Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 19 nëntor 2014:

 

   V E N D I M  

   PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET  NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I MUZEUT TË BASHKËJETESËS”MIRATUAR ME VENDIMIN NR.1/2014, TË KOMITETIT SHTETËROR TË MUZEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i Muzeut të Bashkëjetesës”, miratuar me vendimin nr.1/2014, të Komitetit Shtetëror të Muzeve.

 

  1. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

 

  1. Pronarët  e  pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë.

 

  1. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e buxhetit të shtetit, të miratuara për vitin 2014, për Ministrinë e Kulturës, “Programi i trashëgimisë kulturore dhe muzetë”.

 

  1. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Ministria e Kulturës.

 

  1. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Sipas kartelës së pasurisë”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

 

  1. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4 dhe 6, të këtij vendimi.

 

  1. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës në hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, ndËrmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “QEVERISJE E MIRË EKONOMIKE ME QËLLIM PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Qeverisje e mirë ekonomike me qëllim përmirësimin e klimës së investimeve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM, 2014-2016, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

 

Miratimin, në parim, të protokollit për bashkëpunimin për zhvillim, 2014-2016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, ndËrmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR PROJEKTIN “FONDI I STUDIMEVE DHE I SPECIALISTËVE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Fondi i studimeve dhe i specialistëve”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

 

Për

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”,  TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 14, pika 1, 18, pika 1, 25, pika 1, e 28, pika 1, të ligjit nr.157/2013, datë 10.10.2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Në listën e personave të shpallur sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

 

Në listën e shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, çregjistrohet individi i renditur në shkronjën “a” të listës, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas ndryshimeve në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për personat, që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

 

Për

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS EVROPIANE PËR KËRKIME BËRTHAMORE (CERN), NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN TEKNIK DHE SHKENCOR NË FIZIKËN E ENERGJISË SË LARTË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

 

Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), në lidhje me bashkëpunimin teknik dhe shkencor në fizikën e energjisë së lartë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

 

PËR

 

DISA TË DREJTA TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT, NË MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 33, pika 5, 34, pika 5, 35, pika 3, e 36, pika 1, të ligjit nr.70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
 

  1. Punonjësi i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kur caktohet në punë jashtë vendbanimit të tij/të saj, përfiton pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, si më poshtë vijon:

 

  1. nga 36 km deri 60 km, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë/muaj;
  2. nga 61km deri 100 km, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë/muaj;
  3. nga 101 km deri 150 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/muaj;

ç)  nga 151 km deri 200 km, në masën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë)

lekë/muaj;

  1. mbi 200 km, në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë/muaj.

 

Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Shërbimit, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të Shërbimit, në nivel vendor (në rrethin qendër qarku), ku punonjësi është caktuar.

 

  1. Kur punonjësi i Shërbimit caktohet në punë jashtë vendbanimit të tij/të saj dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i ndërpret marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë në emër të bashkëshortes/bashkëshortit, deri në çastin e punësimit, por jo më shumë se 15 vite, në masën:

 

  1. 50 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune nga 3 (tre) muaj deri në 1 (një) vit;
  2. 100 % të pagës mujore minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune mbi 1 (një) vit deri në 10 (dhjetë) vjet;
  3. 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi në punë mbi 10 (dhjetë) vjet.

 

Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it indeksohet me rritjen e pagave sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.

 

  1. Punonjësit të Shërbimit për rezultate të larta në punë, për shkak të kryerjes së detyrave e shërbimeve të veçanta në realizimin e veprimtarive të Shërbimit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit, i jepet shpërblim deri në 1 (një) pagë mujore në vit. Ky shpërblim përballohet nga fondi i veçantë dhe mund të jepet përgjatë të gjithë vitit kalendarik.

 

  1. Personeli i Shërbimit gëzon të drejtën e pushimit vjetor të pagueshëm, si më poshtë vijon:

 

  1. Për personelin operacional me grada, pushimi vjetor i pagueshëm jepet i përshkallëzuar sipas niveleve:

 

  • 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të lartë drejtues;
  • 40 (dyzet) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të mesëm drejtues;
  • 35 (tridhjetë e pesë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të parë drejtues;
  • 30 (tridhjetë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit zbatues.

 

  1. Për personelin pa grada, pushimi vjetor i pagueshëm jepet i përshkallëzuar sipas niveleve:

 

  • 40 (dyzet) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të mesëm drejtues;
  • 35 (tridhjetë e pesë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të ulët drejtues dhe për punonjësit e nivelit ekzekutiv.

 

  1. Për personelin mbështetës, pushimi vjetor i pagueshëm jepet 4 (katër) javë kalendarike.

 

Punonjësi i Shërbimit përfiton dhe të drejtën e pushimeve të pagueshme ose jo, në përputhje me aktet ligjore dhe Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë.

 

  1. Punonjësi i Shërbimit trajtohet me pushim ose pagë shtesë për mbikohën normale të punës, në mbështetje të akteve ligjore në fuqi.

 

  1. Punonjësi i Shërbimit trajtohet me veshmbathje një herë në vit, në masën e  1 (një) page mujore të vendit të punës.

 

  1. Punonjësi i Shërbimit, që përfiton sipas pikave 1 e 2, të këtij vendimi, nënkupton punonjësit e përcaktuar në pikën 1, të nenit 21, të ligjit nr.70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, duke përjashtuar punonjësit e shërbimeve mbështetëse.

 

  1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i miratuar për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

  1. Ngarkohet ministri i Punëve të Brendshme për nxjerrjen e udhëzimit përkatës për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm që duhet të paraqesë punonjësi i shërbimit, që përfiton sipas pikave 1 e 2, të këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohet ministri i Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

 

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SLLOVAKE, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKUT TË PALIGJSHËM TË LËNDËVE NARKOTIKE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE E PREKURSORËVE TË DROGËS DHE KRIMEVE TË TJERA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Sllovake, për  bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, substancave psikotrope e prekursorëve të drogës dhe krimeve të tjera, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

  1. Vendimi nr.47, datë 19.1.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Sllovake, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikut të paligjshëm  si dhe aktiviteteve të tjera ilegale”, shfuqizohet.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

 

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN NË PROGRAMIN E UNIONIT “FISCALIS 2020”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për pjesëmarrjen në programin e Unionit “Fiscalis 2020”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKëMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, për projektin “Mbështetje lidhur me harmonizimin e së drejtës ekonomike dhe tregtare me normat e BE-së

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 9 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Mbështetje lidhur me harmonizimin e së drejtës ekonomike dhe tregtare me normat e BE-së”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR AGJENCINË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE (AMSHC)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

  1. Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, zëri “Shpenzime kapitale”, t’i shtohet fondi prej 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekësh.

 

  1. Ky efekt të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROJEKTMARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E UNIONIT “KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (COSME),  2014-2020”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin, në parim, të projektmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME),  2014-2020”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

  1. Vendimi nr.184, datë 2.4.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), 2014-2020”, shfuqizohet.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

 

V e n d i m

 

Për

 

KrijImin e fondit Në Mbështetje të INDUSTRISë FASONE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Krijimin e fondit buxhetor (Fondi) në mbështetje të industrisë fasone, si zë i veçantë brenda strukturës programore të ministrisë përgjegjëse për punësimin, nga buxheti i shtetit. Fondi fillon në vitin 2015 dhe do të përdoret për mbështetjen e industrisë fasone. Çdo vit Ministria e Financave përcakton shumën, që derdhet në këtë fond.

 

2.     Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare.

 

3.     Fondi mbështet punëdhënësit e industrisë fasone për nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore për këtë industri, si dhe forma të tjera mbështetjeje, të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

 

4.     Të gjithë punëdhënësit e industrisë fasone, të cilët kërkojnë të mbështeten nga ky fond, duhet të regjistrohen në zyrat e punësimit.

 

  1. Programet që do të mbështeten nga ky fond janë:

 

  1. programet ekzistuese të nxitjes së punësimit, të miratuara nga Këshilli i Ministrave;
  2. programet e formimit profesional për profesione të ndryshme të industrisë fasone, të përcaktuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;
  3. programet dhe format e tjera të mbështetjes për nxitjen e punësimit në profesione të nivelit të mesëm e të lartë, nëpërmjet investimeve të ndryshme në funksion të kësaj industrie.

 

6.     Ngarkohet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për menaxhimin e fondit.

7.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, programohen në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

8.     Ngarkohet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

 PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKëMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE  TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, për MBËSHTETJEN E projektiT “AFTëSIA KONKURRUESE E NDëRMARrJEVE SHUMë  Të VOGLA, Të VOGLA DHE Të MESME NëPëRMJET MBëSHTETJES Së RISIVE DHE Të FRYMëS SIPëRMARRëSE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për mbështetjen e projektit “Aftësia konkurruese e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme nëpërmjet mbështetjes së risive dhe të frymës sipërmarrëse”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES  SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT  TË KUVAJTIT, NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË AUSTRIAKE TË ZHVILLIMIT, PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR SISTEMIN E UJËSJELLËS – KANALIZIMEVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës – kanalizimeve, në shumën 4 211 000 (katër milionë e dyqind e njëmbëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT, PËR  BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIMIN E MASTERPLANIT TË GAZIT TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin për zhvillimin e masterplanit të gazit të Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.