Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2010, PËR PROJEKTIN “LINJA E TRANSMISIONIT 400 KV SHQIPËRI – MAQEDONI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2010, për projektin “Linja e transmisionit 400 kV Shqipëri – Maqedoni”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË KUKËS, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE SHISHTAVEC, TË PRONËS ME EMËRTIMIN “POSTA E POLICISË KUFITARE NOVOSEJ”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “j”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001,“Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Kukës, për njësinë administrative Shishtavec, të pronës “Posta e Policisë Kufitare Novosej”, me vendndodhje në zonën kadastrale 2812, me sipërfaqe 2 800 (dy mijë e tetëqind) m2 dhe nr.rendor 58 – 63, sipas formularit bashkëlidhur, për t’u përdorur për funksione publike dhe zhvillimin e turizmit.
2. Në listën e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar, hiqet prona me emërtimin “Posta e Policisë Kufitare Novosej”, me nr.rendor 58 – 63.
3. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Kukës, për njësinë administrative Shishtavec, që i bashkëlidhet vendimit nr.458, datë 6.5.2009, të Këshillit të Ministrave.
4. Bashkisë Kukës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
5. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryetari i Bashkisë Kukës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE  TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje, të jenë sipas listës emërore dhe evidencës që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit për secilin qark janë, si më poshtë vijon:
a) Qarku Tiranë, 315 (treqind e pesëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 92 721 (nëntëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e njëzet e një) m²;
b) Qarku Elbasan, 80 (tetëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 542 (njëzet e tre mijë e pesëqind e dyzet e dy) m²;
c) Qarku Fier, 19 (nëntëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 648 (pesë mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) m²;
ç) Qarku Gjirokastër, 39 (tridhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 022 (dymbëdhjetë mijë e njëzet e dy) m².
d) Qarku Vlorë, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 333 (treqind e tridhjetë e tre ) m²;
 dh) Qarku Berat, 23 (njëzet e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 179 (pesë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë) m²;
e) Qarku Kukës, 30 (tridhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 8 216 (tetë mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë) m²;
ë) Qarku Korçë, 21 (njëzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 563 (dy mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre) m²;
f) Qarku Lushnjë, 11 (njëmbëdhjetë)  parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 382 (katër mijë e treqind tetëdhjetë e dy) m²;
g) Qarku Lezhë, 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19 075 (nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e pesë ) m²;
gj) Qarku Shkodër, 4 (katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 839 (një mijë e tetëqind tridhjetë e nëntë) m²;
h) Qarku Dibër, 38 (tridhjetë e tetë)  parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 285 (dhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) m²;
i) Qarku Durrës, 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër)  parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58 791 (pesëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një) m².
3. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesit e ndërtimeve pa leje.
4. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M 
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË ADMINISTRATORIT TË SHOQËRISË “NXITJA E BIZNESIT SOCIAL”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 20, të statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a., miratuar me vendimin nr.391, datë 1.6.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. En Muçi emërohet administrator i shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUSHTEVE DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRCAKTIMIN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Të përgjithshme
1. Ky vendim përcakton kushtet dhe procedurat për caktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike. Kjo procedurë zbatohet nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese.
2. Furnizuesi i mundësisë së fundit, i caktuar nga ERE, është i detyruar të furnizojë klientët, të cilët mbeten pa furnizues, kur:
a) furnizuesi i mëparshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është në kushtet e paaftësisë paguese ose është në proces falimentimi;
b) furnizuesit të mëparshëm, në përputhje me ligjin nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i është hequr ose i është pezulluar përkohësisht licenca;
c) klienti e ka objektivisht të pamundur të gjejë një furnizues në treg.
3. Në këtë vendim, termi “aplikues” nënkupton një furnizues, i cili, në përputhje me këtë vendim, aplikon për të qenë furnizues i mundësisë së fundit. Çdo përdorim tjetër, në këtë vendim, do të ketë kuptimin e përcaktuar në ligjin nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”.
II. Kushtet dhe procedurat për përcaktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit
1. Shoqëritë e interesuara për t’u caktuar si furnizues të mundësisë së fundit kanë të drejtë të aplikojnë në ERE, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e vendimit të Bordit të Komisionerëve për hapjen e procedurës.
2. Aplikuesi, për t’u caktuar si furnizues i mundësisë së fundit, duhet të dorëzojë dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Ekstraktin e regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
b) Kopje të licencës për furnizimin me energji elektrike në Republikën e Shqipërisë;
c) Përshkrimin e kapaciteteve teknike, organizative, profesionale dhe financiare të shoqërisë;
ç) Dëshmi të nevojshme që shoqëria shet dhe blen energji elektrike nëpërmjet transaksioneve (dypalëshe) në baza javore;
d) Dokumente që vërtetojnë se personi juridik i ka plotësuar detyrimet fiskale dhe të sigurimeve shoqërore, lëshuar nga administrata tatimore;
dh) Dokumentin që vërteton se personi juridik nuk është dënuar me vendim të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e shoqërisë, lëshuar nga gjykata;
e) Dokumentin që vërteton se përfaqësuesi i personit juridik nuk ndodhet në ndjekje penale, lëshuar nga prokuroria;
ë) Informacion të detajuar për aktivitetin e tij, bazuar në kërkesat e përgjithshme, të specifikuara në këtë vendim, dhe, veçanërisht,:
i. eksperiencën e tij të mëparshme në aktivitetin e furnizimit dhe kategorinë e klientëve të furnizuar;
ii. datën kur është i gatshëm për fillimin e ushtrimit të funksioneve të furnizuesit të mundësisë së fundit.
3. Në vendimin për hapjen e procedurave  ERE miraton kriteret e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit, duke përcaktuar pikëzimin mbi elementet e kapaciteteve teknike, organizative, profesionale, financiare dhe eksperiencën e shoqërisë së furnizimit.
4. ERE shqyrton nëse dokumentet e depozituara nga aplikuesi janë në përputhje me kërkesat e këtij vendimi dhe mund të kërkojë dokumentacion shtesë për të verifikuar besueshmërinë dhe saktësinë e të dhënave të dokumenteve.
5. Në rastet kur në aplikim mungon ndonjë nga dokumentet ose informacionet e kërkuara, ERE i kërkon aplikuesit të paraqesë dokumentacionin e munguar, brenda 7 ditëve kalendarike nga dita e njoftimit për plotësimin e tij.
6. Bordi i Komisionerëve të ERE-s, brenda 30 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, cakton si furnizues të mundësisë së fundit aplikuesin me pikët më të larta, që zotëron aftësitë më të mirat për të kryer detyrimet e furnizuesit të mundësisë së fundit dhe angazhohet dhe për të kryer detyrat sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
7. ERE, në vendimin e caktimit të furnizuesit të mundësisë së fundit, përcakton detyrimet ligjore për aktivitetet e furnizuesit të mundësisë së fundit dhe të drejtat e detyrimet e tij.
8. Furnizuesi i përzgjedhur i mundësisë të fundit duhet të konsiderohet si  personi i caktuar për të siguruar furnizimin e mundësisë së fundit me energji elektrike për konsumatorët familjarë dhe konsumatorët e vegjël jofamiljarë, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 86, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë 3-vjeçare, nga momenti i përzgjedhjes.
9. Furnizuesi i mundësisë të fundit, pas miratimin të vendimit të ERE-s, duhet të publikojë në faqen e tij të internetit një njoftim mbi mundësinë e furnizimit me energji elektrike si mundësi e fundit dhe duhet të njoftojë operatorët e sistemit të transmetimit e të shpërndarjes për fillimin e punimeve si furnizues i mundësisë të fundit.
10. Furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të përmbushë detyrimet sipas ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, kodet e sistemit të transmetimit e të shpërndarjes dhe çdo akt tjetër të nevojshëm për funksionimin e tij.
11. Furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të informojë ERE-n për përfundimin e afatit të caktimit të tij në përputhje me afatet ligjore, por jo më vonë se 4 (katër) muaj më përpara.
12. ERE, në përputhje me ligjin nr.43/2015, monitoron dhe mbikëqyr aktivitetin e furnizuesit të mundësisë të fundit.
III.    Përfundimtare
1. Deri në përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit, sipas këtij vendimi, ERE cakton, përkohësisht, furnizuesin e ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik për të kryer detyrat e furnizuesit të mundësisë së fundit.
2. Në rastet kur klienti nuk arrin të sigurojë furnizues në treg, për shkak të pamundësisë objektive të operatorëve të sistemit, furnizimi si mundësi e fundit kryhet në të njëjtat kushte me shërbimin universal të furnizimit.
3. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Enti Rregullator i Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FORMËS DHE TË PËRMBAJTJES SË DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT PËR PERSONAT PA SHTETËSI  DHE LEJES SË KALIMIT PËR TË HUAJT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 8, dhe 17, pika 3, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Modeli dhe specifikimet e dokumentit të udhëtimit për personat pa shtetësi janë të njëjta me modelin e dokumentit të udhëtimit për refugjatët, të parashikuar në ligjin nr.10322, datë 23.9.2010, “Për ratifikimin e shtesës së kontratës koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike”, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të “Sagem Securite” dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”.
2. Miratimin e specifikimeve teknike të dokumentit të udhëtimit “Pasaportë për personat pa shtetësi”, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Miratimin e specifikimeve teknike për dokumentin “Leje kalimi për shtetas të huaj”, sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Miratimin e modelit për dokumentin “Leje kalimi për shtetas të huaj”, sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FORMËS DHE TË PËRMBAJTJES SË LEJES SË QËNDRIMIT PËR TË HUAJT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 33, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e formës dhe të përmbajtjes së lejes së qëndrimit për të huajt, sipas anekseve 1 dhe 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vendimi nr.469, datë 6.5.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e elementeve të sigurisë dhe për miratimin e formës e të modelit të lejes së qëndrimit për shtetasit e huaj”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS,  PËR OFRIMIN E NDËRSJELLË TË TRUALLIT DHE AMBIENTEVE TË AMBASADAVE  
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për ofrimin e ndërsjellë të truallit dhe ambienteve të ambasadave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
     
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN  E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT,  KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN  E PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4/2, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 1/3 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
i. Në shkronjën “a”, emërtesa “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” zëvendësohet me “Agjencia e Trajtimit të Pronës”.
ii. Në shkronjën “b” shtohet emërtesa “Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
iii. Në shkronjën “c”, emërtesa “Fototeka Kombëtare Marubi” shfuqizohet.
b) Në fund të pikës 4/1 shtohet shprehja “inxhinieri matematike informatike”.
c) Në pikën 6, fjalët “Titullari i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave …” zëvendësohen me “Titullari i Agjencisë së Trajtimit të       Pronës …”.
ç)  Lidhja nr.9/4, që përmendet në pikën 13/4, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi:
–  për Agjencinë e Trajtimit të Pronës dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” të fillojnë nga data e emërimit të nëpunësve/punonjësve në detyrë dhe të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2016;
– për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale të fillojnë nga data 15 prill 2016 dhe të përballohen nga fondet e miratuara për këtë institucion për vitin 2016;
–  për përcaktimin e shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, të fillojnë nga data 1 janar 2016 dhe të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2016.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.167, DATË 19.2.2009; NR.286, DATË 18.3.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010, NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.822, DATË 23.11.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.345;  DATË 24.4.2013; NR.501, DATË 10.6.2015; NR.42, DATË 21.1.2015; NR.279, DATË 1.4.2015; NR.474, DATË 3.6.2015; NR.615, DATË 7.7.2015; NR.669, DATË 29.7.2015; NR.823, DATË 7.10.2015; NR.882, DATË 30.10.2015, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17,  të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980,  datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657,  datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.167, datë 19.2.2009; nr.286, datë 18.3.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677,  datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038,                  datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.1283, datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549, datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.359, datë 4.5.2011; nr.822, datë 23.11.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.345, datë 24.4.2013; nr.501, datë 10.6.2015; nr.42, datë 21.1.2015; nr.279,datë 1.4.2015; nr.474, datë 3.6.2015; nr.615, datë 7.7.2015; nr.669, datë 29.7.2015; nr.823, datë 7.10.2015, nr.882, datë 30.10.2015; të ndryshuara, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 9/363, 10/215, 12/175, 10/240, 17/60, 18/202, 17/141, 18/109, 18/39, 158/391 e 3/226 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës dhe Tirana 5, të jenë sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 158/395, 9/34 e 9/19 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës, Elbasan e Lezhë të jenë sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 10/164, 9/11, 10/34, 303/1 e 136/1 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës e Elbasan, të jenë sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë, për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 150/18, 152/17, 150/316 e 151/215 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 7/125 në Drejtorinë e ALUIZNI-t  Elbasan të jenë sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 13/60, 4/239, 9/129, 10/99, 12/183 e 10/97 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan, Tirana 1 dhe Durrës, të jenë sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 9/41, 119/51, 24/13, 11/106, 23/106, 24/211, 11/216 e 7/695 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës, Lushnjë dhe Tirana 1, të jenë sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 4/47, 25/135, 4/281, 7/380 e 7/381 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës, Elbasan dhe Tirana 1, të jenë sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/420 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 1 të jenë sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 92/52, 92/14 e 10/125 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 7/375, 7/377, 7/419, 7/426, 7/386, 3/467 e 3/466  në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 1 të jenë sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/310 e 3/277 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 9/132, 9/81 e 4/119 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 5/230, 60/152, 9/469 e 4/491 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan, Fier, Tirana 1 dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 4/191 e 2/229 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jetë sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 30/104, 30/104, 41/195 e 2/126 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 11/54 e 148/28 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 15/128, 7/141, 4/219, 30/42, 3/147, 1/486, 11/310, 11/309, 7/666, 7/666/1, 7/513, 3/791, 10/250, 3/692, 3/738, 3/780, 9/329 e 8/218 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan, Lushnjë, Durrës, Tirana 1 dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 1/685, 5/107, 40/60, 6/202, 341/53, 12/232, 9/276, 15/328, 11/261, 9/300 e 22/252 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës, Elbasan, Lezhë, Berat dhe Fier, të jenë sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 6/84, 6/76, 3/162 e 5/341 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 8/164, 8/277 e 8/161 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jenë sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 19/46 e 1/717 në drejtoritë e   ALUIZNI-t, Durrës dhe Shkodër, të jenë sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
23. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë, për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/887, 76/21, 1/463, 3/157, 3/171 e 3/172 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Durrës, Elbasan, Lushnjë dhe Kukës, të jenë sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
24. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 4/226 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2 të jetë sipas lidhjes AG, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
25. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 117/813, 72/620, 41/501, 41/503, 60/801, 21/251 e 160/600 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Fier të jenë sipas lidhjes AH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
26. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 2/382 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2 të jetë sipas lidhjes AI, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
27. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 6/282, 2/479 e 79/302 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Lezhë, Korçë dhe Fier, të jenë sipas lidhjes AJ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
28. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 254/3 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës të jetë sipas lidhjes AK, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
29. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 10/532 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Shkodër të jetë sipas lidhjes AL, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
30. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 1/322, 1/323, 1/324, 1/325, 1/326, 1/327, 1/328, 1/229, 1/330, 4/434, 6/265 e 11/154 në Drejtorinë e ALUIZNI-t Lezhë të jenë sipas lidhjes AM, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
31. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 24/138, 24/139, 24/140, 4/22, 4/19, 4/18, 4/32, 4/20 e 709/9/2 në drejtoritë e ALUIZNI-t, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër, të jenë sipas lidhjes AN, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M 
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMETIT RRUGOR “BULQIZË-URA E ÇERENEÇIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Bulqizë – Ura e Çereneçit”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall”, “kultura bujqësore dhe drufrutorë”, me shumën e përgjithshme 1 164 648 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) lekë, nga të cilat:
– tokë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe 3 998 (tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë) m2, me vlerë 489 310 (katërqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e treqind e dhjetë) lekë;
– “kultura bujqësore dhe drufrutorë”, me vlerë 675 338 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e treqind e tridhjetë e tetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “arë”, “truall”, “kultura bujqësore dhe drufrutorë”, prej 1 164 648 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri  “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë  pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Bulqizë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Bulqizë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme Bulqizë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.591,  DATË 10.9.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR PËRMIRËSIMIN DHE MONITORIMIN E INDIKATORËVE “TË BËSH BIZNES””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në planin e veprimit për përmirësimin dhe monitorimin e indikatorëve “Të bësh biznes”, që i bashkëlidhet vendimit nr.591, datë 10.9.2014, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI, NGA DREJTORIA  E PËRGJITHSHME E SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR TE BASHKIA POLIÇAN, TË QENDRËS POLIVALENTE PËR SHËRBIME TË PËRKUJDESIT SHOQËROR,  DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1324, DATË 1.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR, TË NDËRTESËS SË ISH-SPITALIT, POLIÇAN, DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT  TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT  TË PRONAVE SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR” 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, shkronja “d”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror te Bashkia Poliçan, të pronës me nr.32, me emërtimin “Qendra Polivalente për Shërbime të Përkujdesit Shoqëror”, sipas formularit dhe planimetrisë bashkëlidhur, për t`u përdorur për shërbime të përkujdesit social për kategoritë në nevojë.
2. Bashkisë Poliçan i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave shtetërore, miratuar me vendimin nr.1324, datë 1.10.2008, të Këshillit të Ministrave.
4. Institucioni, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, dhe shërbimi shoqëror që ofrohet, transferohen bashkë me ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin, personelin dhe dokumentacionin përkatës.
5. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondet e grupit 25, titulli 10430, kap.1, artikulli 600, 601 dhe 602, të buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të miratuar për vitin 2016 dhe, në vijim, sipas vitit buxhetor përkatës.
6. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, kryetari i Bashkisë Poliçan dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
                                                           
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË PATOS, TË QARKUT TË FIERIT, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE PATOS 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të  ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:   
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të njësisë administrative Patos, të Bashkisë Patos, që transferohen në pronësi ose në përdorim të saj, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
    Lista e inventarit të njësisë administrative Patos përbëhet nga 56 (pesëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe përfundon me numrin rendor 300 (treqind).
2. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryetari i Bashkisë Patos dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.