truall, në vlerën 9 460 951 (nëntë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e një) lekë.
dh) për rikonstruksionin e trotuarit, segment i rrugës “Bujar Bishanaku”, me sipërfaqe 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) m2 truall, në vlerën 4 179 162 (katër milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 20 153 080 (njëzet milionë e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëdhjetë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës, planifikuar në buxhetin e saj.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Shkodrës.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë 60 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit, në bashkinë e Shkodrës, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë për sipërfaqen 2 171.65 (dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një pikë gjashtëdhjetë e pesë) m² truall, të bëhet në favor të bashkisë së Shkodrës.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkia e Shkodrës për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
***
V E N D I M 
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.538, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E PAJISJEVE TË VEÇANTA, TË NGJYRAVE DHE SHENJAVE PËR MJETET E POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 5, të  ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Fjalia e fundit e pikës 2, të vendimit nr.538, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“…Ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit janë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila është pjesë përbërëse e tij”.
 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR SHKODËR – HANI I HOTIT (OBJEKTE)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Shkodër – Hani i Hotit (objekte).
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për objekte, me vlerë të përgjithshme 9 162 713 (nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e trembëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 9 162 713 (nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e trembëdhjetë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Detyrimet e prapambetura, (detyrimet e infrastrukturës)”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga   ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Proces regjistrimi, kufizuar”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
9. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet për efekt shpronësimi në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
11. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
12. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE RUMANISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”,  me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
 EDI RAMA

V E N D I M

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.116, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STATUSIN E NËPUNËSVE DHE PUNONJËSVE AKTUALË QË PËRFITOJNË STATUSIN E NËPUNËSIT CIVIL SIPAS LIGJIT NR.152/2013, “PËR NËPUNËSIN CIVIL”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 67, pika 8, e 69, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 2, e kreut IV, të vendimit nr.116, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Në rast se për shkaqe të arsyeshme procedura nuk ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të kreut IV, të këtij vendimi, DAP-i/njësia përgjegjëse ka të drejtën e shtyrjes së afatit një herë të vetme. Në çdo rast, shtyrja e afatit nuk mund të jetë më vonë se data 30 tetor 2014.

Përjashtimisht për nëpunësit/punonjësit civilë në strukturat e Forcave të Armatosura apo institucionet e tjera të varësisë, pjesë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, afati i deklarimit të statusit të punësimit përfundon në datën 31 dhjetor 2014.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.