Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Mars 2018:

VE N D I M

PËR

PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË KALIMIT NË PRONËSI TË PËRFITUESVE TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE DHE TË REGJISTRIMIT TË AKTEVE TË MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI, NË ZONËN ME RËNDËSI PËR FONDIN E MBËSHTETJES SË INVESTIMEVE STRATEGJIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, të neneve 25 e 45, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe të neneve 27 e 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, sipas nenit 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË EKSTENSIONIT BUJQËSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor si persona juridikë publikë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, me seli në Shkodër, Tiranë, Lushnjë dhe Korçë. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë përgjegjëse.

2. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor (AREB) e shtrijnë veprimtarinë e tyre, si më poshtë vijon:

a) AREB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës;

b) AREB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër;

c) AREB-ja Lushnjë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër;

ç) AREB-ja Korçë përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat.

3. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor kanë si mision të tyre të bëhen faktorë kryesorë në zhvillimin e sektorit bujqësor konkurrues dhe të qëndrueshëm në vend, duke punuar në partneritet afatgjatë me përfituesit.

4. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor janë, si më poshtë:

a) Të ofrojnë informacion dhe këshillim për zhvillimin teknik e teknologjik të fermave bujqësore, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi;

b) Të ofrojnë informacion dhe të asistojnë fermerët për të përfituar nga skemat mbështetëse kombëtare, IPARD-i dhe projekte të tjera në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural;

c) Të nxisin dhe të ndihmojnë krijimin e funksionimin e formave të ndryshme të kooperimit të fermerëve;

ç) Të organizojnë dhe të kryejnë trajnimin profesional të fermerëve në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural;

d) Të sigurojnë informacion për standardet lidhur me mjedisin, cilësinë, marketingun, bujqësinë organike, produktet me tregues gjeografikë etj.;

dh) Të informojnë dhe të këshillojnë fermerët për përzgjedhjen dhe përdorimin e makinerive e të pajisjeve bujqësore;

e) Të ofrojnë informacion të përgjithshëm për të gjithë komunitetin e fermerëve dhe për publikun nëpërmjet masmedias.

5. Detyra të tjera mbështetëse dhe administrative të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor janë, si më poshtë:

a) Të marrin pjesë në hartimin e skemave mbështetëse dhe implementimin e programeve të zhvillimit në bujqësi;

b) Të kryejnë vrojtime për sistemin e të dhënave të kontabilitetit të fermës (FADN);

c) Të marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave statistikore dhe parashikimin e prodhimit bujqësor e blegtoral dhe në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fenomene natyrore në bujqësi etj;

ç) Të sigurojnë trajnimin e vazhdueshëm të ekstensionistëve;

d) Të ofrojnë shërbime për fermat bujqësore, institucionet, njësitë e qeverisjes vendore (si plane zhvillimi, programe investimi, plane biznesi, plane të menaxhimit ekonomik, programe të zhvillimit rural, analiza etj);

dh) Të kryejnë detyra të tjera të ngarkuara nga ministria përgjegjëse për bujqësinë.

6. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor mbajnë lidhje të vazhdueshme dhe koordinojnë veprimtarinë e tyre me institucionet kërkimore-shkencore dhe burime të tjera informacioni.

7. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës të punonjësve administrativë të këtyre agjencive rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

8. Strukturat dhe organikat e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

9. Rregulloret që përcaktojnë metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor miratohen nga ministri përgjegjës për bujqësinë.

10. Nëpunësit e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor që kryejnë funksione ekstensioni duhet të trajnohen, të testohen dhe të pajisen me certifikatën përkatëse për ofrimin e shërbimeve të ekstensionit.

Trajnimi, testimi dhe pajisja me certifikatë e nëpunësve të ekstensionit për ofrimin e shërbimeve këshilluese në bujqësi dhe zhvillimin rural bëhen në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për bujqësinë.

11. Secila nga agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, emri i rajonit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.

12. Vula e secilës prej agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

13. Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të sektorëve të ekstensionit bujqësor në drejtoritë e bujqësisë sipas qarqeve të kalojnë në përgjegjësi administrimi të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor. Kalimet të bëhen në referencë të bilancit kontabël në datën e dorëzimit dhe të marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim të bëhen nga komisionet e përbashkëta të institucioneve përkatëse.

14. Për nëpunësit civilë aktualë të drejtorive të bujqësisë, në rastin e mbylljes dhe të ristrukturimit të institucionit, zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil. Për punonjësit administrastivë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.

15.Drejtoritë e bujqësisë të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e krijimit dhe fillimit të funksionimit të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor Shkodër, Tiranë, Lushnjë dhe Korçë.

16. Vendimi nr.960, datë 25.10.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e drejtorive te bujqësisë”, shfuqizohet.

17. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË SHËRBIMIT VETERINAR DHE MBROJTJES SË BIMËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nenit 128, të ligjit nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 3, të ligjit nr.105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve (ARSHVMB), si persona juridikë publikë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, me seli në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë përgjegjëse.

2. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve (ARSHVMB) e shtrijnë veprimtarinë e tyre, si më poshtë vijon:

a) ARSHVMB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës;

b) ARSHVMB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër;

c) ARSHVMB-ja Vlorë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër;

ç) ARSHVMB-ja Elbasan përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat.

3. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve kanë mision të zbatojnë politikat dhe strategjitë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit.

4. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Shërbimit Veterinar në agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve janë, si më poshtë vijon:

a) Zbaton politikat e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve të gjalla si dhe programet e parandalimit, të kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të legjislacionit veterinar;

b) Zbaton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive veterinare;

c) Zbaton legjislacionin veterinar;

ç) Monitoron dhe harton raporte për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e caktuar, në rajonin përkatës, në bashkëpunim me strukturat që kryejnë veprimtari veterinare;

d) Administron mjetet financiare për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen nga zoonozat;

dh) Mbron shëndetin dhe mirëqenien e:

i. kafshëve në mbarështimin e tyre;

ii. kafshëve në prodhimin dhe ruajtjen e produkteve embrionale;

iii. kafshëve në tregtimin, shkëmbimin dhe transportimin e kafshëve e të produkteve embrionale;

iv. kafshëve të shoqërimit;

v. kafshëve të laboratorit.

e) Mbikëqyr e kontrollon prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare, të dezinfektantëve e dezinfestantëve të certifikuar, që prodhohen ose tregtohen në territorin e Republikës së Shqipërisë;

ë) Mbikëqyr e kontrollon biosigurinë, dezinfektimin, dezinsektimin, deratizimin dhe shkatërrimin e materialeve të infektuara;

f) Mban dhe përditëson regjistrin zyrtar për:

i. fermat dhe stabilimentet blegtorale;

ii. subjektet që tregtojnë kafshë;

iii. subjektet që prodhojnë, ruajnë e tregtojnë produkte embrionale;

iv. individët që transportojnë kafshë, produkte embrionale, nënprodukte me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor;

v. qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore;

vi. subjektet që prodhojnë ose tregtojnë PMV;

vii. laboratorët veterinarë;

viii. vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje;

ix. institucionet dhe personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë.

g) Zbaton procesin e identifikimit e të regjistrimit të kafshëve dhe fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi.

5. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve janë, si më poshtë vijon:

a) Monitoron gjendjen fitosanitare të bimëve, produkteve bimore dhe të objekteve të tjera brenda territorit në administrimin e tyre;

b) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare të brendshme” bimët ose produktet bimore të afta për të mbartur parazitë karantinorë apo të rrezikshëm, që lëvizin brenda territorit të vendit;

c) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare për eksport” bimët ose produktet bimore të afta për të mbartur parazitë karantinorë apo të rrezikshëm, që lëvizin jashtë territorit të vendit;

ç) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare për rieksport” bimët ose produktet bimore në rastin e hyrjes në territorin e vendit, për qëllim rieksporti, dhe të qëndrimit të tyre brenda vendit për më shumë se 14 ditë;

d) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare” materialet bimore për shumëzim ose mbjellje;

dh) Kryen monitorimin e parazitëve të bimëve të kultivuara apo spontane si dhe të fondeve për mbrojtjen e bimëve, që planifikohen në buxhetin vjetor për ministrinë;

e) Njofton menjëherë SPMB-në kur në një zonë shfaqet një parazit karantinor si dhe, me shpalljen e kësaj zone si zonë e prekur, ndjek masat për kufizimin e përhapjes së parazitit karantinor, deri në çrrënjosjen e tij në zonën përkatëse;

ë) Ndjek zbatimin e praktikave të mira të mbrojtjes së bimëve si dhe të kritereve të mbrojtjes së integruar;

f) Ndjek zbatimin e masave të veçanta për rastet emergjente të përhapjes e të shtimit masiv të parazitëve, të cilët nuk mund të kufizohen me metodat e zakonshme të kontrollit;

g) Ofron trajnim të përshtatshëm dhe lëshon dëshmi aftësie për përdorimin e PMB-ve;

gj) Ofron informacion për gjithë komunitetin e fermerëve dhe publikun, nëpërmjet masmedias;

h) Zbaton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive të mbrojtjes së bimëve;

i) Ndjek dhe zbaton detyra të tjera, të përcaktuara në ligjin nr.105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, si dhe në aktet nënligjore të tij.

6. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve mbajnë lidhje të vazhdueshme dhe koordinojnë veprimtarinë e tyre me institucionet kërkimore-shkencore dhe burime të tjera informacioni.

7. Marrëdhëniet e punës të nëpunësve të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil.

Marrëdhëniet e punës të punonjësve administrativë të këtyre agjencive rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.

8. Strukturat dhe organikat e agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

9. Për nëpunësit civilë aktualë të drejtorive të bujqësisë zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.

10. Rregulloret, që përcaktojnë metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve miratohen nga ministri përgjegjës për bujqësinë.

11. Pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të sektorëve të shërbimit veterinar në drejtoritë e bujqësisë, sipas qarqeve, të kalojnë në përgjegjësi administrimi të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve. Kalimet të bëhen në referencë të bilancit kontabël në datën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim të bëhet nga një komision i përbashkët, i ngritur nga dy institucionet përkatëse.

12. Drejtoritë e bujqësisë të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e krijimit dhe të fillimit të funksionimit të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan.

13. Secila nga agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, emri i rajonit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003. të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.

14. Vula e secilës prej agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

15. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN E BAZËS TË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI ELEKTRONIK I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin, në zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim, KDIMDP), e bazës të të dhënave shtetërore “Regjistri elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit” (në vijim, REKPDI), përmbajtja e së cilës do të publikohet në portalin “Pyetshtetin.al”.

2. KDIMDP-ja është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen, administrimin e bazës të të dhënave “Regjistri elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit”, dhe ndërveprimin e përmbajtjes së tij me bazat e tjera të informacionit.

3. REKPDI-ja përbën një bazë gjithëpërfshirëse të të dhënave lidhur me kërkesat për informim të depozituara pranë autoriteteve publike në kuptim të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, dhe përgjigjet e dhëna prej tyre.

4. Të dhënat e REKPDI-së përditësohen çdo 3 (tre) muaj nga koordinatorët e së drejtës për informim të secilit autoritet publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim. Gjithashtu, REKPDI-ja lejon mundësinë e paraqitjes së kërkesave për informim nga subjektet e interesuara drejtpërsëdrejti dhe përgjigjja nga autoriteti publik do të jepet drejtpërsëdrejti në REKPDI-ja.

5. REKPDI-ja përmban të dhëna për:

a) autoritetet publike dhe kontaktet e koordinatorëve të së drejtës për informim;

b) kërkesat për informacion publik dhe përgjigjet e dhëna nga çdo autoritet publik;

c) ankesat e depozituara pranë KDIMDP-së.

6. Të dhënat që përmban sistemi ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhëna parësore konsiderohen ato të dhëna, të cilat grumbullohen nga ky regjistër dhe përfshijnë:

i. emrin e autoritetit publik;

ii. të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit;

iii. kërkesat për informacion publik dhe përgjigjet adresuar këtyre kërkesave;

iv. ankesat e depozituara pranë KDIMDP-së.

b) Të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që merren nga autoriteti publik dhe përfshijnë:

i. adresat e kërkuesve;

ii. të dhëna identifikuese të kërkuesve apo të dhëna të paraqitura në kërkesat për informacion publik si emër/mbiemër; nr.tel./faksi; adresa postare dhe elektronike.

7. Dhënës i informacionit për këtë bazë të dhënash janë autoritetet publike, nëpërmjet koordinatorëve të tyre për të drejtën e informimit, si dhe qytetarët, të cilët depozitojnë në të ankesa në formë elektronike.

8. Niveli i aksesimit në sistemin dhe bazën e të dhënave të REKPDI-së është, si më poshtë vijon:

a) Qytetarët kanë nivel aksesi si lexues dhe dërgues të kërkesave për informacion publik nëpërmjet portalit “Pyetshtetin.al”.

b) Koordinatorët e së drejtës për informim të secilit autoritet publik kanë akses si lexues dhe përdorues në sistem nëpërmjet regjistrimit të kërkesave për informacion publik që u adresohen autoriteteve publike që ata përfaqësojnë. Ata do të pajisen me një llogari nëpërmjet së cilës do të marrin kërkesat për informacion dhe do të kthejnë përgjigjet e adresuara nëpërmjet portalit “Pyetshtetin.al”, si dhe do të ngarkojnë (upload) në REKPDI kërkesat për informacion publik, të adresuara drejtpërsëdrejti pranë autoritetit publik, së bashku me përgjigjet përkatëse.

c) KDIMDP-ja ka akses si administrator dhe përdorues në REKPDI. Niveli i aksesimit, funksionet dhe të drejtat për secilën kategori konsultuesish dhe përdoruesish të sistemit, si dhe për punonjësit e KDIMDP-së janë në përputhje me pozicionin e punës dhe përcaktohen në rregulloren “Për sigurinë e bazave të të dhënave shtetërore të krijuara në KDIMDP”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

9. Funksionet dhe të drejtat e secilit përdorues janë në përputhje me pozicionin e punës dhe të përcaktuara në rregulloren e parashikuar, në shkronjën “c”, të pikës 8, të këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”.

10. Baza e të dhënave të REKPDI-së ndërvepron me bazën e të dhënave të autoriteteve publike, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, dhe ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

11. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën software dhe hardware të REKPDI-së, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane e ndërkombëtare, bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

12. Ngarkohen zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe autoritetet publike në kuptim të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN E BAZËS TË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI ELEKTRONIK I SUBJEKTEVE KONTROLLUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin, në zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim, KDIMDP), e bazës të të dhënave shtetërore “Regjistri elektronik i subjekteve kontrolluese” (në vijim, RESK), përmbajtja e së cilës publikohet në faqen zyrtare të KDIMDP-së.

2. KDIMDP-ja është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen, administrimin, ndërveprimin me bazat e tjera dhe bërjen të disponueshëm të informacionit në përmbajtje të bazës të të dhënave “Regjistri elektronik i subjekteve kontrolluese”.

3. RESK-u përmban të dhëna për:

a) qëllimin, mënyrat dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale nga kontrollues publikë dhe privatë;

b) kategoritë e të dhënave personale që përpunohen;

c) të dhënat sensitive që përpunohen;

ç) masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të dhënat që përmban RESK-u ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhëna parësore janë:

i. të dhënat e kontrolluesit;

ii. fusha e veprimtarisë;

iii. kategoritë e subjekteve të të dhënave personale;

iv. kategoritë e të dhënave personale që përpunohen;

v. të dhënat sensitive që përpunohen;

vi. qëllimet e përpunimit të të dhënave;

vii. marrësi/t i/e të dhënave personale;

viii. transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale;

ix. mjetet e përpunimit të të dhënave personale;

x. masat e sigurisë dhe politikat e ruajtjes të të dhënave personale.

b) Të dhëna dytësore janë:

i. NIPT-i;

ii. emri/mbiemri;

iii. nr.tel./faksi;

iv. adresa.

5. Dhënësi i informacionit për RESK-un është KDIMDP-ja.

6. Niveli i aksesit në sistemin dhe bazën e të dhënave të RESK-ut është, si më poshtë vijon:

a) Qytetarët (subjekte të të dhënave personale) kanë nivel aksesi si lexues dhe konsultues, lidhur me informacionin e vënë në dispozicion, nëpërmjet faqes së internetit të KDIMDP-së.

b) Kontrolluesit publikë dhe privatë, të cilët përpunojnë të dhëna personale, kanë të njëjtin nivel aksesi si ai i parashikuar në shkronjën “a” të kësaj pike.

c) KDIMDP-ja ka akses si administrator dhe përdorues në RESK. Niveli i aksesimit, funksionet dhe të drejtat për secilën kategori konsultuesish dhe përdoruesish të sistemit, si dhe për punonjësit e KDIMDP-së janë në përputhje me pozicionin e punës dhe përcaktohen në rregulloren “Për sigurinë e bazave të të dhënave shtetërore të krijuara në KDIMDP”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

7. Baza e të dhënave të KDIMDP-së ndërvepron me kontrolluesit publikë dhe privatë, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, si dhe ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

8. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën software dhe hardware të RESK-ut në KDIMDP, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane e ndërkombëtare në fushën mbrojtjes të të dhënave, bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

9. Ngarkohet zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR FUNKSIONIMIN E TREGUT TË PUNËS PËR TË RINJTË, PROJEKTI “RISI (INOVACION) SHQIPËRI”, FAZA 2, 2017-2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për funksionimin e tregut të punës për të rinjtë, projekti “Risi (Inovacion) Shqipëri”, faza 2, 2017-2021, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NR.3 TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF013972, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM/SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA DHURUES TË NDRYSHËM, NËN FONDIN E DYTË TË BESIMIT SHUMËDHURUES PËR SHQIPËRINË, PËR MBËSHTETJEN PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE PËR ZBATIMIN E SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT TË INTEGRUAR (SPI) 2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të ndryshimit nr.3 të marrëveshjes së grantit nr.TF013972, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga dhurues të ndryshëm, nën fondin e dytë të besimit shumëdhurues për Shqipërinë, për mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e sistemit të planifikimit të integruar (SPI) 2, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.54, DATË 5.2.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, të miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, dhe të neneve 784 e 801, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Kudo në vendim, emërtimet “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” dhe “Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “… institucioni përgjegjës për regjistrimin e pasurive të paluajtshme …” dhe “… institucioni përgjegjës për kthimin dhe kompensimin e pronave …”.

2. Në kreun I bëhen këto ndryshime:

a) Shkronja “g”, e pikës 5, riformulohet, si më poshtë vijon:

“g) Dhënia me qira e pasurive shtetërore, që janë të lidhura ngushtësisht me objektin e kontratës së prokurimit publik, kundrejt subjekteve private, që janë shpallur fitues dhe kanë lidhur kontratë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”;

b) Në shkronjën “c”, të pikës 6, fjalia e dytë zëvendësohet me fjalinë, si më poshtë vijon:

“Afati i lidhjes së kontratës për këto pasuri, për sipërfaqet 200-500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa. për sipërfaqet mbi 500 m2, është deri në 20 (njëzet) vjet.”.

3. Në kreun II bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Pikat 7 dhe 8 riformulohen, si më poshtë vijon:

“7. Dokumentacioni për marrjen me qira, që paraqesin konkurrentët, i dorëzohet komisionit në orën e hapjes së konkurrimit dhe përmban:

a) kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore si dhe treguesit e konkurrimit, të parashikuar sipas planit të biznesit;

b) planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:

– Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;

– Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;

– Analiza e detajuar e afateve kohore, që do të duhen për të realizuar projektin investues, si dhe fazat e përcaktuara të realizimit të tij;

– Niveli i punësimit, që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara;

Nëse kërkesa e subjektit është për një afat kohor mbi 5 (pesë) vjet, plani i biznesit të jetë i përshkruar hollësisht, me të dhënat për 5(pesë) vitet e para të aktivitetit dhe parashikimin për periudhën tjetër.

c) deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:

– Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues;

– Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;

– Deklaratë për administratorin dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;

– Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;

– Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim. Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.

Ky dokumentacion duhet të plotësohet edhe në rastet kur objekti jepet me qira pa konkurrim.

8. Dokumentacioni për marrjen me enfiteozë, që paraqesin konkurrentët, të cilët duhet të jenë shoqëri tregtare, i dorëzohet komisionit dhe përmban:

a) kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore si dhe treguesit kryesorë financiarë të parashikuar sipas planit të biznesit;

b) CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktivitetit ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues;

c) planbiznesin e hollësishëm për përmirësimin e pronës;

ç) përshkrimin e projektideve të investimit, të dhëna për nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit;

d) Deklaratat, në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:

– Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues;

– Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;

– Deklaratë për administratorin dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;

– Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;

– Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim. Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.”.

c) Shkronja “c”, e pikës 9, riformulohet, si më poshtë vijon:

“c) Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve bën shqyrtimin e ofertave të paraqitura, verifikon dokumentacionin e paraqitur nëpërmjet platformës elektronike e-albania ose nëpërmjet komunikimit e ndërveprimit ndërinstitucional, sipas përcaktimit në urdhrin e titullarit, dhe vlerëson me pikë çdo element konkurrimi, sipas përcaktimit në urdhrin e titullarit. Subjektit, i cili paraqet vlerën më të lartë të propozuar, i jepen pikët maksimale të çdo elementi konkurrimi, ndërsa subjekteve të tjera pikët u llogariten në përpjesëtim të drejtë me vlerën më të lartë të propozuar. Në përfundim, konkurruesit renditen në bazë të shumës së pikëve të përfituara.

Në rast se rezultojnë të dhëna të ndryshme nga të dhënat e dokumentacionit të paraqitur në formën e vetëdeklarimit në konkurrim, automatikisht subjekti skualifikohet, ndërsa procedurat vazhdojnë me subjektin e klasifikuar në vendin e dytë.

Metodologjia e vlerësimit të kritereve të konkurrimit parashikohet në udhëzimin që do të dalë në zbatim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar.”.

ç) Në fund të pikës 14 bëhet shtesa, me këtë përmbajtje:

“Kthimi i garancisë së kontratës realizohet pasi të jenë shlyer të gjitha detyrimet e marrëveshjes kontraktore. Në rast se kontrata zgjidhet nga qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi, për shkaqe, për të cilat qiradhënësi ose enfiteozëdhënësi nuk mund të mbajë përgjegjësi, garancia mbahet si penalitet.”.

4. Në kreun IV bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:

a) Në paragrafin e parë të pikës 1, fjalët “… vërteton që në llogaritë …” zëvendësohen me “… vërteton, nëpërmjet ekspertit kontabël të miratuar, që në llogaritë …”.

b) Në fund të pikës 3 shtohet fjalia “Specifikimet për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.”.

5. Pika 5, në kreun V, riformulohet, si më poshtë vijon:

“5. Në kontratën me tarifë 1 euro/kontrata vendosen sanksione për rastet kur qiramarrësi nuk realizon kushtet e saj. Bazuar në parashikimet e kontratës, për çdo vend pune të pahapur, si mesatare vjetore, subjekti qiramarrës penalizohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Për mosrealizimin e vlerës së investimit të parashikuar në kontratë, subjekti qiramarrës penalizohet me 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar. Ky sanksion do të vendoset pas dorëzimit të pasqyrave financiare vjetore të certifikuara nga eksperti kontabël i miratuar.

Nëse pas 6 (gjashtë) muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet në mënyrë të njëanëshme nga institucioni qiradhënës, duke mbajtur garancinë e kontratës.”.

6. Në paragrafin e tretë, të pikës 4, të kreut VIII, fjalët “… në vendimin nr.187, datë 6.3.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Shqipërisë”, …” zëvendësohen me “… sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi …”.

7. Në kreun IX, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohet me fjalët “… ministria përgjegjëse për ekonominë …”.

8. Kudo në këtë vendim, emërtimi “ekspert kontabël i autorizuar” zëvendësohet me “ekspert kontabël i miratuar”.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.431, DATË 8.6.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT, PROCEDURAVE DHE TË MASËS PËR PËRFITIMIN E PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR E TË NDIHMËSIT PERSONAL DHE TË STRUKTURAVE PËRGJEGJËSE E TË DETYRAVE TË TYRE NË ZONAT PILOT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 42/3, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.431, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Kudo në vendim emërtimi “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” zëvendësohet me “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

2. Në pikën 1, të kreut I, fjalët “… për një periudhë 6-mujore …” zëvendësohen me “… deri më 31.12.2019 …”.

3. Në shkronjën “c”, të pikës 2, të kreut II, pas emërtimit “Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor (QKSHM)” shtohet “/Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve (QKMZHRF)”.

4. Në kreun IV bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Fjalia e dytë e pikës 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar indeksohet sa herë indeksohet pensioni social.”.

b) Në shkronjën “c”, fjalët “… kufizime të thella …” zëvendësohen me “… kufizime të rënda …”.

c) Në shkronjën “ç”, fjalët “… kufizime të rënda …” zëvendësohen me “… kufizime të thella …”.

ç) Në shkronjën “a”, të pikës 5, fjalët “… raportin vjetor mjekësor …” zëvendësohen me “… formularin vjetor mjekësor të plotësuar nga mjeku specialist …”.

d) Në shkronjën “c”, të pikës 10, fjalët “… pas periudhës 2-vjeçare të punësimit …” zëvendësohen me “… pas 48 muajve të punësimit …”.

dh) Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“13. Shërbimi i ndihmësit personal ofrohet nga individë të cilët kanë vendbanimin në Shqipëri, brenda së njëjtës bashki me personin me aftësi të kufizuara, kanë aftësi mendore dhe fizike për të ofruar këto shërbime dhe nuk janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.”.

e) Në pikën 14, pas fjalëve “… përmes një kontrate …” shtohen “… ose deklarate …”.

5. Në fund të pikës 2, të kreut V, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Shërbimi Social Shtetëror ngre komisionin e shqyrtimit të ankesave, i cili funksionon në bazë të rregullores së miratuar nga ministri përgjegjës për çështjet sociale.”.

6. Pika 1 e kreut VI ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Nuk i nënshtrohen procedurës së vlerësimit në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi:

a) përfituesit ekzistues sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të cilët janë të verbër, invalidë pune, si edhe të verbrit të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) aplikuesit për herë të parë të moshës 0 deri në 2 vjeç, që kërkojnë të vlerësohen sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar;

c) aplikuesit për herë të parë që kërkojnë të vlerësohen sipas vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) përfituesit ekzistues sipas pikave 1 e 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) aplikuesit për herë të parë të moshës 0 deri në 2 vjeç, që kërkojnë të vlerësohen sipas pikave 1 e 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar;

dh) aplikuesit për herë të parë që kërkojnë të vlerësohen sipas pikës 2, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, të ndryshuar, të cilëve u ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension pleqërie/social, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

e) përfituesit ekzistues sipas pikës 1, të vendimit nr.31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i invalidit paraplegjik e tetraplegjik”, të ndryshuar.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.926, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE, QË PRIVATIZOHET APO TRANSFORMOHET, DHE PROCEDURËN E SHITJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Në kreun I bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore, mjetet e xhiros në administrim apo në ruajtje të institucioneve, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurave të privatizimit apo transformimit në shoqëri tregtare.”.

b) Paragrafi i parë, në pikën 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Institucionet qendrore dhe organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dërgojnë kërkesat e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve apo të institucioneve që kanë në varësi administrative ose në pronësi, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, sipas kërkesave të përmendura më sipër. Në rast se ministria përgjegjëse për ekonominë u kërkon institucioneve qendrore apo organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore kërkesën për prononcim privatizimi për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve që kanë në varësi administrative, këto institucione janë të detyruara që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nga data e marrjes së kërkesës, të dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive.”.

2. Pika 12, në kreun II, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“12. Për dokumentacionin e përgatitur nga komisioni i vlerësimit ndiqet kjo procedurë:

a) I dërgohet ministrit përgjegjës për ekonominë:

i. për objektet ndërtimore, linjat e prodhimit/shërbimit, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt dhe ajo funksionale;

ii. për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., kur asetet do të shiten të veçanta.

b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi kontrollon nëse ky dokumentacion ka kaluar në strukturat përkatëse, ia përcjell atë Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës, të ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, për verifikimin, konfirmimin dhe transparencën e procedurës së dokumentacionit të privatizimit të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje;

c) Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës, i ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, ka në përbërje:

– zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë, kryetar;

– një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë, MFE, anëtar;

– dy përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, MFE, anëtar;

– një përfaqësues të Drejtorisë së Auditimit, MFE, anëtar.

ç) Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës i rekomandon ministrit përgjegjës për ekonominë vijimin e procedurës së privatizimit nga struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike, nëse ekziston dokumentacioni i kërkuar ligjor dhe ka kaluar në të gjitha strukturat e parashikuara në këtë vendim.

Në rast të kundërt, Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës kërkon plotësimin e dokumentacionit.

d) Detyrat, mënyrat e vlerësimit dhe procedura e mbledhjes së Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës përcaktohen në udhëzimin e dalë në zbatim të vendimit nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar.”.

3. Fjalia e parë e pikës 19, në kreun III, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Komisioni i ankandit kryesohet nga përfaqësuesi i strukturës përgjegjëse për shitjen e pronës publike dhe në përbërje të tij ka anëtarë:

– përfaqësuesin e organit që ka në pronësi, ruajtje apo në varësi administrative objektin;

– përfaqësuesin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.”.

4. Pika 9, në kreun IV, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Për kontratat e shitjes, të deklaruara të pavlefshme me vendim gjykate të formës së prerë, duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, procedurat e rivlerësimit të objektit bashkë me truallin do të bëhen sipas kreut II, të këtij vendimi, dhe legjislacionit në fuqi për privatizimin.”.

5. Kudo në vendim, fjalët “… ministria përgjegjëse për ekonominë …” dhe “… Ministria e Financave…” zëvendësohen me emërtimin “Ministria e Financave dhe Ekonomisë”.

6. Kudo në vendim, fjalët “… Drejtori i Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike …” dhe “… Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, …”, zëvendësohen me “… Struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike …”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË GRAMSH, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE PISHAJ, TË PRONAVE ME NR.1274-1297, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.273, DATË 18.4.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS PISHAJ, TË QARKUT TË ELBASANIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “k”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.273, datë 18.4.2012, të Këshillit të Ministrave, kudo në titull dhe në përmbajtjen e tij, fjalët “… të komunës Pishaj …” zëvendësohen me “… në njësinë administrative Pishaj, Bashkia Gramsh…”.

2. Transferimin në pronësi të Bashkisë Gramsh, në njësinë administrative Pishaj, të pronave me nr.1274-1297, gjithsej 5 (pesë) fletë, sipas lidhjes 1 dhe formularëve, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

3. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.273, datë 18.4.2012, të Këshillit të Ministrave, shtohen pronat e përmendura në pikën 2.

4. Pronave me numër rendor 51-59 t’u ndryshojë sipërfaqja sipas formularëve bashkëlidhur, gjithsej 2 (dy) fletë.

5. Bashkisë Gramsh i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi.

6. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryetari i Bashkisë Gramsh dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR PROJEKTIN E RRUGËS THUMANË – FUSHË-KRUJË – VORË – KASHAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen e rehabilitimin e rrugëve nacionale, miratuar me vendimin nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e bonusit prej 8,5 (tetë presje pesë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gener 2” për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat për projektin e rrugës Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.135, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, PËR DISA MALLRA E SHËRBIME”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas shkronjës “a”, të pikës 4, të vendimit nr.135, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “a/1”, me këtë përmbajtje:

“a/1) të lidhë kontrata të posaçme me prodhues të barnave (Managed Entry Agreements ose MEA), në kushtet e nenit 6, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, të ndryshuar, në këto raste të veçanta:

i. Kur bari mund të sigurohet vetëm nga një prodhues, i cili zotëron të drejtat ekskluzive mbi atë bar;
ii. Kur përdorimi i teknologjisë së barit mund të rrisë efikasitetin e trajtimit të pacientëve në spitalet publike dhe kur bari është alternativë e vetme për një sëmundje ose indikacion të caktuar;
iii. Për sasi të garantuara bari, me çmim më të ulët se ai i deklaruar, miratuar nga ministria.”.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe spitalet publike në varësi për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

MEKANIZMAT KESHILLIMORE – MBROJTJA E FEMIJES

DOKUMENTACIONI – FAMILJA KUJDESTARE

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.