Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 8 tetor 2014:
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.596, DATË 10.9.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR DISA INSTITUCIONE, PËR FESTIMET E 70-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË VENDIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.596, datë 10.9.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
- Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
- Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Ministrisë së Mbrojtjes, fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruese në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.6630, dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve.”.
- Në paragrafin e parë, të shkronjës “b”, hiqen fjalët “… zëri “Shpenzime korrente” …”.
- Paragrafi i parë, i shkronjës “c”, ndryshohet, si më poshtë vijon
“Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, përkatësisht, në programin 08140 “Për zhvillimin e sportit” 4 000 000 (katër milionë) lekë dhe në programin 09770 “Për kërkim shkencor dhe ekselencë” 1 000 000 (një milion) lekë, për aktivitetet e mëposhtme:”.
ç) Në paragrafin e parë, të shkronjës “ç”, hiqen fjalët “… zëri “Shpenzime korrente” …”.
- Nënndarja “iv”, e shkronjës “ç”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“iv. ekspozitën në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.6630.”.
dh) Shkronja “d” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“d) Ministrisë së Brendshme, për Prefekturën Tiranë, fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruese në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë, në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit.”.
- Shkronja “dh” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70 – Vjetorit të Çlirimit të Vendit.”.
ë) Në paragrafin e parë, të shkronjës “e”, hiqen fjalët “… zëri “Shpenzime korrente”… ”.
- Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROTOKOLLIT TË BISEDIMEVE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË,
PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK PËR ZHVILLIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e protokollit të bisedimeve, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin ekonomik për zhvillim, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 14, pika 1, 18, pika 1, 25, pika 1, e 28, pika 1, të ligjit nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (Lista e OKB-së), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
- Në listën e shkronjës “A”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- Çregjistrohet individi i renditur në shkronjën “a” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas ndryshimeve në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët.
- Shtohen individët e renditur në shkronjën “a” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët.
- Në listën e shkronjës “C”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AL-Qaida”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- Çregjistrohen individët e renditur në shkronjën “b” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
- Shtohen individët e renditur në shkronjën “b” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
- Në listën e shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, shtohen individët e renditur në shkronjën “c” të listës “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, QË DËRGOHEN NË MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT, PËR VITIN 2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve “INSIG”, sh.a., të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2014.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
- Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria e sigurimeve “INSIG”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.532, DATË 7.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONE USHTARAKE, NË SHTABE TË NDRYSHME NË AFGANISTAN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, miratuar në datën 26.6.2014, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Pas pikës 1.8., të vendimit nr.532, datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 1.9., me këtë përmbajtje:
“1.9. Në Shtabin e Komandës Rajonale Qendrore (RC-C), në operacionin ushtarak “ISAF”, Kabul, Afganistan.
- Misioni: Mbështetje dhe dhënie kontributi në funksione të ndryshme në Shtabin e Komandës Rajonale Qendrore, në operacionin ushtarak “ISAF”, Kabul, Afganistan.
- Numri i pjesëmarrësve: 2 (dy) ushtarakë.
- Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në datën 31.12.2014.
ç) Venddislokimi: në Shtabin e Komandës Rajonale Qendrore në Kaia, Kabul, Afganistan.”.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
- Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
përcaktimin e rregullave Për kontratat e përdorimiT me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit [1]
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 42 e 61, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Përcaktimin e rregullave për kontratat e përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit, në mbështetje të neneve 42 e 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar.
- Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- “Kontratë ndihmëse”, kontrata, sipas së cilës konsumatori përfiton shërbimet që lidhen me një kontratë të përdorimit me afat apo me një kontratë të produktit të pushimit afatgjatë dhe të cilat ofrohen nga tregtari ose një palë e tretë sipas një marrëveshjeje midis asaj pale të tretë dhe tregtarit;
- “Zotëruesi i kodit”, çdo njësi/entitet, përfshirë një tregtar apo grup tregtarësh, përgjegjës për hartimin dhe rishikimin e kodit të etikës dhe/ose për monitorimin e përputhshmërisë me kodin nga personat që janë zotuar ta respektojnë atë.
- Në llogaritjen e kohëzgjatjes së një kontrate të përdorimit me afat apo të produktit të pushimit afatgjatë, sipas përcaktimit, përkatësisht, të pikave 1 dhe 2, të nenit 42, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, do të merret në konsideratë çdo dispozitë e kontratës që mundëson rinovimin apo shtyrjen/zgjatjen e nënkuptuar.
- Në çdo publicitet për një kontratë apo grup kontratash të përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit duhet të përcaktohet mundësia e marrjes së informacionit të parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi, dhe të tregohet burimi për gjetjen e këtij informacioni.
- Në rastet kur një konsumatori i ofrohet një kontratë e përdorimit me afat, e produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit, personalisht, në një aktivitet promovimi apo shitjeje, tregtari duhet të deklarojë qartësisht në ftesë qëllimin tregtar dhe natyrën e aktivitetit.
Informacioni i përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, duhet të jetë i disponueshëm për konsumatorin në çdo kohë gjatë aktivitetit.
- Një kontratë e përdorimit me afat apo një kontratë e produktit të pushimit afatgjatë nuk tregtohet apo nuk shitet si investim.
- Tregtari, përpara lidhjes së kontratës sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, i siguron konsumatorit sipas rastit informacionin:
- në rastin e kontratës të përdorimit me afat, nëpërmjet formularit standard të informacionit, të përcaktuar në shtojcën I, dhe informacionit shtesë, të përcaktuar në pjesën 3 të formularit;
- në rastin e kontratës së produktit të pushimit afatgjatë, nëpërmjet formularit standard të informacionit, të përcaktuar në shtojcën II, dhe informacionit shtesë të përcaktuar në pjesën 3 të formularit;
- në rastin e kontratës së rishitjes, nëpërmjet formularit standard të informacionit, të përcaktuar në shtojcën III, dhe informacionit shtesë të përcaktuar në pjesën 3 të formularit;
ç) në rastin e kontratës së shkëmbimit, nëpërmjet formularit standard të informacionit, të përcaktuar në shtojcën IV, dhe informacionit shtesë të përcaktuar në pjesën 3 të formularit.
- Tregtari i siguron konsumatorit informacionin e përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, pa pagesë, në letër apo nëpërmjet një mjeti tjetër të qëndrueshëm, lehtësisht të arritshëm dhe të disponueshëm për konsumatorin.
- Tregtari e përgatit informacionin e përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, në gjuhën shqipe dhe/ose në gjuhën e vendit në të cilin konsumatori është rezident, sipas preferencës së këtij të fundit, me kusht që ajo gjuhë të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian.
- Tregtari, sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, i siguron konsumatorit kontratën e përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit.
- Nëse konsumatori është rezident në Republikën e Shqipërisë, kontrata hartohet në gjuhën shqipe. Nëse konsumatori ka kombësi tjetër, gjuha e përdorur në kontratë zgjidhet sipas preferencës së konsumatorit, me kusht që kjo gjuhë të jetë gjuhë zyrtare e BE-së.
- Në rastin e kontratës së përdorimit me afat për një pronë/pasuri specifike të paluajtshme, e cila gjendet në territorin e një vendi tjetër, tregtari i siguron konsumatorit një përkthim të certifikuar të kontratës në gjuhën e vendit ku gjendet prona/pasuria, me kusht që kjo gjuhë të jetë gjuhë zyrtare e BE-së.
- Informacioni i përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, është pjesë përbërëse e kontratës dhe nuk pëson asnjë ndryshim, me përjashtim të rastit kur palët shprehimisht bien dakord ndryshe ose kur ndryshimet janë rrjedhojë e rrethanave të jashtëzakonshme apo të paparashikuara, përtej kontrollit të tregtarit, pasojat e të cilit nuk mund të ishin shmangur edhe në rastin e ushtrimit të të gjithë kujdesit të nevojshëm.
- Ndryshimet në kontratën e përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit do t’i komunikohen konsumatorit përpara lidhjes së kontratës në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm lehtësisht të arritshëm dhe të disponueshëm prej tij. Kontrata përmban shprehimisht këto ndryshime.
- Kontrata e përdorimit me afat, e produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit, të paktën, përmban:
- informacionin e përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi;
- çdo ndryshim të informacionit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, të ndodhur në përputhje me pikën 13, të këtij vendimi;
- identitetin, vendbanimin dhe nënshkrimin e secilës prej palëve;
ç) datën dhe vendin e lidhjes së kontratës;
- një formular standard të veçantë të heqjes dorë nga kontrata, sipas përcaktimeve të shtojcës V të këtij vendimi për qëllim të lehtësimit të ushtrimit të heqjes dorë nga kontrata.
- Tregtari, përpara lidhjes së kontratës, në mënyrë të qartë, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, njofton konsumatorin për ekzistencën e së drejtës së heqjes dorë nga kontrata, kohëzgjatjen e periudhës së heqjes dorë, referuar pikave 19-22, të këtij vendimi, dhe ndalimin e parapagesave gjatë periudhës së heqjes dorë nga kontrata, referuar pikave 27-28, të këtij vendimi.
- Faqja apo faqet korresponduese të kontratës së përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit, që përmbajnë kushtet kontraktuale të lidhura me ushtrimin e së drejtës së heqjes dorë nga kontrata, kohëzgjatjen e periudhës së heqjes dorë dhe ndalimin e parapagesave gjatë kësaj periudhe, do të nënshkruhet/n nga konsumatori.
- Konsumatori në momentin e lidhjes së kontratës merr një ose disa kopje së saj. Në kontratë parashikohet edhe numri i kopjeve.
- Periudha e heqjes dorë nga kontrata e përdorimit me afat, e produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit, që fillon sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, përfundon sipas rastit:
- pas një viti e 14 (katërmbëdhjetë) ditësh në rast se tregtari nuk ka plotësuar formularin e veçantë standard të heqjes dorë nga kontrata, sipas përcaktimeve të shkronjës “d”, të pikës 16, të këtij vendimi, dhe nuk ia ka siguruar atë konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm;
- pas tre muajsh e 14 (katërmbëdhjetë) ditësh në rast se tregtari nuk i ka siguruar konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, informacionin e përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, përfshirë formularin standard të informacionit të përcaktuar në shtojcat I – IV.
- Në rast se tregtari plotëson formularin e veçantë standard për heqjen dorë nga kontrata, sipas shkronjës “d”, të pikës 16, të këtij vendimi, dhe ia siguron atë konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, brenda një viti nga dita sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, periudha e heqjes dorë nga kontrata fillon nga data kur konsumatori merr formularin.
- Në rastin kur tregtari i ka siguruar konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, informacionin e përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi, përfshirë formularin standard të informacionit, të përcaktuar në shtojcat I – IV, brenda tre muajve nga dita sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, periudha e heqjes dorë fillon nga data kur konsumatori e merr një informacion të tillë.
- Në rast se kontrata e shkëmbimit i ofrohet konsumatorit bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me kontratën e përdorimit me afat, vetëm një periudhë e heqjes dorë nga kontrata zbatohet për të dyja llojet e kontratave.
- Në rastin kur konsumatori ka qëllim të ushtrojë të drejtën e tij të heqjes dorë nga kontrata, konsumatori njofton tregtarin me letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm për vendimin e tij, përpara përfundimit të periudhës së heqjes dorë nga kontrata, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, dhe të pikave 19-22, të këtij vendimi.
- Konsumatori mund të përdorë formularin standard të heqjes dorë nga kontrata, të përcaktuar në shtojcën V të këtij vendimi, e cila i është dhënë nga tregtari në përputhje me shkronjën “d”, të pikës 16, të këtij vendimi. Afati konsiderohet i përmbushur nëse njoftimi bëhet përpara se të përfundojë periudha e heqjes dorë nga kontrata.
- Ushtrimi nga ana e konsumatorit i së drejtës së heqjes dorë nga kontrata i jep fund detyrimit të palëve për përmbushjen e kontratës.
- Në rastin kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, konsumatori nuk ngarkohet me asnjë kosto dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarëdo vlere që i korrespondon shërbimit, i cili mund të jetë kryer përpara heqjes dorë.
- Në kontratat e përdorimit me afat, produktit të pushimit afatgjatë dhe atyre me shkëmbim është e ndaluar kryerja nga konsumatori e çdo parapagese, sigurim i garancive, rezervim parash në llogari, njohje e qartë/e shprehur e borxhit apo çdo pagesë/shpërblim tjetër për tregtarin apo një palë tjetër, përpara përfundimit të periudhës së heqjes dorë.
- Në kontratat e rishitjes është e ndaluar që tregtari ose një palë e tretë të kërkojë apo të marrë nga konsumatori çdo parapagesë, dhënie garancie, rezervim të parave në llogari, njohje të shprehur të borxhit apo çdo pagesë/shpërblim tjetër për tregtarin, përpara shitjes faktike apo përpara përfundimit të kontratës së rishitjes.
- Për kontratat e produktit të pushimit afatgjatë, pagesa bëhet me këste në përputhje me një kalendar pagesash. Çdo pagesë e çmimit të specifikuar në kontratë, e ndryshme nga parashikimi i këtij kalendari, është e ndaluar. Pagesat, përfshirë çdo tarifë anëtarësimi, do të ndahen në këste vjetore, ku secili këst ka të njëjtën vlerë. Tregtari i dërgon konsumatorit një kërkesë me shkrim për pagesën, me letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, të paktën katërmbëdhjetë ditë kalendarike përpara çdo date të caktuar.
- Duke nisur nga kësti i dytë e në vijim, konsumatori mund ta përfundojë kontratën pa penalizim, përmes një njoftimi që i bën tregtarit, brenda katërmbëdhjetë ditëve nga data e marrjes së kërkesës së pagesës për çdo këst. Kjo e drejtë nuk ndikon te të drejtat për përfundimin e kontratës, sipas legjislacionit në fuqi.
- Në rastin kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e përdorimit me afat apo produktit të pushimit afatgjatë, çdo kontratë shkëmbimi që lidhet me të apo çdo kontratë tjetër ndihmëse konsiderohet automatikisht e përfunduar, pa asnjë kosto për konsumatorin.
- Konsumatori nuk privohet nga mbrojtja që i jep ligji nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, dhe ky vendim, edhe në rastet kur ligji i zbatueshëm në kontratë është ai i një shteti tjetër, sipas parashikimit në dispozitat e legjislacionit shqiptar mbi të drejtën ndërkombëtare private, nëse:
- pasuria e paluajtshme, për të cilën bëhet fjalë, gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë apo të një shteti anëtar të BE-së;
- për kontrata që nuk lidhen drejtpërdrejt me pasurinë e paluajtshme, tregtari ushtron veprimtari tregtare apo profesionale në Republikën e Shqipërisë ose në një shtet anëtar apo me çfarëdo mënyre drejton këto aktivitete për Shqipërinë dhe kontrata është brenda gamës së këtyre aktiviteteve.
- Në rast shkeljeje të kërkesave të pikave 10-14 dhe 16-18, të këtij vendimi, kontrata e përdorimit me afat, e produktit të pushimit afatgjatë dhe atyre me shkëmbim konsiderohet e pavlefshme dhe shfuqizohet.
Çdo heqje dorë e konsumatorit nga të drejtat e dhëna sipas këtij vendimi konsiderohet e pavlefshme dhe shfuqizohet.
- Për çështjet, që nuk janë të rregulluara me nenet 42 e 43, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, të ndryshuar, dhe me këtë vendim zbatohen dispozitat e pjesës V, “Kontratat”, të Kodit Civil.
- Çdo pretendim për ndalimin e shkeljes në bazë të këtij vendimi në lidhje me veprimet ose praktikat tregtare, që prekin interesat e konsumatorëve, do të paraqitet sipas kushteve dhe në zbatim të nenit 55, të ligjit nr.9902, datë 17.4.2008, i ndryshuar.
- Vendimi nr.833, datë 8.7.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për kontratat e përdorimit me afat të pasurive të paluajtshme”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË PROGRAMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR GRANTIN E ASISTENCËS FINANCIARE PËR “PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE III/IV” (BERAT, KUÇOVË, GJIROKASTËR, KAMZË, LUSHNJË, DELVINË, LIBRAZHD), KONTRIBUTI ZVICERAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për grantin e asistencës financiare për “Programin e infrastrukturës bashkiake III/IV” (Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Kamzë, Lushnjë, Delvinë, Librazhd), kontributi zviceran, në shumën prej 11 600 000 (njëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë ) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
Për
Miratimin, në parim, të Marrëveshjes, ndërmjet KËSHILLIT Të MINISTRAVE Të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, PËR njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Vlorë”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “kullotë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 51 483 381 (pesëdhjetë e një milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë e një) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësimet”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 337 000 (treqind e tridhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Likuidimi i pronarëve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikat 3 dhe 4, të këtij vendimi.
- Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “FURNIZIMI ME UJË DHE SHËRBIMET SANITARE NË ORIKUM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Furnizimi me ujë dhe shërbimet sanitare në Orikum”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “pemishte” dhe “ullishte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 47 415 (dyzet e shtatë mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 47 415 (dyzet e shtatë mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, programi “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”, zëri “Kosto lokale”, parashikuar për Njësinë e Menaxhimit të Projekteve (PMU).
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 113 000 (njëqind e trembëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve.
- Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
- Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve.
- Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve të kryejë likuidimet për efekt shpronësimi në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR QUKËS – POGRADEC – QAFË-PLLOÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Qukës – Pogradec – Qafë-Plloçë.
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për: tokë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “kullotë”, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 15 662 447 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e dyzet e shtatë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 15 662 447 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e dyzet e shtatë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 886 000 (tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
- Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet për efekt shpronësimi në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Librazhd dhe Pogradec, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Librazhd dhe Pogradec, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Librazhd dhe Pogradec, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “ZGJERIMI I RRUGËS SË ELBASANIT” (FAKULTETI FILOLOGJIK-UNAZA E MADHE E TIRANËS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Zgjerimi i rrugës së Elbasanit” (Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe e Tiranës).
- Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “truall”, “arë” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 154 394 299.8 (njëqind e pesëdhjetë e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë tetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 154 394 299.8 (njëqind e pesëdhjetë e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë tetë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 161 500 (njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
- Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
- Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
- Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.677, DATË 16.8.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E AUTORIZIMIT TË NDËRTIMIT TË CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE),DHËNË SHOQËRISË “EN.ERGY”, SH.P.K.”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.677, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”.
- Në autorizimin bashkëlidhur vendimit bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- Në pikën 4, fjalët “… brenda datës 31 dhjetor 2015 …” zëvendësohen me “… brenda datës 31 dhjetor 2022, në përputhje me afatet e zërave të punës sipas grafikut të zbatimit të punimeve, bashkëlidhur këtij autorizimi …”.
- Pas shkronjës “e”, të pikës 8, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë. “EN.ERGY”, sh.p.k., nuk respekton afatet dhe kushtet e përcaktuara në grafikun e punimeve.”.
- Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.693, DATË 16.8.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E AUTORIZIMIT TË NDËRTIMIT TË CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE) DHËNË SHOQËRISË “POWER WIND ENERGY”, SH.P.K.”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.693, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”.
- Në tekstin “Autorizim”, bashkëlidhur vendimit, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Në pikën 4, fjalët “… brenda datës 31.12.2014 …” zëvendësohen me “… brenda datës 31.12.2022, në përputhje me afatet e zërave të punës, sipas grafikut të zbatimit të punimeve, bashkëlidhur këtij autorizimi …”.
- Pas shkronjës “e”, të pikës 8, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë) “Power Wind Energy”, sh.p.k.”, nuk respekton afatet dhe kushtet e përcaktuara në grafikun e punimeve.”.
- Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.310, DATË 21.5.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, SKELË – UJI I FTOHTË, BASHKIA VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pikat 3, 4 dhe 6, të vendimit nr.310, datë 21.5.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen e truallit 24 392 (njëzet e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) m2, për sipërfaqen e ndërtimit 3 422.55 (tre mijë e katërqind e njëzet e dy pikë pesëdhjetë e pesë) m2.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 442 851 979 (katërqind e dyzet e dy milionë e tetëqind e pesëdhjetë e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh të përballohet, si më poshtë vijon:
- Fondi prej 225 235 631 (dyqind e njëzet e pesë milionë e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një) lekësh, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, planifikuar në buxhetin e vitit 2014, për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës;
- Fondi prej 217 616 348 (dyqind e shtatëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tetë) lekësh, nga fondet e miratuara për investime për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Shpenzimet procedurale, në vlerën prej 645 000 (gjashtëqind e dyzet e pesë mijë) lekësh, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
…
6. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët janë bërë shënimet “Konfirmuar nga ZVRPP-ja” dhe “Saktësim dokumentacioni”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë bashkisë Vlorë.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PëR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR HAPJEN DHE PËR MBYLLJEN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PARAUNIVERSITARE PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 41, pika 1, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, dhe të shkronjës “a”, të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen dhe për mbylljen e institucioneve arsimore parauniversitare publike.
A. HAPJA E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PUBLIKE
- Në kuptim të këtij vendimi, “Hapja e institucionit arsimor publik” është procesi i ngritjes dhe funksionimit, për herë të parë, e njërit prej institucioneve arsimore parauniversitare publike të mëposhtme:
- Kopsht (arsimi parashkollor);
- Shkollë e arsimit fillor;
- Shkollë e arsimit të mesëm të ulët;
ç) Shkollë e arsimit të mesëm të lartë, që është në juridiksionin e
ministrisë përgjegjëse për arsimin.
- Nisma për hapjen e një institucioni arsimor parauniversitar publik mund të merret nga:
- njësia përkatëse e qeverisjes vendore;
- njësia përkatëse arsimore vendore;
- komuniteti i zonës, ku pritet të hapet institucioni arsimor parauniversitar publik.
- Kur nisma për hapjen e një institucioni arsimor parauniversitar publik merret nga komuniteti i zonës, ku pritet të hapet institucioni arsimor, përfaqësuesit e tij i paraqesin kërkesë me shkrim kryetarit të këshillit përkatës të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe titullarit të njësisë përkatëse arsimore vendore. Në këtë kërkesë parashtrohen arsyet e nismës dhe kontributet e mundshme të tyre për funksionimin e institucionit arsimor.
Kryetari i këshillit përkatës të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore shqyrtojnë kërkesën e komunitetit.
- Kryetari i këshillit përkatës të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore, pas konsultimit me përfaqësues të komunitetit të zonës, i paraqesin ministrit përgjegjës për arsimin propozimin për hapjen e institucionit arsimor publik.
- Propozimi për hapjen e një institucioni arsimor parauniversitar publik shoqërohet me këto dokumente:
- Argumentimin e domosdoshmërisë së hapjes së institucionit arsimor publik.
- Të dhëna për kontributin e njësisë bazë të qeverisjes vendore.
- Të dhëna për kontributin e komunitetit të institucionit arsimor publik ose të biznesit/partnerëve socialë, ku pritet të hapet institucioni arsimor.
ç) Të dhëna për përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikën 7, të këtij vendimi.
- Propozimi për hapjen e një institucioni arsimor publik parauniversitar paraqitet jo më vonë se:
- 3 (tre) muaj para fillimit të vitit mësimor, kur institucioni hapet në një godinë ekzistuese;
- 1 (një) vit kalendarik para fillimit të vitit mësimor, kur nevojitet godinë e re shkollore.
- Institucioni arsimor parauniversitar publik hapet kur plotësohen këto kritere:
- Ndërtesa dhe mjediset e saj plotësojnë kushtet për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
- Ndërtesa e institucionit arsimor dhe mjediset e saj plotësojnë standardet, sipas legjislacionit në fuqi.
- Sigurohen, sipas legjislacionit në fuqi, shërbimet e mëposhtme:
- furnizim me ujë;
- ngrohje;
- furnizim me energji elektrike;
- komunikim telefonik dhe interneti.
ç) Pajisja me mjete mësimore për funksionimin normal të procesit të mësimdhënies dhe nxënies është e mjaftueshme.
d) Numri i nxënësve për klasë është sipas standardeve të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
dh) Ngarkesa mësimore e mësuesve është sipas standardeve të përgjithshme të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
e) Drejtuesit dhe personeli mësimor plotësojnë kriteret profesionale përkatëse të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Ministri përgjegjës për arsimin vendos për hapjen ose jo të një institucioni arsimor parauniversitar publik pas verifikimit të bërë nga njësia arsimore vendore përkatëse për përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikën 7, të këtij vendimi.
B. MBYLLJA E INSTITUCIONEVE ARSIMORE PUBLIKE
- Në kuptim të këtij vendimi, “Mbyllja e institucionit arsimor publik” është procesi i mbylljes së institucionit arsimor parauniversitar publik.
Nisma për mbylljen e një institucioni arsimor publik mund të merret nga:
- njësia bazë përkatëse e qeverisjes vendore;
- njësia arsimore përkatëse vendore;
c) përfaqësuesit e komunitetit të institucionit arsimor publik (bordi i institucionit dhe këshilli i prindërve).
- Për mbylljen e një institucioni arsimor publik parauniversitar, kryetari i këshillit përkatës të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore i paraqesin ministrit përgjegjës për arsimin propozimin për mbylljen e institucionit arsimor publik, pas konsultimit me përfaqësues të komunitetit të zonës ku ndodhet institucioni arsimor publik.
- Propozimi për mbylljen e një institucioni arsimor publik shoqërohet me këto dokumente:
- Argumentimin e domosdoshmërisë së mbylljes së institucionit arsimor;
- Mundësitë konkrete të transferimit të nxënësve të institucionit që do të mbyllet në një institucion tjetër arsimor parauniversitar publik;
- Procedurat e transferimit të nxënësve të institucionit që do të mbyllet në një institucion tjetër/institucione të tjera arsimore publike;
ç) Përcaktimin e destinacionit të inventarit të orendive, mjeteve mësimore etj. të institucionit;
d) Përcaktimin e mundësive për punësim të personelit të institucionit arsimor që mbyllet.
- Mbyllja e institucionit arsimor publik bëhet me urdhër të ministrit
përgjegjës për arsimin.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, njësitë bazë të qeverisjes vendore dhe njësitë arsimore vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M i n i s t R i
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË MINAMATËS PËR MËRKURIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Konventës së Minamatës për Mërkurin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
VENDOSJEN E AUTORITETIT KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK NË VARËSI TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.9880, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Vendosjen e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik në varësi të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
- Vendimi nr.1041, datë 14.10.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik në varësi të ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.541, DATË 7.8.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR DISA INSTITUCIONE, PËR FESTIMET E 70-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË VENDIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.541, datë 7.8.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Ministrisë së Punëve të Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin “Policia e Shtetit”, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për dekorimin e disa punonjësve të Policisë së Shtetit me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA AUTORITETI SHTETËROR PËR INFORMACIONIN GJEOHAPËSINOR (ASIG) TE KËSHILLI I MINISTRAVE, PËR AGJENCINË E MBËSHTETJES SË SHOQËRISË CIVILE, TË GODINËS SË OBSERVATORIT TË INSTITUTIT TË GJEOSHKENCAVE DHE ENERGJISË, UJIT E MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) te Këshilli i Ministrave, për Agjencinë e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, të godinës së Observatorit të Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit e Mjedisit për t’u përdorur si mjedise pune nga ky institucion, sipas planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi.
- Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
- Vendimi nr.771, datë 5.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të një pjese të godinës së Observatorit të Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit e Mjedisit”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile dhe kryeregjistruesi i i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.