Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Prill 2018:

 

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A., PËR PROGRAMIN E ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL NËPËRMJET INOVACIONIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit, me një hua të butë, në shumën 5 000 000 (pesë milionë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR PROGRAMIN E REHABILITIMIT TË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË, SHQIPËRI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të  ligjit nr.43/2016,  “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet KfW Frankfurt am Main (KfW) dhe Republikës së Shqipërisë (Marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, Shqipëri, me një grant në shumën prej 4 500 000.00 (katër milionë e pesëqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIT NDAJ MARRËSIT, NË KUADËR TË PROGRAMIT “REHABILITIMI I KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË”, FINANCUAR NGA NJË FOND I VEÇANTË, DHËNË NGA QEVERIA GJERMANE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet KfW, Frankfurt am Main (KfW) dhe Republikës së Shqipërisë (marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për financimin e shërbimeve të ekspertit ndaj marrësit,  në kuadër të programit “Rehabilitimi i konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiçencës së energjisë”, financuar nga një fond i veçantë, dhënë nga qeveria Gjermane, në shumën 155 000.00 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.48, DATË 21.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR AFTËSINË E KUFIZUAR”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 5, të nenit 12, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Pika 1 e nenit 2 të rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, bashkëlidhur vendimit nr.48, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1.      Këshilli Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar përbëhet nga 17 (shtatëmbëdhjetë) anëtarë. Këshilli kryesohet nga ministri që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar, konkretisht, ministri i  i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka në përbërje:

–        Ministrin e Drejtësisë                                                                        anëtar;

–        Ministrin e Brendshëm                                                                       anëtar;

–        Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme                                  anëtar;

–        Ministrin e Financave dhe Ekonomisë                                                   anëtar;

–        Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë                                                    anëtar;

–        Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë                                               anëtar;

–        Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit                                                           anëtar;

–        Ministrin e Kulturës                                                                           anëtar;

–        Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural                                               anëtar;

–        Përfaqësuesit e organizatave të personave me aftësi të kufizuara            5 anëtarë;

–        Përfaqësuesit e organizatave për personat me aftësi të kufizuara            2 anëtarë.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR ASHENSORËT DHE KOMPONENTËT E SIGURISË PËR ASHENSORË DHE PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2, e 16, pika 6, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e rregullit teknik “Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë për ashensorë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Përcaktimi i standardeve të harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përshirë në listën bashkëlidhur këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për konformitetin e ashensorëve dhe të komponentëve të sigurisë me kërkesat thelbësore të sigurisë të përcaktuara në rregullin teknik të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi.

3. Vendimi nr.1057, datë 23.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik, “Për ashensorët dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PЁR ETIKETIMIN E ENERGJISЁ PЁR FURRAT SHTËPIAKE DHE ASPIRATORËT THITHËS”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e rregullit teknik “Për etiketimin e energjisë për furrat shtëpiake dhe aspiratorët thithës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI 

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.