Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 18 mars 2015
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË ORGANEVE NJERËZORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, QEVERISË SË MALIT TË ZI, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, PËR NGRITJEN E TASK-FORCËS MJEKËSORE TË BALLKANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE
TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “RUAJTJA E AGROBIODIVERSITETIT NË ZONAT RURALE TË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim rregullon procedurat për plotësimin e vendeve të lira, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, nëpërmjet lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
KREU II
LËVIZJA PARALELE BRENDA SË NJËJTËS KATEGORI
1. Procedura e lëvizjes paralele bëhet për plotësimin e vendeve të lira, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, në çdo institucion të shërbimit civil.
2. Kushtet minimale, që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë, janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
3. Bazuar në planin vjetor të pranimit, njësia përgjegjëse shpall procedurën e konkurrimit për çdo pozicion, duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin pozicion, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse ose gjatë vitit, kur shfaqet e nevojshme, si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar.
4. Njësia përgjegjëse, nëse është e mundur, bën grupimin e pozicioneve të njëjta dhe organizimin e një procedure konkurruese të vetme për to. Në rastin e degëve territoriale, ky grupim mund të bëhet edhe mbi baza qarku.
5. Për institucionet e administratës shtetërore shpallja e procedurës së konkurrimit, për secilin pozicion, publikohet në faqen zyrtare të DAP-it e portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës.
6. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së konkurrimit, për secilin pozicion, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut.
7. Institucionet, përveç mënyrave detyruese të shpalljeve, të përcaktuara në pikat 5 e 6, të kreut II, të këtij vendimi, mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së konkurrimit faqen e internetit të institucionit si dhe çdo mjet tjetër të konsideruar të përshtatshëm për shpalljen, të njohur nga legjislacioni në fuqi.
8. Shpallja, në faqen zyrtare të DAP-it dhe në portal, përmban këto të dhëna:
a) pozicionin e punës që është vakant;
b) përshkrimin e përgjithshëm të punës, për atë pozicion;
c) kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët;
ç) dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyra e dorëzimit të tyre;
d) afatin e dorëzimit, të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
dh) datën e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kushteve dhe kërkesave të posaçme të vendit të punës;
e) datën, vendin dhe orën kur do të zhvillohet intervista;
ë) fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë;
f) mënyrën e vlerësimit të kandidatëve;
g) mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.
9. Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet, pjesë të shërbimit civil. Afati i dorëzimit të dokumenteve është 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
10. Konkurrimi për procedurën e lëvizjes paralele përfshin dy faza:
a) verifikimin paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin/vendet e lira, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimin e kandidatëve, ku përfshihen vlerësimi i përvojës në punë, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse si dhe vlerësimet pozitive dhe intervista e strukturuar me gojë.
11. Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të dokumenteve, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
12. Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë nga njësia përgjegjëse, sipas rendit alfabetik.
13. Lista paraprake e verifikimit të kandidatëve shpallet brenda të njëjtit afat, të përcaktuar në pikën 11, të kreut II, të këtij vendimi, në:
a) faqen e internetit të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për institucionet e administratës shtetërore;
b) portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
14. Kandidatët që nuk kualifikohen njoftohen individualisht, nga njësia përgjegjëse, për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
15. Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, në përputhje me pikën 14, të kreut II, të këtij vendimi, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, nga data e paraqitjes së tyre.
16. Pas përfundimit të procedurës së mësipërme, njësia përgjegjëse shpall listën e verifikimit të kandidatëve dhe brenda 2 (dy) ditëve kalendarike urdhëron ngritjen e Komitetit të Pranimit për Lëvizjen Paralele (KPLP), i cili ka në përbërje 3 (tre) anëtarë, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) përfaqësues nga institucioni, për të cilin është shpallur vendi vakant, i të njëjtit nivel ose i një niveli më të lartë se pozicioni që rekrutohet, kur është e mundur, i caktuar nga DAP-i;
b) eprorin direkt;
c) 1 (një) përfaqësues nga DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore. Në rastin e institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore, anëtari i tretë emërohet nga titullari i institucionit, midis nëpunësve civilë të institucionit, të nivelit të mesëm drejtues, nëse është e mundur.
17. Anëtarët, të caktuar sipas pikës 16, të kreut II, të këtij vendimi, me përjashtim të rasteve të pengesave ligjore, janë të detyruar të marrin pjesë në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele, ku janë caktuar.
18. Në rast pamundësie të pjesëmarrjes së anëtarëve të Komitetit të Pranimit për Lëvizjen Paralele, njësia përgjegjëse merr masa për zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë.
19. DAP-i mund të autorizojë edhe nëpunës të tjerë civilë, të institucioneve të tjera, për të kryer detyrat e përfaqësuesit të DAP-it në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele. Caktimi i nëpunësit bëhet pas komunikimit me institucionin nga do të merret ky nëpunës. Institucioni dhe nëpunësi i emëruar janë të detyruar të bashkëpunojnë me DAP-in.
20. Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele zhvillon një intervistë të strukturuar, me gojë, me secilin prej kandidatëve, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga data e krijimit të tij. Komiteti, për intervistën e strukturuar me gojë, përgatit, përpara fillimit të vlerësimit, një grup pyetjesh, të cilat janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
21. Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
b) 60 pikë intervista me gojë.
22. Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve).
23. Kandidatët me pikë të barabarta renditen sipas këtyre kritereve:
a) Në rast se njëri prej kandidatëve përfshihet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, atëherë ai përzgjidhet i pari, në raport me kandidatin tjetër;
b) Në rast se kandidatët janë të gjinive të ndryshme, atëherë renditja bëhet duke renditur të parin kandidatin që i përket gjinisë më pak të përfaqësuar, për atë kategori, në institucionin për të cilin konkurrohet. Gjinia më pak e përfaqësuar përcaktohet nga njësia përgjegjëse;
c) Në rast se nuk mund të aplikohet asnjëra nga alternativat e mësipërme, atëherë renditja e kandidatëve me pikë të barabarta bëhet nëpërmjet shortit.
24. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve), komiteti vendos përfundimin e procedurës pa asnjë të përzgjedhur.
25. Komiteti ia komunikon vendimin e përzgjedhjes, apo të përfundimit të procedurës pa asnjë të përzgjedhur, njësisë përgjegjëse, brenda 24 (njëzet e katër) orëve. Ky vendim dërgohet në njësinë përgjegjëse së bashku me listën e kandidatëve që kanë konkurruar, të renditur sipas pikëve.
26. Njësia përgjegjëse njofton, individualisht, kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre brenda 24 (njëzet e katër) orëve, nga dita që komiteti i njofton vendimin e tij.
27. Kandidati, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele, për rezultatin e pikëve, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, për rezultatin e vlerësimit. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
28. Njësia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, pas përfundimit të procedurave të ankimit, shpall fituesin dhe bën aktin e emërimit të kandidatit. Akti i emërimit i prodhon efektet pas 5 (pesë) ditëve pune.
29. Nëse konkurrohet për më shumë se një pozicion pune, njësia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike pas përfundimit të procedurave të ankimit, i propozon kandidatit/kandidatëve fitues, duke respektuar renditjen e tyre, listën e pozicioneve të punës.
30. Njësia përgjegjëse, pas marrjes së mendimit zyrtar nga kandidati/kandidatët fitues, shpall fituesin/fituesit dhe bën aktin e emërimit të kandidatit/kandidatëve. Akti i emërimit i prodhon efektet pas 5 (pesë) ditëve pune.
31. Shpallja e fituesit/fituesve bëhet në faqen e internetit të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ndërsa, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, përveç portalit, ajo bëhet edhe në stendat e informimit të publikut.
32. Nëpunësi civil i emëruar nuk i nënshtrohet periudhës së provës.
33. Nëpunësi civil, që emërohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, detyrohet të bëjë dorëzimet në pozicionin e mëparshëm të punës brenda 5 (pesë) ditëve pune.
KREU III
NGRITJA NË DETYRË
1. Në rastet kur një vend vakant, në kategorinë e nivelit të ulët apo të mesëm drejtues, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, njësia përgjegjëse shpall procedurën e ngritjes në detyrë.
2. Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati, për këtë procedurë, janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet e tjera, të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;
d) të përmbushë kriteret e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
3. Rregullat për procedurën e lëvizjes paralele, siç parashikohet në pikat 3 deri 7, të kreut II, të këtij vendimi, do të zbatohen edhe për procedurën e ngritjes në detyrë.
4. Shpallja e procedurës për ngritjen në detyrë botohet, të paktën, 35 (tridhjetë e pesë) ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e vlerësimit.
5. Shpallja në portal dhe në faqen zyrtare të DAP-it përmban këto të dhëna:
a) pozicionin e punës që është vakant;
b) përshkrimin e përgjithshëm të punës, për atë pozicion;
c) kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët;
ç) dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyra e dorëzimit të tyre;
d) afatin e dorëzimit, i përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
dh) datën e daljes së rezultateve, për fazën e verifikimit paraprak të kushteve minimale të procedurës së ngritjes në detyrë dhe të përmbushjes së kritereve të veçanta të vendit të punës;
e) fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen;
ë) mënyrën e vlerësimit të kandidatëve;
f) mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.
6. Plotësimi i vendeve të lira, me procedurën e ngritjes në detyrë, është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil. Afati i dorëzimit të dokumenteve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike, nga momenti i shpalljes në portal, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.
7. Vlerësimi i kandidatëve për ngritjen në detyrë realizohet nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë (KPND), i cili ka në përbërje 5 (pesë) anëtarë, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) anëtar nga njësia përgjegjëse, i cili kryeson komitetin;
b) Për institucionet e administratës shtetërore, 1 (një) anëtar nga institucioni që ka vendin vakant, pjesë e kategorisë së mesme drejtuese, i përcaktuar nga DAP-i. Për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, 1 (një) anëtar, i zgjedhur nga titullari, midis nëpunësve civilë të institucionit, nëse është e mundur, të nivelit të mesëm drejtues;
c) Eprorin direkt të pozicionit, për të cilin zhvillohet konkurrimi;
ç) 2 (dy) ekspertë të fushës përkatëse, në varësi të fushës së vlerësimit.
8. Anëtarët, të caktuar sipas pikës 7, të kreut III, të këtij vendimi, me përjashtim të rasteve të pengesave ligjore, janë të detyruar të marrin pjesë në KPND-në ku janë caktuar.
9. Departamenti i Administratës Publike mund të autorizojë edhe nëpunës të tjerë civilë, të institucioneve të tjera, për të kryer detyrat e përfaqësuesit të DAP-it në Komitetin e Pranimit për Ngritjen në Detyrë. Caktimi i nëpunësit bëhet pas komunikimit me institucionin nga do të merret ky nëpunës. Institucioni dhe nëpunësi i emëruar janë të detyruar të bashkëpunojnë me DAP-in.
10. Ekspertët zgjidhen nga njësia përgjegjëse për secilin KPND, duke patur në konsideratë karakteristikat e pozicionit për të cilin do të zhvillohet procedura e konkurrimit.
11. Ekspertët zgjidhen nga pedagogët e universiteteve apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë, ekspertët e licencuar të fushave të ndryshme apo ekspertët që vijnë nga profesionet e rregulluara dhe që kanë, të paktën, 5 (pesë) vjet eksperiencë në atë pozicion pune/profesion.
12. Në rast pamundësie të pjesëmarrjes së anëtarëve të KPND-së, njësia përgjegjëse merr masa për zëvendësimin e tyre.
13. Njësia përgjegjëse njofton KPND-në për datën e zhvillimit të vlerësimit të kandidatëve dhe për listën e tyre.
14. KPND-ja merr vendime në praninë e të gjithë anëtarëve të tij.
15. Për çështje procedure, vendimet merren me votim nominal.
16. Për vlerësimin e rezultateve për secilin kandidat, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim, pikët e grumbulluara për secilën fazë mblidhen. Rezultati përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.
17. Përpara zhvillimit të vlerësimit me shkrim, testet e kandidatëve pjesëmarrës sekretohen, sipas mënyrës së përcaktuar nga njësia përgjegjëse.
18. Nëse është e nevojshme, njësia përgjegjëse mund të caktojë pranë KPND-së një ose më shumë nëpunës të organikës së tij, për të kryer veprimtarinë e mbështetjes teknike dhe të sekretariatit.
19. Ekspertët pjesëmarrës në KPND shpërblehen me shumën prej 5 000 (pesë mijë) lekësh, për çdo procedurë konkurrimi. Të gjitha shpenzimet përballohen nga buxheti i njësisë përgjegjëse.
20. Njësia përgjegjëse, për shpenzimet e të gjithë procesit të konkurrimit, ka një zë të veçantë në buxhetin e saj.
21. Konkurrimi për procedurën e ngritjes në detyrë përfshin dy faza:
a) verifikimin paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin/vendet e lira, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) vlerësimin e kandidatëve.
22. Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të tyre, bën verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kushtet dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
23. Në përfundim të verifikimit, sipas pikës 22, të kreut III, të këtij vendimi, kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta të pozicionit të punës, renditen në një listë sipas rendit alfabetik.
24. Lista, e përmendur në pikën 23, të kreut III, të këtij vendimi, administrohet nga njësia përgjegjëse dhe shpallet në:
a) faqen zyrtare të DAP-it dhe portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për administratën shtetërore;
b) portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
25. Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Lista administrohet nga njësia përgjegjëse dhe nuk bëhet publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar njoftohen, individualisht, nga njësia përgjegjëse.
26. Brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, nga data e njoftimit individual, në përputhje me pikën 25, të kreut III, të këtij vendimi, kandidatët që nuk janë kualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, nga data e depozitimit të ankesës.
27. Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen:
a) vlerësimi i jetëshkrimit, që konsiston në vlerësimin e arsimimit,
përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë;
b) vlerësimi me shkrim;
c) intervista e strukturuar me gojë.
28. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen, përkatësisht:
a) 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b) 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c) 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
29. KPND-ja, 24 (njëzet e katër) orë përpara zhvillimit të fazës së vlerësimit të kandidatëve zgjedh një grup pyetjesh për testimin e fushës së njohurive, të aftësive e të cilësive të shpallura në shpalljen për konkurrim.
30. KPND-ja, ditën e intervistës së strukturuar me gojë, zgjedh një grup të njëjtë pyetjesh për të gjithë kandidatët. Intervista e strukturuar me gojë ka për qëllim vlerësimin e jetëshkrimit, të njohurive, aftësive dhe formimit të kandidatëve.
31. Kandidati/kandidatët fitues është/janë ai/ata që renditet/en i pari/të parët nga kandidatët që kanë marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 24, të kreut II, të këtij vendimi.
32. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve), komiteti vendos përfundimin e procedurës pa asnjë të përzgjedhur.
33. Komiteti ia komunikon vendimin e përzgjedhjes, apo të përfundimit të procedurës pa asnjë të përzgjedhur, njësisë përgjegjëse, brenda 24 (njëzet e katër) orëve. Ky vendim dërgohet në njësinë përgjegjëse së bashku me listën e kandidatëve që kanë konkurruar, të renditur sipas pikëve.
34. Njësia përgjegjëse njofton, individualisht, kandidatët që kanë konkurruar, për rezultatin e tyre, brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dita që komiteti i njofton vendimin e tij.
34. Kandidati, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPND për rezultatin e pikëve, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, nga data e njoftimit individual, për rezultatin e vlerësimit. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
35. Njësia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, pas përfundimit të procedurave të ankimit, shpall fituesin dhe bën aktin e emërimit të kandidatit. Akti i emërimit i prodhon efektet pas 5 (pesë) ditëve pune.
37. Nëse konkurrohet për më shumë se një pozicion pune, njësia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike, pas përfundimit të procedurave të ankimit, i/u propozon kandidatit/kandidatëve fitues, duke respektuar renditjen e tyre, listën e pozicioneve të punës.
38. Njësia përgjegjëse, pas marrjes së mendimit zyrtar nga kandidati/kandidatët fitues, shpall fituesin/fituesit dhe bën aktin e emërimit të kandidatit/kandidatëve. Akti i emërimit i prodhon efektet pas 5 (pesë) ditëve) pune.
39. Shpallja e fituesit/fituesve bëhet në faqen e internetit të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ndërsa, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, përveç portalit, ajo bëhet edhe në stendat e informimit të publikut.
40. Nëpunësi civil i emëruar nuk i nënshtrohet periudhës së provës.
41. Nëpunësi civil, që emërohet nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, detyrohet të bëjë dorëzimet në pozicionin e mëparshëm të punës brenda 5 (pesë) ditëve pune.
42. Deri në plotësimin e vendit vakant, ky pozicion, për nevojat e institucionit, mund plotësohet nga njësia përgjegjëse, duke respektuar parashikimin e shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 48, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
43. Në rast se një vend vakant, në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe Këshilli i Ministrave, për institucionet e administratës shtetërore, apo organi kompetent, për institucionet e pavarura, ka marrë vendim, në përputhje me pikën 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, atëherë, në procedurën e ngritjes në detyrë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil.
KREU IV
EMËRIMI I PËRKOHSHËM
1. Plotësimi i një pozicioni të kategorisë së ulët apo të mesme drejtuese, i cili është i lirë në mënyrë të përkohshme, për arsye të parashikuara nga ligji, mund të bëhet nëpërmjet emërimit të përkohshëm të:
a) nëpunësve civilë, të cilët janë larguar nga shërbimi civil si pasojë e mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, sipas përcaktimeve të nenit 50, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar;
b) nëpunësve civilë, të cilëve u ka përfunduar afati i pezullimit, në përfundim të të cilit nuk janë rikthyer në vendin e mëparshëm apo nuk janë transferuar në një vend tjetër, dhe janë regjistruar në listën që administrohet nga njësia përgjegjëse, sipas përcaktimeve të nenit 56, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar;
c) nëpunësve civilë që kanë fituar gjyqin, me vendime gjyqësore të formës së prerë dhe që janë regjistruar në listë pritjeje, sipas përcaktimeve të nenit 66/1, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar.
2. Për administratën shtetërore, njësia e burimeve njerëzore e institucionit ku krijohet pozicioni i punës vakant, në mënyrë të përkohshme, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, i drejtohet DAP-it, duke e njoftuar për pozicionin e punës dhe shkakun e vakancës së përkohshme.
3. Njësia përgjegjëse përzgjedh, ndërmjet grupeve të nëpunësve, sipas përcaktimit të pikës 1, të kreut IV, të këtij vendimi, nëpunësit që plotësojnë kërkesat e posaçme të pozicionit, që është i lirë përkohësisht, dhe i thërret ata për t’u marrë pëlqimin.
4. Përzgjedhja e nëpunësve, sipas pikës 3, të kreut IV, të këtij vendimi, bëhet duke filluar nga nëpunësit me vjetërsi më të madhe në shërbimin civil, me precedencë, sipas kësaj renditjeje:
a) nga grupi i nëpunësve i parashikuar në gërmën “c”, të pikës 1, të këtij kreu;
b) nga grupi i nëpunësve i parashikuar në gërmën “b”, të pikës 1, të këtij kreu;
c) nga grupi i nëpunësve i parashikuar në gërmën “a”, të pikës 1, të këtij kreu.
5. Nëse nëpunësi jep pëlqimin për emërimin e përkohshëm, njësia përgjegjëse nxjerr aktin e emërimit të përkohshëm, në pozicionin e punës së propozuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
6. Me përfundimin e emërimit të përkohshëm, kandidati fitues detyrohet të bëjë dorëzimet përkatëse, brenda 5 (pesë) ditëve pune.
KREU V
DISPOZITA TRANZITORE
1. Procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, që kanë filluar sipas parashikimeve të vendimit nr.143, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë, për nëpunësit civilë, të kategorisë ekzekutive të ulët dhe të mesme drejtuese”, përfundojnë, sipas parashikimeve në vendimin nr.143, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave.
2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike të nxjerrë udhëzuesin përkatës për procedurat e detajuara për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PRANIMIN, LËVIZJEN PARALELE, PERIUDHËN E PROVËS DHE EMËRIMIN NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 22, pika 6, 23, pika 5, 24, pika 5, e 25, pika 5, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim rregullon procedurën e pranimit në shërbimin civil, të lëvizjes paralele, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive.
2. Njësitë e qeverisjes vendore, për procesin e rekrutimit, krijojnë njësitë e tyre përgjegjëse. Në rast të pamundësisë për ta krijuar të vetme njësinë përgjegjëse, nëpërmjet marrëveshjes për bashkëpunim ndërvendor, njësitë e qeverisjes vendore mund të ngrenë njësinë përgjegjëse të përbashkët, nëpërmjet së cilës mund të delegojnë pjesërisht ose plotësisht funksionet e njësisë së tyre përgjegjëse.
KREU II
PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
1. Procedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive. Kjo procedurë organizohet në mënyrë të ndarë për grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm dhe për çdo grup të pozicioneve të administrimit të posaçëm.
2. DAP-i organizon procedurën e pranimit për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore, ndërsa njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive.
3. DAP-i për pozicione pune që i përkasin institucioneve rajonale/vendore të ministrive apo të institucioneve të varësisë mund të organizojë procedurën e pranimit për secilin grup të pozicioneve të administrimit të posaçëm apo për grupin e administrimit të përgjithshëm edhe mbi baza qarku.
4. Bazuar në planin vjetor të pranimit, njësia përgjegjëse njofton procedurën e pranimit për çdo grup, duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin grup, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse ose gjatë vitit kur shfaqet e nevojshme, si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar.
5. Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në faqen zyrtare të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit.
6. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, si dhe në faqen e tyre të internetit në rast se kanë.
7. Institucionet, përveç mënyrave detyruese të shpalljeve, të përcaktuara në pikat 5 dhe 6, të kreut II, të këtij vendimi, mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së procedurës së pranimit çdo mjet tjetër të konsideruar të përshtatshëm për shpalljen, të njohur nga legjislacioni në fuqi.
8. Shpallja e procedurës së pranimit botohet të paktën 35 (tridhjetë e pesë) ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e konkurrimit.
9. Shpallja në faqen zyrtare të DAP-it apo të institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore dhe në portal përmban këto të dhëna:
a) Fushën kryesore mbi të cilën do të bazohet konkurrimi, si dhe aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në konkurrim;
b) Fazat në të cilën do të kalojë konkurrimi, me shkrim dhe me gojë;
c) Numrin e vendeve të planifikuara për të cilat do të bëhet pranimi;
ç) Kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 21, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
d) Përshkrimin e përgjithshëm të punës së grupit/grupeve të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm, për të cilin do të zhvillohet konkurrimi;
dh) Kërkesat e veçanta të grupit të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm;
e) Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;
ë) Afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
f) Datën e daljes së rezultateve për fazën e vlerësimit paraprak të kandidatëve;
g) Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve në fazën e verifikimit paraprak, si dhe në fazën e vlerësimit të kandidatëve;
gj) Mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.
10. Dokumentacioni duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.
KREU III
KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV
1. DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, krijon Komitetin e Përhershëm të Pranimit (në vijim KPP), për pranimin për çdo grup të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm. Komiteti përtërihet çdo vit nga DAP-i.
2. Pranë institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore krijohet një Komitet i Përhershëm i Pranimit për secilin institucion.
3. Në përbërje të Komitetit të Përhershëm të Pranimit janë pesë anëtarë, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) anëtar nga njësia përgjegjëse, i cili kryeson KPP-në;
b) Për institucionet e administratës shtetërore 2 (dy) anëtarë nga nëpunësit civilë të institucioneve të administratës shtetërore, pjesë e kategorisë së mesme drejtuese, i përcaktuar sipas specifikës së Komitetit, të përzgjedhur nga DAP-i. Për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, 2 (dy) anëtarë të zgjedhur nga titullari midis nëpunësve të institucionit, nëse është e mundur të nivelit të mesëm drejtues;
c) 2 (dy) ekspertë të fushës përkatëse, në varësi të fushës së vlerësimit për grupet përkatëse.
4. Nëpunësit civilë të institucioneve të administratës shtetërore të përzgjedhur nga DAP-i, me përjashtim të rasteve të pengesave ligjore, janë të detyruar të marrin pjesë në komitetet e përhershme të pranimeve ku janë caktuar.
5. Ekspertët zgjidhen nga njësia përgjegjëse, për secilin KPP, duke pasur në konsideratë karakteristikat e secilit grup pozicionesh, për të cilat do të zhvillohet procedura e konkurrimit.
6. Ekspertët zgjidhen nga pedagogët e universiteteve apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë, ekspertët e licencuar të fushave të ndryshme apo ekspertët që vijnë nga profesionet e rregulluara dhe që kanë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë në atë pozicion pune/profesion.
7. Të dhënat për ekspertët e përmendur në pikën 3, të kreut III, të këtij vendimi, vendosen në një listë për secilën fushë të vlerësimit. Listat përditësohen nga DAP-i çdo vit dhe në të përfshihen të gjithë ekspertët sipas fushës. Listat mund të përdoren edhe nga institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
8. Për secilin KPP, njësia përgjegjëse zgjedh dy ekspertë efektivë dhe dy zëvendësues. Eksperti zëvendësues thirret nga njësia përgjegjëse në rast se ndonjëri prej ekspertëve efektivë ndodhet në pamundësi ligjore për të marrë pjesë në KPP.
9. Në rast mospranimi apo largimi të parakohshëm të një eksperti, ai zëvendësohet nga njësia përgjegjëse me një ekspert tjetër të së njëjtës fushë.
10. Në rast se anëtarët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 3, të kreut III, të këtij vendimi, janë në kushtet e pamundësisë ligjore për të qenë anëtarë të KPP-së, ata zëvendësohen me nëpunës të tjerë të të njëjtit institucion nga organet e emërtesës.
11. Njësia përgjegjëse njofton Komitetin e Përhershëm të Pranimit për datën e zhvillimit të vlerësimit të kandidatëve dhe për listën e kandidatëve.
12. Komiteti merr vendime në praninë e të gjithë anëtarëve të tij.
13. Për çështje procedure, vendimet merren me votim nominal.
14. Për vlerësimin e rezultateve për secilin kandidat, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim pikët e grumbulluara për secilën fazë mblidhen. Rezultati përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.
15. Përpara zhvillimit të vlerësimit me shkrim, testet e kandidatëve pjesëmarrës sekretohen, sipas mënyrës së përcaktuar nga njësia përgjegjëse.
16. Nëse është e nevojshme, njësia përgjegjëse mund të caktojë pranë KPP-ve një ose më shumë nëpunës të organikës së tij për të kryer veprimtarinë e mbështetjes teknike dhe të sekretariatit.
17. Ekspertet pjesëmarrës në KPP shpërblehen me shumën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh për çdo procedurë konkurrimi. Të gjitha shpenzimet përballohen nga buxheti i njësisë përgjegjëse.
18. Njësia përgjegjëse, për shpenzimet e të gjithë procesit të rekrutimit, ka një zë të veçantë në buxhetin e saj.
KREU IV
KONKURRIMI
1. Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) Vlerësimi i kandidatëve.
2. Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të tyre, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
3. Në përfundim të verifikimit, sipas pikës 2, të kreut IV, të këtij vendimi, kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, renditen në një listë sipas rendit alfabetik.
4. Lista e përmendur në pikën 3, të kreut IV, të këtij vendimi, administrohet nga njësia përgjegjëse dhe shpallet në:
a) faqen zyrtare të DAP-it dhe portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për administratën shtetërore;
b) portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
5. Kandidatët, që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Lista administrohet nga njësia përgjegjëse dhe nuk bëhet publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse.
6. Brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, në përputhje me pikën 5, të kreut IV, të këtij vendimi, kandidatët që nuk janë kualifikur kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e depotizimit të ankesës.
7. Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
b) vlerësimi me shkrim;
c) intervista e strukturuar me gojë.
8. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
9. KPP-ja, 24 (njëzet e katër) orë përpara zhvillimit të fazës së vlerësimit të kandidatëve, zgjedh një grup pyetjesh për testimin e fushës së njohurive, të aftësive e të cilësive të shpallura sipas pikës 9, të kreut II, të këtij vendimi.
10. KPP-ja, ditën e intervistës së strukturuar me gojë, zgjedh një grup të njëjtë pyetjesh për të gjithë kandidatët. Intervista e strukturuar me gojë ka për qëllim vlerësimin e jetëshkrimit, të njohurive, aftësive dhe formimit të kandidatëve.
11. Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
12. KPP-ja, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë. Lista me renditjen e kandidatëve sipas pikëve i dërgohet nga KKP-ja njësisë përgjegjëse, brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga përpilimi i saj.
13. Kandidatët me pikë të barabarta renditen sipas këtyre kritereve:
a) Në rast se njëri prej kandidatëve përfshihet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, atëherë ai përzgjidhet i pari në raport me kandidatin tjetër;
b) Në rast se kandidatët janë të gjinive të ndryshme, atëherë renditja bëhet duke u renditur i pari kandidati që i përket gjinisë më pak të përfaqësuar në grupin për të cilin konkurrohet. Gjinia më pak e përfaqësuar përcaktohet nga njësia përgjegjëse;
c) Në rast se nuk mund të aplikohet asnjëra nga alternativat e mësipërme, atëherë renditja e kandidatëve me pikë të barabarta bëhet nëpërmjet shortit.
14. Për institucionet e administratës shtetërore, lista e fituesve shpallet në faqen zyrtare të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, lista e fituesve shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqet e tyre të internetit në rast se kanë dhe në stendat e informimit të publikut.
15. Kandidatët, që kanë marrë më pak se 70 pikë (70% të pikëve), renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse.
16. Administrimi i listës së fituesve të nxjerrë nga KPP-ja bëhet nga njësia përgjegjëse.
17. Njësia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të shqyrtimit të ankimeve të përcaktuar sipas pikës 22, të kreut IV, të këtij vendimi, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve ekzistuese të lira, për të cilat kanë konkurruar. Kandidatët fitues kanë të drejtë të refuzojnë të zgjedhin, vetëm në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 48, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
18. Në rast të mosemërimit të kandidatit fitues për shkak të mungesës së vendeve vakante apo për shkak të refuzimit sipas pikës 17, të kreut IV, të këtij vendimi, ai vazhdon të qëndrojë në listën e fituesve për një periudhë dyvjeçare.
19. Njësia përgjegjëse, pas marrjes së miratimit zyrtar nga kandidati fitues, nxjerr aktin e emërimit drejtuar kandidatit dhe institucionit të përzgjedhur.
20. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr mbi 70 pikë (70% të pikëve), atëherë komiteti vendos përfundimin e fazës së vlerësimit të kandidatëve pa asnjë të përzgjedhur fitues. Njësia përgjegjëse bën njoftimin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” për përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues.
21. Njësia përgjegjëse, në kushtet e rezultatit pa asnjë fitues ose me më pak fitues se planifikimi, rihap procedurën e pranimit në shërbimin civil, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga përfundimi i shqyrtimit të ankimeve. Në këtë rast, afati i dorëzimit të dokumenteve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike.
22. Kandidati, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPP për rezultatin e pikëve dhe renditjen në listën fituese, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual të rezultateve të vlerësimit. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor. Në përfundim të këtij afati njësia përgjegjëse publikon listën përfundimtare të fituesve.
KREU V
EMËRIMI I PËRKOHSHËM
1. Kandidatët fitues, që nuk janë emëruar në një pozicion të rregullt sipas rastit të përcaktuar në pikën 19, të kreut IV, të këtij vendimi, mund të emërohen në mënyrë të përkohshme nga njësia përgjegjëse në një pozicion pune i cili, për arsye të parashikuara nga ligji, është vakant përkohësisht.
2. Për administratën shtetërore, njësia e burimeve njerëzore e institucionit ku krijohet pozicioni i punës vakant në mënyrë të përkohshme, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, i drejtohet DAP-it duke e njoftuar për pozicionin e punës dhe shkakun e vakancës së përkohshme.
3. Njësia përgjegjëse përzgjedh nga grupi i administrimit të përgjithshëm/të posaçëm, që i përshtatet kërkesave të vendit të punës, kandidatin fitues që ka mbetur në listë. Përzgjedhja dhe njoftimi i kandidatëve bëhet në bazë të renditjes së tyre në listë sipas pikëve.
4. Nëse kandidati fitues jep pëlqimin për emërimin e përkohshëm, njësia përgjegjëse nxjerr aktin e emrimit të përkohshëm në pozicionin e punës të propozuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
5. Emërimi i një kandidati fitues në mënyrë të përkohshme nuk i heq atij të drejtën për t’u emëruar në mënyrë të përhershme në rast të krijimit të një pozicioni pune të lirë, gjatë kohës së vlefshmërisë së listës.
6. Me përfundimin e emërimit të përkohshëm, kandidati fitues detyrohet të bëjë dorëzimet përkatëse brenda 5 (pesë) ditëve pune.
7. Emërimi i përkohshëm, pavarësisht kohëzgjatjes së tij, nuk konsiderohet periudhë prove, në rast se kandidati fitues emërohet më pas në pozicion pune në mënyrë të përhershme.
8. E njëjta procedurë ndiqet nga njësia përgjegjëse edhe në rastet e emërimit në mënyrë të përkohshme të:
a) nëpunësve civilë të cilët janë larguar nga shërbimi civil si pasojë e mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, sipas përcaktimeve të nenit 50, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar;
b) nëpunësve civilë të cilëve u ka përfunduar afati i pezullimit, në përfundim të të cilit nuk janë rikthyer në vendin e mëparshëm apo nuk janë transferuar në një vend tjetër dhe që janë regjistruar në listën e cila administrohet nga njësia përgjegjëse, sipas përcaktimeve të nenit 56, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar;
c) nëpunësve civilë që kanë fituar me vendime gjyqësore të formës së prerë dhe që janë regjistruar në listë pritjeje, sipas përcaktimeve të nenit 66/1, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar.
9. Nëpunësit e emëruar në mënyrë të përkohshme u nënshtrohen rregullave të procedimit disiplinor sipas legjislacionit për nëpunësin civil.
KREU VI
PERIUDHA E PROVËS
1. Nëpunësi, që emërohet për herë të parë në shërbimin civil, i nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit.
2. Gjatë periudhës së provës nëpunësi është i detyruar të ndjekë:
a) programin e detyrueshëm të trajnimit për periudhën e provës pranë ASPA-s;
b) udhëzimet e nëpunësit më të vjetër civil, nën kujdesin e të cilit ai është vendosur.
3. Nëpunësi më i vjetër civil përzgjidhet nëpunësi, i cili ka vjetërsinë më të madhe në detyrë dhe që bën pjesë në të njëjtën njësi organizative ku është emëruar nëpunësi në periudhë prove.
4. Nëpunësi më i vjetër civil duhet të jetë i së njëjtës kategori ose i një kategorie më të lartë dhe caktohet nga eprori direkt i nëpunësit në periudhë prove.
5. Eprori direkt, në rast largimi apo pamundësie të ushtrimit të detyrës nga nëpunësi më i vjetër në detyrë, merr masa për zëvendësimin e tij me nëpunësin e dytë më të vjetër në detyrë brenda së njëjtës njësi organizative.
6. Vendimi në përfundim të periudhës së provës merret bazuar në:
a) rezultatin e testimit në përfundim të ciklit të detyrueshëm të trajnimit në ASPA;
b) vlerësimin e rezultateve individuale në punë, i cili bëhet sipas procedurave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për vlerësimin e arritjeve vjetore.
7. Bazuar në vlerësimet sipas pikës 6, të kreut VI, të këtij vendimi, dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga nëpunësi civil më i vjetër, i përcaktuar sipas pikave 3, 4 e 5, të kreut VI, të këtij vendimi, eprori direkt është i detyruar të vendosë:
a) konfirmimin e nëpunësit civil, nëse ka përfunduar me sukses trajnimin e detyrueshëm në ASPA dhe është vlerësuar të paktën “kënaqshëm”;
b) zgjatjen një herë të vetme deri në 6 (gjashtë) muaj të periudhës së provës, në rast të mospërfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm në ASPA, pamundësisë së vlerësimit të plotë të nëpunësit, në rast se eprorit i nevojitet më shumë kohë për të vlerësuar nëpunësin, në rastet e mungesës në detyrë të nëpunësit për shkak të trajnimit afatgjatë, raportit mjekësor afatgjatë dhe në raste të tjera, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të cilat rregullojnë mungesën në detyrë të nëpunësit;
c) moskonfirmimin e nëpunësit civil. Në këtë rast nëpunësi lirohet nga shërbimi civil.
8. Mosrealizimi i procedurës së përcaktuar në pikën 7, të kreut VI, të këtij vendimi, brenda një afati 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike, konsiderohet “mospërmbushje detyre” nga eprori direkt.
9. Në rast se gjatë periudhës së provës eprori direkt apo nëpunësi më i vjetër largohet nga ai pozicion pune apo ndodhet në pamundësi të vazhdimit të mëtejshëm të detyrës, ai është i detyruar të bëjë një vlerësim paraprak për nëpunësin në periudhë prove.
10. Vlerësimi paraprak merret si bazë nga nëpunësi zëvendësues në vlerësimin e tij përfundimtar.
11. Në rast se marrja e vlerësimit paraprak është e pamundur, nëpunësi zëvendësues bazohet në vlerësimet e herëpashershme.
12. Vendimi i eprorit direkt sipas pikës 7, të kreut VI, të këtij vendimi, duhet të jetë i arsyetuar dhe u njoftohet nëpunësit dhe njësisë përgjegjëse brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së vendimit.
13. Në rastin e vendimit të konfirmimit, njësia përgjegjëse nxjerr aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit të konfirmimit nga institucioni përkatës.
14. Nëpunësi civil, pavarësisht nga e drejta për t’u ankuar në gjykatën administrative, brenda 5 (pesë) ditëve pune ushtron të drejtën e ankimit administrativ ndaj vendimit të eprorit direkt te nëpunësi më i lartë civil i institucionit, i cili merr vendim të arsyetuar për pranimin apo rrëzimin e ankesës brenda 5 (pesë) ditëve pune.
KREU VII
LËVIZJA PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
1. Procedura e lëvizjes paralele bëhet për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive në çdo institucion të shërbimit civil.
2. Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
3. Shpallja për vendin e lirë, që do të plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, bëhet sipas pikave 4, 5, 6 dhe 7, të kreut II, të këtij vendimi.
4. Shpallja qëndron në portal deri në përfundimin e procedurës së konkurrimit. Në shpallje përcaktohen:
a) pozicioni i punës që është vakant;
b) përshkrimi i përgjithshëm i punës për atë pozicion;
c) kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët;
ç) dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyra e dorëzimit të tyre;
d) afati i dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
dh) data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kushteve minimale të procedurës së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës;
e) data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista;
ë) fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë;
f) mënyra e vlerësimit të kandidatëve;
g) data e daljes së rezultateve të konkurrimit;
gj) mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.
5. Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil. Afati i dorëzimit të dokumenteve është 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
6. Procedura e lëvizjes paralele përfshin dy faza:
a) Verifikimin e kandidatëve, të cilët përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) Vlerësimin e kandidatëve, ku përfshihen vlerësimi i përvojës në punë, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe vlerësimet pozitive dhe intervista e strukturuar me gojë.
7. Njësia e burimeve njerëzore, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të tyre, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
8. Kandidatët, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë nga njësia e burimeve njerëzore sipas rendit alfabetik dhe i paraqiten nëpunësit më të lartë civil të institucionit, brenda të cilit është vendi vakant apo ka në varësi institucionin ku është vendi vakant.
9. Lista paraprake e verifikimit të kandidatëve shpallet brenda të njëtit afat të përcaktuar në pikën 7, të kreut VII, të këtij vendimi, në:
a) faqen e internetit të DAP-it, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të institucionit, për institucionet e administratës shtetërore;
b) portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqet e internetit nëse kanë dhe në stendat e informimit të publikut, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
10. Kandidatët që nuk kualifikohen, njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve.
11. Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual në përputhje me pikën 10, të kreut VII, të këtij vendimi, kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim në njësinë e burimeve njerëzore të institucionit që ka vendin vakant. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së tyre.
12. Pas përfundimit të procedurës së sipërpërmendur, nëpunësi më i lartë civil i institucionit, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike urdhëron ngritjen e komisionit të brendshëm, i cili ka në përbërje tre anëtarë, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) përfaqësues nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit, kur është e mundur, i të njëjtit nivel ose i një niveli më të lartë se pozicioni që rekrutohet;
b) eprorin direkt;
c) 1 (një) përfaqësues nga DAP-i për institucionet e administratës shtetërore. Në rastin e institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore, anëtari i tretë emërohet nga titullari i institucionit.
13. Departamenti i Administratës Publike mund të autorizojë edhe nëpunës të tjerë civilë të institucioneve të tjera për të kryer detyrat e përfaqësuesit të DAP-it në komisionin e brendshëm.
14. Caktimi i nëpunësit bëhet pas komunkimit me institucionin nga do të merret ky nëpunës. Institucioni dhe nëpunësi i emëruar janë të detyruar të bashkëpunojnë me DAP-in.
15. Në rast pamundësie të pjesëmarrjes së anëtarëve të sipërpërmendur, sekretari i përgjithshëm dhe njësia përgjegjëse marrin masa për zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë.
16. Komisioni i brendshëm zhvillon një intervistë me gojë me secilin prej kandidatëve, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga dita e krijimit të tij. Komisioni, për intervistën me gojë, përgatit përpara fillimit të vlerësimit një grup pyetjesh, të cilat janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
17. Komisioni, në marrjen e vendimit përfundimtar për vlerësimin e kandidatëve, mban në konsideratë edhe rastet kur nëpunësi ka përfunduar me sukses procedurat e vlerësimit të njohurive shtesë në punë.
18. Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
19. Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 13, të kreut IV, të këtij vendimi.
20. Në rastin e përzgjedhjes së kandidatit fitues, komisioni ia njofton vendimin e përzgjedhjes njësisë përgjegjëse, brenda 24 (njëzet e katër) orëve.
21. Nëse nuk ka një fitues, komisioni përfundon procedurën pa asnjë të përzgjedhur dhe institucioni njofton njësinë përgjegjëse për këtë vendim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga marrja e tij.
22. Njësia përgjegjëse, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, shpall fituesin dhe bën aktin e emërimit të kandidatit. Shpallja e fituesit për institucionet e administratës shtetërore bëhet në faqen e internetit të DAP-it, portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të institucionit, ndërsa për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, përveç portalit, ajo bëhet edhe në faqet e internetit nëse kanë dhe në stendat e informimit të publikut.
23. Kandidati fitues, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e nxjerrjes së aktit të emërimit sipas pikës 22, të kreut VII, të këtij vendimi, detyrohet të bëjë dorëzimet përkatëse për pozicionin e punës që ka pasur më parë.
24. Nëpunësi civil i emëruar nuk i nënshtrohet periudhës së provës.
KREU VIII
PORTALI I REKRUTIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL
1. Publikimi elektronik i të gjithë informacionit që i përket rekrutimit dhe lëvizjes paralele të nëpunësve civilë realizohet në faqen zyrtare të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
2. DAP-i është përgjegjës për publikimin elektronik në faqen e tij zyrtare të procedurave e të informacionit në lidhje me pranimin dhe lëvizjen paralele të nëpunësve civilë dhe për aplikimin elektronik të kandidatëve.
3. Shërbimi Kombëtar i Punësimit është përgjegjës për publikimin elektronik të informacionit në lidhje me rekrutimin dhe lëvizjen paralele të nëpunësve civilë, si një nga shërbimet e ofruara në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
4. Njësitë përgjegjëse të institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjëse për publikimin elektronik të informacionit në lidhje me pranimin dhe lëvizjen paralele të nëpunësve civilë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
5. Institucionet përkatëse, që administrojnë respektivisht portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it, duhet të marrin masat për të ofruar kapacitetet dhe zgjidhjen me strukturën e nevojshme dhe të përshtatshme për të lehtësuar realizimin praktik dhe operimin e pandërprerë të publikimeve elektronike që lidhen me pranimin në shërbimin civil.
6. Shpenzimet për operimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin në mënyrë të vazhdueshme të të gjithë informacionit të publikuar elektronikisht në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” përbëjnë një zë të veçantë në buxhetin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
7. Shpenzimet për operimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin në mënyrë të vazhdueshme të të gjithë informacionit të publikuar elektronikisht në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike përbëjnë një zë të veçantë në buxhetin e DAP-it.
8. Vlefshmëria e informacionit, publikimeve dhe dokumenteve të tjera elektronike të publikuara në portal dhe në faqen zyrtare rregullohen nga legjislacioni përkatës për dokumentet elektronike.
KREU IX
DISPOZITA TRANZITORE
1. Procedurat e pranimit, lëvizjes paralele dhe periudhës së provës që kanë filluar sipas parashikimeve të vendimit nr.143, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, përfundojnë sipas parashikimeve të vendimit nr.143, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave.
2. Vendimi nr.143, datë 12.3.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike të nxjerrë udhëzuesin përkatës për procedurat e detajuara për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE DHE TË FONDEVE BUXHETORE PËR AGJENCINË E ZBATIMIT TË REFORMËS TERRITORIALE, PËR VITIN 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 11, 13 e 15, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale bëhet 12 veta.
2. Numri i punonjësve rezervë, parashikuar në ligjin nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, pakësohet me 12 veta dhe mbetet gjithsej 73 veta.
3. Në buxhetin e miratuar për vitin 2015, në programin “Shërbime të tjera”, të grupit buxhetor “Institucione të tjera qeveritare”, shtohet fondi prej 26 500 000 (njëzet e gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekësh, i detajuar përkatësisht, në zërin “Shpenzime korrente”, në shumën 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekë, dhe në zërin “Shpenzime kapitale”, në shumën
4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për Agjencinë e Zbatimit të Reformës Territoriale.
4. Fondi i shtuar sipas pikës 3, në shumën 26 500 000 (njëzet e gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Zbatimit të Reformës Territoriale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR KONFIDENCIALITETIN DHE SIGURINË E INFORMACIONIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS SË POLICISË EVROPIANE (EUROPOL)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit për konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL), sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.834, DATË 21.11.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË BERAT, TË QARKUT TË BERATIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “e”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Berat të pasurive me numrat rendorë 741, 742, 743, 744, 2949, 2950, 2951 e 2952, sipas formularëve bashkëlidhur, me qëllim ndërtimin e objekteve të Ujësjellës – Kanalizimeve, sh.a., Berat – Kuçovë.
2. Të dhënat për pronat e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, pasqyrohen në listën bashkëlidhur vendimit nr.834, datë 21.11.2012, të Këshillit të Ministrave, ndërsa pronat me numrat rendorë 2949, 2950, 2951 e 2952 t’i shtohen edhe listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore nën juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Berat.
3. Bashkisë së Beratit i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS, FAZA E TRETË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për projektin e rehabilitimit të Spitalit Rajonal të Shkodrës, faza e tretë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NGRITJEN E KOMITETIT SHTETËROR, PËR BASHKËRENDIMIN E PUNËS, PËR ORGANIZIMIN E AKTIVITETEVE NË KUADËR TË NISMËS “LUTJA E PAQES 2015”, NË BASHKËPUNIM ME KOMUNITETIN SANT’EGIDIO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant’Egidio-s, për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.9628, datë 30.10.2006, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant’Egidio-s për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e Komitetit Shtetëror, për bashkërendimin e punës, për organizimin e aktiviteteve, në kuadër të nismës “Lutja e Paqes 2015”, që do të organizohen në datat 6-8 shtator 2015.
2. Komiteti Shtetëror të kryesohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:
a) Nga institucionet shtetërore:
– përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– ministri i Punëve të Brendshme;
– ministri i Mbrojtjes;
– ministri i Financave;
– ministri i Kulturës;
– ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
– ministri i Arsimit dhe Sportit;
– ministri i Zhvillimit Urban;
– drejtori i Protokollit të Shtetit;
– komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë.
b) Me pëlqimin paraprak të tyre, nga një përfaqësues të:
– kabinetit të Presidentit;
– Kryetarit të Kuvendit;
– bashkisë Tiranë;
– Komitetit të Kulteve;
– Komunitetit të Sant’Egidio-s;
– Komunitetit Katolik, në Shqipëri;
– Komunitetit Ortodoks, në Shqipëri.
3. Komiteti Shtetëror, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen për nismën “Lutja e Paqes 2015”, në datat 6-8 shtator 2015, të angazhohet dhe të marrë përsipër këto përgjegjësi:
a) Bashkërendimin e punës për organizimin e aktiviteteve, në kuadër të nismës “Lutja e Paqes 2015”;
b) Përcaktimin e detyrave për institucionet e tyre dhe të varësisë;
c) Bashkërendimin e punës për aktivizimin e fondeve, koordinimin e aspekteve financiare dhe përgatitjen e aktit përkatës për përballimin e shpenzimeve për realizimin e veprimtarive, të parashikuara në kalendarin e aktiviteteve për këtë nismë.
4. Komiteti Shtetëror mblidhet me kërkesën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në cilësinë e kryetarit të këtij Komiteti.
5. Në mbledhjen e parë të Komitetit Shtetëror zgjidhet sekretariati teknik i këtij Komiteti, i cili ka këto detyra:
a) Organizon takimet e Komitetit Shtetëror;
b) Raporton, periodikisht, pranë këtij Komiteti, për realizimin e detyrave të përcaktuara në mbledhjet e mëparëshme të tij;
c) Bashkërendon punën ndërmjet institucioneve të përfshira për zbatimin dhe monitorimin e detyrave të lëna prej Komitetit;
ç) Mban procesverbalet dhe harton vendimet e marra nga Komiteti;
d) Kryen detyra të tjera, që përcaktohen nga kryetari i Komitetit.
6. Përbërja, mënyra e funksionimit dhe detyrat e hollësishme të sekretariatit teknik përcaktohen me vendim të Komitetit Shtetëror.
7. Kryetari i Komitetit i raporton, periodikisht, Këshillit të Ministrave për ecurinë e punës së këtij Komiteti.
8. Ngarkohen të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, anëtarë të Komitetit, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, “PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË NXITJEN DHE LEHTËSIMIN E TREGTISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, “Për zbatimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.