Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Qershor 2019:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA “MODELI DIGJITAL I TERRENIT””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “gj”, të pikës 2, të nenit 11, e të pikës 1, të nenit 16, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Modeli digjital i terrenit””, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin, ruajtjen e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA “ORTOIMAZHERIA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “i”, të pikës 2, të nenit 11, e të pikës 1, të nenit 16, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – tema “Ortoimazheria””, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin, ruajtjen e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 16.2.2017, PËR ÇËSHTJEN “CAKA KUNDËR SHQIPËRISË” (KËRKESA NR.74941/14)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018,“Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 16.2.2017, për çështjen “Caka kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.74941/14, për shumën 10 400 (dhjetë mijë e katërqind) euro, për kërkuesen Kleopatra Caka, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror si dhe kostot e shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkueses Kleopatra Caka, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 16.2.2017, për çështjen “Caka kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.74941/14.
4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të kërkueses Kleopatra Caka, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
5. Mbi shumën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga data 16.5.2017, deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN “SHTRATI I LUMIT LANA – ZHVILLIM URBAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”, në shumën prej 8 000 000 (tetë milionë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI) DHE KORPORATA ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE, SH.A., (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN “ENERGJI UJORE DHE SIGURIA E DIGAVE NË KASKADËN E DRINIT”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.85/2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (agjencia zbatuese e projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”, ratifikuar me ligjin nr.85/2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI) DHE KORPORATA ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE, SH.A., (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN “ENERGJI UJORE DHE SIGURIA E DIGAVE NË KASKADËN E DRINIT”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.85/2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (agjencia zbatuese e projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”, ratifikuar me ligjin nr.85/2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.224, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në numrat rendorë 10, 11 e 12, niveli 3, të lidhjes nr.5, që përmendet në pikën 5, të vendimit nr.224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjala “Kompanitë …” zëvendësohet me fjalët “Kompania e Parë, e Dytë dhe e Tretë e Këmbësorisë …”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2019.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.708, DATË 26.8.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LLOJET, PERIODICITETIN DHE MËNYRËN E RAPORTIMIT TË TË DHËNAVE STATISTIKORE PËR AFTËSINË E KUFIZUAR NGA STRUKTURAT SHTETËRORE PËRGJEGJËSE , NË NIVEL QENDROR E VENDOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.708, datë 26.8.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 11, emërtesa “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” zëvendësohet me fjalët “ministria përgjegjëse për aftësinë e kufizuar”.
2. Aneksi 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” .
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE, TË PASURISË SË PALUAJTSHME SHTETËRORE NR.10/46, ISH-MATERNITETI SARANDË, NË ZONËN KADASTRALE 8641
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, të pasurisë shtetërore me nr.10/46, ish-Materniteti Sarandë, me sipërfaqe 1842.26 m², në zonën kadastrale 8641, sipas të dhënave të pasurisë dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur si mjedise pune për ushtrimin e veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
3. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk mund ta tjetërsojnë apo t’ua japin në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT 2019 – 2021 TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE TË DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e planit të veprimit 2019 – 2021 të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR MENAXHIMIN E CILËSISË SË AJRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 21, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonominë, Ministria e Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROCEDURËS, TË KATEGORIVE, KUSHTEVE, KËRKESAVE TË KUALIFIKIMIT DHE TË EKSPERIENCËS PROFESIONALE PËR PERSONIN, TË CILIT I LËSHOHET CERTIFIKATA E AUDITUESIT ENERGJETIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.124/2015, “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1.1. Objekti dhe fusha e veprimit
Ky vendim ka për objekt dhe e shtrin fushën e veprimit në:
a) përcaktimin e procedurës, të kategorive, kushteve dhe kërkesave të kualifikimit e të eksperiencës profesionale të audituesit energjetik;
b) përcaktimin e kushteve, për personat fizikë, për t’u pajisjur me certifikatën e audituesit energjetik për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe/ose industri.
1.2. Përkufizimi i termave
Të gjithë termat e përcaktuar dhe që rrjedhin nga:
– ligji nr.124/2015, “Për efiçencën e energjisë”, i ndryshuar;
– ligji nr.116/2016, “Për performancën e energjisë në ndërtesa”;
– ligji nr.68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe të burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji”;
– ligji nr.7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”,
së bashku me ndryshimet e ardhshme, që ata mund të pësojnë, kanë dhe do të kenë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Certifikatë e audituesit energjetik”, certifikata e lëshuar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE), që vërteton kryerjen e testimit të njohurive për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe industri;
b) “Diplomë”, dokumenti zyrtar, i lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, që dëshmon përfundimin me sukses të një programi studimi;
c) “Testim”, testimi që kryhet nga AEE-ja për certifikimin e audituesve të energjisë, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi;
ç) “Regjistër”, Regjistri i Audituesve Energjetikë të Certifikuar, që mbahet dhe përditësohet nga AEE-ja;
d) “Kushte dhe kërkesa të certifikimit”, kushtet, përmbushja paraprake dhe/ose në vazhdimësi e të cilave janë të detyrueshme nga mbajtësi i certifikatës.
II. KATEGORITË, KUSHTET, KËRKESAT E KUALIFIKIMIT DHE TË EKSPERIENCËS PROFESIONALE PËR T’U PAJISUR ME CERTIFIKATËN E AUDITUESIT ENERGJETIK
2.1. Kategoritë e audituesve energjetikë
Audituesit energjetikë ndahen në dy kategori:
a) Auditues energjetikë të certifikuar për auditimin e energjisë në ndërtesa;
b) Auditues energjetikë të certifikuar për auditimin e energjisë në instalime industriale.
2.2. Kushtet, kërkesat e kualifikimit dhe të eksperiencës profesionale të kërkuar për t’u pajisjur me certifikatën e audituesit energjetik dhe detyrat e audituesit energjetik
2.1.1. Çdo person fizik, për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit energjetik ka të drejtë të aplikojë pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, për t’u paisur me certifikatën e audituesit energjetik.
2.2.2. Personat fizikë pajisen me “Certifikatën e audituesit energjetik” nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë, nëse kanë kaluar testimin e njohurive për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe/ose në instalime industriale, pranë kësaj agjencie.
2.2.3. Të drejtën për t’u paraqitur në testimin e audituesve energjetikë e kanë vetëm kandidatët që paraqesin pranë AEE-së dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Diplomën e nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”, në një nga fushat e arsimit të lartë, si më poshtë vijon:
i. Inxhinieri mekanike (Profili “Energjetikë”; Konstruksione makinash dhe mjete lëvizëse; Profili “Prodhim dhe menaxhim industrial”);
ii. Inxhinieri elektrike;
iii. Inxhinieri fizike;
iv. Inxhinieri elektronike;
v. Arkitekturë dhe urbanistikë;
vi. Inxhinieri ndërtimi (Profili “Ndërtim dhe administrim”);
vii. Inxhinieri mjedisi (Profili “Energjetikë”);
viii. Shkencat e fizikës dhe kimisë industriale;
ix. Inxhinieri ekonomike.
b) Librezën e punës, që vërteton dy vjet eksperiencë pune dhe përfshin përdorimin e energjisë në operacione mirëmbajtjeje e planifikimi;
c) Certifikatën e lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë publike dhe/ose jopublike, që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të energjisë”, në përputhje me ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
ç) Dokumentin e identifikimit.
2.3. Detyrat e audituesit energjetik
Detyrat kryesore të audituesit energjetik janë:
a) Të vlerësojë dhe të analizojë se si po përdoret energjia në një ndërtesë apo instalim industrial;
b) Të identifikojë mundësitë për ruajtjen/kursimin e energjisë;
c) Të rekomandojë se ku mund të reduktohet ose të optimizohet konsumi i energjisë;
ç) Të përgatisë certifikatën e performancës energjetike të ndërtesës dhe/ose instalimit industrial në përputhje me legjislacionin në fuqi për performancën e energjisë në ndërtesa;
d) Çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.
III. TESTIMI PËR AUDITUESIT ENERGJETIKË
3.1. Testimi për audituesit e energjisë
3.1.1. Për qëllime të certifikimit të audituesve energjetikë, AEE-ja organizon kryerjen e testimit.
3.1.2. AEE-ja njofton datën, kohën dhe vendin e kryerjes së testimit, nëpërmjet publikimit të njoftimit në gazetë dhe në website-in e AEE-së.
3.2. Aplikimi për testimin e audituesve energjetikë
3.2.1. Një person që plotëson kushtet e kualifikimit për t’u paraqitur në testimin e audituesve energjetikë, të përcaktuara në pikën 2.2, të këtij vendimi, dorëzon pranë sekretariatit teknik kërkesën e aplikimit, sipas formularit të përcaktuar në shtojcën I, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe dokumentet shoqëruese.
3.2.2. Dokumentet shoqëruese, që dorëzohen pranë AEE-së, duhet të jenë:
a) origjinale ose kopje të noterizuara të origjinalit;
b) në gjuhën shqipe ose të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes zyrtarë;
c) për rastet e dokumenteve të huaja, kopje të vërtetuara nga një autoritet publik i juridiksionit të huaj (zyrtar/noter). Është detyrim të vërtetohet ekzistenca e tyre, si zyrtarë apo noterë, nëpërmjet legalizimit apo apostilimit, sipas legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
3.2.3. Sekretariati teknik regjistron menjëherë, në protokollin e aplikimeve, kërkesat e regjistruara dhe përgatit kartelën shoqëruese të aplikimit.
3.2.4. Çdo dokumentacion aplikimi apo plotësime të tij shqyrtohet brenda 5 (pesë) ditëve pune nëse përmban ose jo, të plotë e të saktë, gjithë dokumentacionin përkatës, sipas këtij vendimi.
3.2.5. AEE-ja publikon në website-in e saj një përmbledhje për aplikuesit, e cila përmban skemën dhe modalitetet që rregullojnë testimin dhe materialin referencë për një testim të tillë, të paktën tre muaj përpara datës aktuale të testimit.
3.3. Pranimi për testimin e audituesve energjetikë
3.3.1. Pas shqyrtimit të formularit të aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese, nëse aplikanti plotëson kushtet për t’u paraqitur në testim, komisioni i testimit vendos pranimin e kërkesës dhe sekretariati teknik njofton aplikuesin, nëpërmjet sistemit informatik ose me shkrim, duke i lëshuar aplikantit një formular pranimi ku shënohet vendi, data dhe koha e testimit, të paktën pesëmbëdhjetë ditë para datës së testimit.
3.3.2. Pas shqyrtimit të formularit të aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese, nëse aplikanti nuk plotëson kushtet për t’u paraqitur në testim, komisioni i testimit refuzon kërkesën dhe sekretariati teknik njofton me shkrim aplikuesin për shkaqet e refuzimit.
3.4. Kalimi i testit
3.4.1. Një kandidat do të deklarohet se ka kaluar testimin për auditues energjetik nëse ka siguruar më shumë se një minimum prej 50% të pikëve maksimale për secilin nga modulet I, II, III e IV, si më poshtë vijon:
a) Moduli-I: Aspekte të përgjithshme të menaxhimit dhe auditimit të energjisë;
b) Moduli-II: Efiçenca e energjisë në shërbimet/pajisjet termike;
c) Moduli-III: Efiçenca e energjisë në shërbimet/pajisjet elektrike;
ç) Moduli-IV: Auditimi i energjisë për sistemet e pajisjeve dhe të shërbimeve në ndërtesa dhe industri.
3.4.2. Përmbajtja e katër moduleve të testimit I, II, III e IV përcaktohet në shtojcën VI, bashkëlidhur këtij vendimi.
3.5. Komisioni për testimin dhe certifikimin e audituesve energjetikë
3.5.1. Pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë ngrihet komisioni për testimin dhe certifikimin e audituesve energjetikë, me urdhër të ministrit përgjegjës për energjinë.
3.5.2. Komisioni përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, si më poshtë vijon:
– tre anëtarë nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë;
– dy anëtarë nga ministria përgjegjëse për energjinë.
3.5.3. Komisioni, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, merr vendime për:
a) pranimin apo refuzimin e kërkesës së aplikantit për t’u pranuar në testim;
b) kalimin e testimit nga kandidatët, që i janë nënshtruar testimit;
c) lëshimin e certifikatës mbi bazën e rezultateve të testimit;
ç) shfuqizimin e certifikatës dhe masat administrative, mbështetur, kryesisht, në kushtet e përcaktuara në këtë vendim;
d) përgatitjen dhe miratimin e fondit të pyetjeve si dhe përzgjedhjen rastësore të pyetjeve për testimin.
3.5.4. Komisioni thirret në mbledhje nga kryetari i tij. Kryetar i komisionit është drejtori i Përgjithshëm i AEE-së.
3.5.5. Në mbledhjen e tij të parë, komisioni zgjedh nënkryetarin e tij.
3.5.6. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Në mungesë të kryetarit dhe me autorizim të tij, mbledhjet mund të drejtohen nga nënkryetari i komisionit.
3.5.7. Mbledhjet e komisionit janë të mbyllura dhe në to mbahet protokoll nga një përfaqësues i sekretariatit teknik të komisionit. Protokolli mbahet në një libër të veçantë protokolli, të sekretuar me numër faqesh dhe përmban të dhëna, të paktën, për pjesëmarrjen, diskutimet, votimin dhe nënshkrimet e pjesëmarrësve.
3.6. Sekretariati Teknik
3.6.1. Sekretariati teknik i komisionit organizohet dhe funksionon pranë Agjencisë për Efiçencën e Energjisë. Organizimi i sekretariatit bëhet në bazë dhe zbatim të strukturës organizative. Veprimtaria e tij zhvillohet në përputhje me rregulloren e brendshme të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe me këtë vendim.
3.6.2. Roli i sekretariatit teknik, për qëllime të certifikimit të audituesve energjetikë, është i njëjtë me atë të përcaktuar në vendimin që miraton kategoritë, kushtet dhe kërkesat e kualifikimit për menaxherin e energjisë.
IV. CERTIFIKIMI I AUDITUESVE ENERGJETIKË
4.1. Ceriftikata e audituesve energjetikë
4.1.1. Agjencia për Efiçencën e Energjisë i lëshon personit, që ka kaluar testimin për auditues energjetik, “Certifikatën e audituesit energjetik”, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi.
4.1.2. Agjencia për Efiçencën e Energjisë është përgjegjëse për hartimin, përditësimin dhe publikimin në faqen zyrtare elektronike të saj të Regjistrit të Audituesve Energjetikë të Certifikuar, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi.
4.1.3. Arkivi i dokumentacionit të aplikimeve dhe certifikatave të miratuara organizohet sipas përcaktimeve në ligjin për arkivat, bashkë ose veçmas nga arkivi i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, në bazë të urdhrit të veçantë të titullarit.
4.1.4. Pas regjistrimit në regjistër, audituesit energjetik të certifikuar i lëshohet karta e identitetit të audituesit energjetik nga ministria përgjegjëse për energjinë, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi.
4.1.5. Në rastin e humbjes ose dëmtimit të “Certifikatës së audituesit energjetik” ose kartës së identitetit të audituesit energjetik, me kërkesën e tij, AEE-ja lëshon një dublikat të certifikatës ose kartës së identitetit.
4.2. Vlefshmëria e certifikatës
4.2.1. Certifikata e audituesit energjetik është e vlefshme për 7 (shtatë) vjet, me të drejtë rinovimi.
4.2.2. Rinovimi i certifikatës kryhet nga AEE-ja vetëm nëse audituesi energjetik i certifikuar i paraqet pranë saj certifikatën e pjesëmarrjes në kurse aftshkurtra të rifreskimit e përditësimit të njohurive, të organizuara nga AEE-ja, në trajnime të ndryshme të së njëjtës tematikë, të organizuara nga institucione ndërkombëtare të njohura nga AEE-ja si dhe nga institucione të arsimit të lartë, që ofrojnë programe studimi të formimit të vazhduar në fushën e menaxhimit të energjisë, në përputhje me ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
4.3. Revokimi i certifikatës
4.3.1. Agjencia për Efiçencën e Energjisë revokon “Certifikatën e audituesit energjetik” në përputhje me parashikimet e pikës 7, të nenit 17, të ligjit nr.124/2015, “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar.
4.3.2. Në rastin e revokimit të “Certifikatës së audituesit energjetik”, emri i tij hiqet nga Regjistri i Audituesve Energjetikë të Certifikuar dhe personi nuk ka të drejtë të kryejë auditime energjetike.
V. ANKIMI
5.1. Për çdo vendim të komisionit, individët kanë të drejtën e ankimit te ministri përgjegjës për fushën e energjisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit apo publikimit.
5.2. Titullari i ministrisë, pasi merr në shqyrtim ankesën e paraqitur nga subjekti, vendos, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve:
a) lënien në fuqi të vendimit të marrë nga komisioni;
b) kthimin për rishqyrtim në komision të vendimit të marrë;
c) anulimin e vendimit.
VI. DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia për Efiçencën e Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
RREGULLAT PËR SHKËMBIMIN E GRUPEVE DHE TË SHËRBIMEVE TË TË DHËNAVE GJEOHAPËSINORE NDËRMJET AUTORITETEVE PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. RREGULLA TË PËRGJITHSHME
1. Bazuar në nenin 19, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, autoritetet publike shkëmbejnë ndërmjet tyre grupet dhe shërbimet e të dhënave gjeohapësinore, që kanë në administrim, vetëm për qëllime të realizimit të funksioneve të tyre publike.
2. Për të dhënat gjeohapësinore që janë bërë pjesë e GIS-it Kombëtar dhe janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shkëmbimi do të bëhet nëpërmjet përdorimit të shërbimeve të rrjetit të këtij gjeoportali, sipas përcaktimeve të kreut II, të këtij vendimi.
3. Për të dhënat gjeohapësinore që nuk janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, deri në momentin e publikimit, shkëmbimi do të bëhet sipas përcaktimeve të kreut III, të këtij vendimi.
4. Në asnjë rast të dhënat apo grupet e të dhënave gjeohapësinore, të marra me qëllim realizimin e funksioneve publike, nuk mund të përdoren për qëllime të tjera apo t’u vihen në dispozicion të tretëve, me përjashtim të ASIG-ut.
5. Refuzimi për të vënë në dispozicion informacion gjeohapësinor, në çdo rast, duhet të jetë i argumentuar dhe bëhet objekt i shqyrtimit në Bordin për Informacionin Gjeohapësinor (BIG).
6. Kufizimet për shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor, për çdo rast, bëhen me vendim të ASIG-ut, dhe vetëm për shkaqet e parashikuara në pikën 2, të nenit 19, të ligjit nr.72/2012.
II. MARRJA E INFORMACIONIT NGA GJEOPORTALI KOMBËTAR NËPËRMJET SHËRBIMEVE TË RRJETIT (SHKARKIMI I TË DHËNAVE)
1. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bazë të nenit 23, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, ofron për të gjithë përdoruesit shërbimet e rrjetit për aksesin në informacionin gjeohapësinor.
2. Për autoritetet publike që përdorin informacion gjeohapësinor për të realizuar funksionet e tyre publike, ky informacion ofrohet pa pagesë.
3. Aksesi për shërbimin e shkarkimit (shkëmbimin e të dhënave), për autoritetet publike, ofrohet nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar, pas pajisjes së autoritetit publik me kredencialet e nevojshme (username, password).
4. Pajisja e autoritetit publik me kredencialet e nevojshme nga ana e ASIG-ut bëhet vetëm pas kërkesës zyrtare me shkrim dhe përcaktimit prej tij të personit/ave përgjegjës.
5. Pasi analizohet kërkesa, drejtori i Përgjithshëm i ASIG-ut autorizon administratorin e sistemit për pajisjen e personave të autorizuar të autoritetit publik me kredencialet e nevojshme dhe lejen për të përdorur shërbimin e shkarkimit.
6. Llogaria e hapur në emër të autoritetit publik i dërgohet zyrtarisht institucionit.
7. Marrja e informacionit, për çdo rast, realizohet në mënyrë automatike nga sistemi, pas plotësimit të fushave të nevojshme, të përcaktuara në manualin e hartuar dhe të publikuar nga ASIG-u, në Gjeoportalin Kombëtar.
8. Arsyetimi i kërkesës, bazuar në nevojën për kryerjen e funksioneve publike të institucionit, është kërkesë e detyrueshme, pa plotësimin e së cilës nuk mundësohet marrja e informacionit.
9. Lejimi për shkarkimin e informacionit apo refuzimi i tij i shkojnë autoritetit publik (kërkuesit) me e-mail duke i dhënë edhe link-un e shërbimit të shkarkimit në rastin e pranimit të kërkesës dhe arsyen e moslejimit të shkarkimit në rastin e refuzimit.
10. Përjashtimisht, kur mundësitë teknike nuk lejojnë shkarkimin e informacionit, ai ofrohet fizikisht, pas kërkesës me shkrim dhe vënies në dispozicion të pajisjeve të lëvizshme (usb, cd, dvd, hardisk i jashtëm) për depozitimin e informacionit.
III. MARRJA E INFORMACIONIT NGA AUTORITETI PUBLIK QË E ZOTËRON, NËPËRMJET KËRKESËS ME SHKRIM RAST PAS RASTI
1. Për të dhënat gjeohapësinore që nuk janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar i paraqitet kërkesë e argumentuar, me shkrim, autoritetit publik që i zotëron ato.
2. Në çdo rast kërkesa i dërgohet për dijeni ASIG-ut, si autoritet kombëtar përgjegjës për informacionin gjeohapësinor.
3. Arsyetimi i kërkesës, bazuar në nevojën për kryerjen e funksioneve publike të institucionit, është kërkesë e detyrueshme, pa plotësimin e së cilës nuk mundësohet marrja e informacionit.
4. Autoriteti publik, të cilit i është drejtuar kërkesa, vë në dispozicion të kërkuesit dhe të ASIG-ut të dhënat gjeohapësinore, duke përfshirë edhe metadatën përkatëse, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
5. Në rastin e refuzimit të kërkesës, për të vënë në dispozicion informacion gjeohapësinor, autoriteti publik që e zotëron atë duhet të arsyetojë refuzimin.
6. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet publike përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
RREGULLAT, KRITERET DHE PROCEDURAT PËR PËRDORIMIN E SHPELLAVE PËR QËLLIME TURISTIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 18, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullave, të kritereve dhe të procedurave për përdorimin e shpellave për qëllime turistike, që synojnë miradministrimin dhe qeverisjen e kujdesshme, me qëllim mosdëmtimin e vlerave të tyre ekologjike, kulturore, historike, kurative, të gjetjeve paleontologjike, arkeologjike si dhe të mbishkrimeve prehistorike.
2. Shpellat që janë miratuar si monumente natyre administrohen nga strukturat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (këtu e në vijim AKZM). AKZM-ja, në bashkëpunim me institucionet kërkimore e shkencore, harton planin e menaxhimit të shpellave. Për shpellat të cilat gëzojnë edhe statusin “pasuri kulturore”, AKZM-ja, në bashkëpunim me institucionet kërkimore e shkencore dhe strukturat përgjegjëse të specializuara për trashëgiminë kulturore, harton planin e menaxhimit të shpellave duke mbajtur në konsideratë kuadrin ligjor në fuqi për trashëgiminë kulturore. Planet e menaxhimit për të gjitha shpellat, monument natyre, miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore jo më vonë se 2 vjet nga miratimi i këtij vendimi.
3. Shpella jepet në përdorim kur:
a) është shpallur monument natyre;
b) institucionet kërkimore-shkencore përkatëse kanë dhënë me shkrim deklaratën se ka përfunduar eksplorimi dhe studimi i saj si dhe kanë dhënë opinionin për mundësinë e dhënies së shpellës në përdorim, për qëllime turistike;
c) ka përfunduar hartimi dhe miratimi i planit të menaxhimit të shpellës.
Mosplotësimi i njërit prej kushteve të mësipërme e bën të pamundur dhënien në përdorim të shpellës.
4. Në rast se shpellat e shpallura monumente natyre gëzojnë edhe statusin pasuri kulturore, përpara dhënies në përdorim merret mendimi i ministrisë përgjegjëse për kulturën.
5. Shpellat u jepen në përdorim për qëllime turistike subjekteve të interesuara që paraqesin një projekt teknik të përgatitur në përputhje më rregullat e përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi. Projekti teknik përpara miratimit, me qëllim sigurimin që ndërhyrjet e parashikuara nuk dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme integritetin ekologjik, arkeologjik, historik dhe vlerat e shpellës, i nënshtrohet për oponencë në institucionet kërkimore-shkencore. Në rastet kur shpellat gëzojnë edhe statusin pasuri kulturore kërkohet oponencë edhe nga strukturat e ministrisë përgjegjëse për kulturën, Institucionet kërkimore-shkencore/strukturat përgjegjëse për kulturën duhet të shprehen brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga paraqitja e projektit dhe mosdhënia e mendimit brenda afatit të kërkuar nuk pengon vijimin e procedurave.
6. Projekti teknik merr në konsideratë rregullat e përcaktuara në planin e menaxhimit të shpellës, karakteristikat dhe përbërësit individualë të shpellës dhe që nënkupton ndërhyrjet dhe veprimet mbrojtëse, restauruese, ngritjen e infrastrukturës, sistemet e kalimit, të ndriçimit, të kullimit të ujërave dhe të ajrimit, krijimin e mjediseve muzeale të njeriut të shpellave dhe të kafshëve të hershme.
7. Ky projekt teknik paraqitet për miratim pranë AKZM-së dhe pas miratimit të tij subjektit të interesuar i lind e drejta e paraqitjes së kërkesës pranë këtij institucioni, për marrjen në përdorim të shpellës për qëllime turistike.
8. Subjekti i interesuar, bashkë me kërkesën, dorëzon pranë AKZM-së edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Regjistrimin pranë QKB-së si person fizik apo juridik;
b) Përshkrimin e hollësishëm të veprimtarisë për qëllime turistike që do të ushtrojë në shpellë;
c) Vetëdeklarimin me anë të së cilës deklaron se siguron mbrojtjen e vlerave të shpellës, mirëmbajtjen e saj me shpenzimet e veta, ruajtjen e mikroklimës të regjimit ujor, të ekosistemeve, të tipareve gjeologjike dhe gjeomorfologjike, të gjetjeve paleontologjike e arkeologjike si dhe të gjallesave.
9. AKZM-ja, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të kërkuar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përkatës nga subjekti i interesuar, bën vlerësimin e saj duke përgatitur një raport përmbledhës dhe e përcjell për miratim te ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore.
10. Në rast se AKZM-ja konstaton se kërkesa e paraqitur nga subjekti i interesuar nuk plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim, AKZM-ja njofton subjektin për plotësimin e dokumentacionit brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës. Mosplotësimi i dokumentacionit brenda afatit të kërkuar përbën kusht për refuzimin e kërkesës.
11. Pas miratimit nga ana e ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore të marrjes në përdorim të shpellës, subjekti i interesuar, qoftë ky person fizik apo juridik, nënshkruan brenda 10 (dhjetë) ditëve kontratën e marrjes në përdorim me AKZM-në, e cila përmban rregullat e përdorimit të shpellës.
12. Afati i marrjes në përdorim të shpellës është 5 vjet, me të drejtë rinovimi.
13. Tarifa e marrjes në përdorim të shpellës llogaritet sipas aktit nënligjor për të ardhurat e gjeneruara nga tarifat, masa dhe kriteret e përdorimit të tyre, që autorizon ligji nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”.
14. Personi fizik apo juridik, që ka marrë në përdorim shpellën, nuk mund t’ia japë atë një personi tjetër ose të ndryshojë destinacionin e veprimtarisë për të cilin e ka marrë në përdorim apo të kryejë ndërhyrje jashtë projektit dhe të pamiratuara nga organet kompetente.
15. Personi fizik apo juridik, që ka marrë në përdorim shpellën, gjatë ushtrimit të veprimtarisë për qëllime turistike, është i detyruar të respektojë tarifat e përcaktuara për hyrjen në shpella.
16. Operatori turistik, udhërrëfyesit turistikë, vendas ose të huaj, të certifikuar si dhe vizitorët janë të detyruar të respektojnë rregullat e administrimit dhe përdorimit të shpellave. Ndalohet marrja e objekteve të ndryshme nga shpella, prekja me dorë apo me mjete të ndryshme të mjedisit të brendshëm të shpellës, të stalagmiteve dhe stalaktiteve, ndotja e mjedisit të brendshëm, hedhja e mbeturinave, keqpërdorimi i shpellave dhe i infrastrukturës mbështetëse.
17. Inspektorati përgjegjës për mjedisin dhe agjencitë rajonale të zonave të mbrojtura (AdZM), sipas kompetencave, kontrollojnë përdorimin e shpellës, në përputhje me kërkesat e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me përcaktimet e bëra në këtë vendim dhe në kontratën e nënshkruar.
18. Ndaj vendimit të Inspektoratit të Mjedisit, përdoruesi i shpellës ka të drejtën e paraqitjes së ankimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
19. Vendimi nr.807, datë 4.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e dhënies në përdorim të shpellave”, shfuqizohet.
20. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
LLOJET E SHËRBIMEVE STATISTIKORE QË OFRON INSTITUTI I STATISTIKAVE NDAJ TË TRETËVE KUNDREJT TARIFAVE TË PARACAKTUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Llojet e shërbimeve statistikore, që ofron Instituti i Statistikave ndaj të tretëve, kundrejt tarifave të paracaktuara, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Procedurat e ofrimit të shërbimeve statistikore, të parashikuara në këtë vendim, përcaktohen nga Instituti i Statistikave me rregullore të posaçme, e cila publikohet në faqen elektronike të institucionit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR PAPËR–CËRRIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor Papër-Cërrik”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, për pasuritë e llojit “tokë arë”, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me një vlerë të përgjithshme prej 1 633 520.4 (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e njëzet pikë katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë e llojit “tokë arë”, me vlerë 1 633 520.4 (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e njëzet pikë katër) lekë, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Elbasan të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 167/89, ZONA KADASTRALE 1031, BASHKIA DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5/2, të nenit 11/1, të ligjit nr 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 167/89, zona kadastrale 1031, Bashkia Durrës, sipas certifikatës së pronësisë të pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Durrës, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 167/89, zona kadastrale 1031, Bashkia Durrës.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Qarkut Durrës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TURIZMIT 2019–2023 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2019-2023 dhe të planit të veprimit.
2. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MIGRACIONIN DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT 2019-2022
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin dhe të planit të veprimit 2019–2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë e linjës dhe institucionet qendrore, për të cilat në Strategji dhe në planin e veprimit janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
STRUKTURAT E KOMITETIT KOMBËTAR TË DIGAVE TË MËDHA (KKDM)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 13, të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët emërohen, si më poshtë vijon:
1.1. Kryetari dhe nënkryetari emërohen për një mandat 5-vjeçar (pesëvjeçar) nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës për infrastrukturën.
1.2. Sekretar i KKDM-së është sekretari i Sekretariatit Kombëtar të Digave të Mëdha (SKDM), pranë ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën.
1.3. Anëtarët emërohen për një mandat 4-vjeçar (katërvjeçar) nga ministri përgjegjës për infrastrukturën, sipas propozimeve të mëposhtme:
a) 2 (dy) anëtarë nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën (përfaqësues në fushën e energjisë dhe përfaqësues nga KESH-i);
b) 2 (dy) anëtarë nga ministria përgjegjëse për bujqësinë;
c) 1 (një) anëtar nga ministria përgjegjëse për emergjencat civile (që mbulon emergjencat civile);
ç) 1 (një) anëtar nga Universiteti Politeknik;
d) 1 (një) anëtar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (specialist hidrolog);
dh) 1 (një) anëtar nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.
2. Këshilli Teknik i Përhershëm i Digave (KTPD) përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, që emërohen, për një mandat 5-vjeçar, nga ministri përgjegjës për infrastrukturën, me propozim të kryetarit të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM). Një prej anëtarëve do të jetë sekretar (specialist në SKDM) dhe një anëtar tjetër do të jetë përfaqësues i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
3. Shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhje, për çdo anëtar, bëhet sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore.
4. Mjediset e punës për KKDM-në, SKDM-ITD-në dhe KTPD-në sigurohen nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën.
5. Vendimi nr.745, datë 20.10.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për strukturat e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM)”, të ndryshuar, shfuqizohet.
6. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për viza, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE