Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Nëntor 2018: 

V E N D I M
PËR 

MIRATIMIN E PROJEKTIT PILOT “PËR MASAT PËR NXITJEN E TË NXËNIT, TË VIJUESHMËRISË DHE PËRPARIMIT TË NXËNËSVE TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “NAIM FRASHËRI”, KORÇË, PËR VITIN SHKOLLOR 2018-2019”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 

1. Miratimin e 350 (treqind e pesëdhjetë) bursave/kuotave ushqimore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2018-2019.
2. Vlera e bursës/kuotës ushqimore ditore është 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në ditë për nxënës, për mbulimin e kostos ushqimore. Vlera e bursës/kuotës ushqimore, që do t’u ofrohet nxënësve në mjediset e shkollës, në formën e shërbimit ushqimor ditor, të paketuar për çdo nxënës, për 170 (njëqind e shtatëdhjetë) ditë mësimore, jepet sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Njësia arsimore vendore të paraqesë pranë njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, Bashkia Korçë, listën emërore të nxënësve që ndjekin studimet në këtë institucion arsimor, përfitues të bursës/kuotës ushqimore, të detajuar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Një kopje e listës emërore të nxënësve të trajtuar me bursë/kuotë ushqimore dërgohet në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
4. Fondet publike për mbulimin e shpenzimeve për bursat/kuota ushqimore rishpërndahen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për Bashkinë Korçë dhe administrohen nga kjo bashki.
5. Njësia arsimore vendore dhe drejtoria e shkollës “Naim Frashëri”, Korçë, organizojnë aktivitete ekstrakurrikulare, me qëllim nxitjen e të nxënit, të vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve romë dhe egjiptianë të shkollës “Naim Frashëri”, Korçë. Këto aktivitete organizohen në përputhje me udhëzimin nr.30, datë 12.9.2018, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”.
6. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nga buxheti vjetor i miratuar, të mbulojë edhe rimbursimin e Bashkisë Korçë për pagesat e kryera, për programin buxhetor të arsimit 9-vjeçar, për vitin shkollor 2017-2018, në vlerën 3 449 000 (tre milionë e katërqind e dyzet e nëntë mijë) lekë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Korçë dhe njësia arsimore vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 30.11.2018, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 30.11.2018, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MODELIT TË UNIFORMAVE USHTARAKE, GRADAVE, SIMBOLEVE, FLAMUJVE DHE SHENJAVE TË TJERA DALLUESE TË UNIFORMËS USHTARAKE, QË MBAJNË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “ë”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e modelit të uniformave ushtarake, gradave, simboleve, flamujve dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas albumit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Vendimi nr.503, datë 13.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të uniformave, gradave e shenjave që mbahen në uniformë, si dhe të stemave të strukturave e të flamujve dekorativë, që mbajnë forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Taulant Muka, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR BASHKËPUNIMIN, NXITJEN E BIZNESIT DHE INFORMIMIN E DIASPORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe informimin e diasporës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.634, DATË 1.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN DHE DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE PËR NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE REHABILITIMIN E RRUGËVE NACIONALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, pikat 1, shkronja “j”, dhe 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në tekstin bashkëlidhur vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, “Rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
a) Pika 1, e nenit 14, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Nëse propozimi i pakërkuar konsiderohet i pranueshëm, autoriteti kontraktor mund të nisë procedurën për dhënien e kontratës nëpërmjet një procesi transparent dhe konkurrues.”.
b) Neni 15 riformulohet, me këtë përmbajtje:
“Neni 15
Dhënia e bonusit
Në rast pranimi të një propozimi të pakërkuar, përpara procedurës konkurruese propozuesi ka të drejtë të përfitojë nga autoriteti kontraktor, i cili vendos për një nga format e mëposhtme të bonusit:
a) Një bonus për rezultatin tekniko-financiar të propozuar prej tij, deri në një maksimum prej 10% (të 100 pikëve në total) të vlerësimit maksimal të garës, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave;
b) Aaplikimin e procedurës me publikim të projektit të tij, me qëllim përfitimin e ofertës më të leverdisshme ekonomike, pa ndryshuar projektin teknik.”.
c) Pas nenit 15 shtohet neni 15/1, si më poshtë vijon:
“Neni 15/1
Aplikimi i procedurës me publikim të projektit
1. Në rastin e aplikimit të procedurës sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 15, më lart, autoriteti kontraktor, pas vendimit për dhënien e kontratës, publikon projektin e propozuesit, me qëllim që të përfitojë ofertën më të leverdisshme ekonomike.
2. Autoriteti kontraktor publikon projektin e propozuesit së bashku me ofertën financiare dhe fton operatorë të tjerë ekonomikë, nëpërmjet një procesi transparent dhe konkurrues të paraqesin propozimet e tyre sipas përcaktimeve në dokumentet e procedurës konkurruese.
3. Oferta më e leverdisshme ekonomike do t’i paraqitet propozuesit me qëllim paraqitjen e një oferte më të leverdisshme ekonomikisht sesa oferta fituese.
4. Nëse propozuesi pranon, atëherë ai shpallet fitues i garës dhe vijohet më tej për negociimin e kontratës.
5. Nëse propozuesi nuk pranon të paraqesë një ofertë ekonomikisht më të leverdisshme, atëherë ofertuesi fitues do t’i paguajë atij vlerën e hartimit të projektit teknik, e cila do të publikohet në dokumentet e procedurës konkurruese.
6. Nëse palët dështojnë në negociimin e kontratës, atëherë ofertuesit do t’i mbahet vlera e garancisë së ofertës dhe do të ftohet propozuesi për negociim sipas vlerës fillestare të propozimit të tij.”.
ç) Në aneksin 1, “Dokumentet standarde të koncesionit/partneritetit publik privat të punëve publike dhe shërbimeve, për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, të përmendur në nenin 24, emërtimi i shtojcës 4 riformulohet në “Formulari i ofertës financiare/ekonomike”.
2. Ky vendim nuk zbatohet për propozimet e depozituara pranë Autoritetit Kontraktor, për të cilat është marrë një vendim për leverdisshmërinë e tyre përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2016 PËR PROJEKTIN “PROGRAMI I INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE I”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËRGATITJEN DHE REAGIMIN NË RAST EMERGJENCE RADIOLOGJIKE PËR MBROJTJEN E PUNONJËSVE DHE PUBLIKUT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për përgatitjen dhe reagimin në rast emergjence radiologjike për mbrojtjen e punonjësve dhe publikut”, sipas tekstit dhe shtojcave që i bashkëlidhen dhe janë pjesë përbërëse të këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.269, DATË 29.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË INDIVIDËVE QË PLOTËSOJNË KRITERET E PRANIMIT NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE, QË PËRJASHTOHEN NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të neneve 2 e 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të neneve 1 e 15, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit të punës”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të ligjit nr.9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës, “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.269, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:
“gj) Përjashtimisht për vitin akademik 2018-2019, studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimit në fushën e mësuesisë, të përcaktuara në shtojcën nr.1, të vendimit nr.216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”.
Studentët e regjistruar në vitin e parë, sipas përcaktimeve të kësaj shkronje, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.
Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, sipas përcaktimeve të kësaj shkronje, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha detyrimeve të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe të shlyera për vitet pararendëse.
Studentët përfitojnë përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.903, DATË 21.12.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENTËT E SHKËLQYER, STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME STUDIMI NË FUSHAT PRIORITARE DHE STUDENTËT NË NEVOJË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 112, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 2, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit të punës”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të nenit 12, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të nenit 32, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pas pikës 3, të vendimit nr.903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3.1, me këtë përmbajtje:
“3.1. Përjashtimisht për vitin akademik 2018-2019, përfitojnë bursa financiare sipas aneksit 1, të këtij vendimi, studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimit në fushën e mësuesisë, të përcaktuara në shtojcën 1, të vendimit nr.216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”.
Studentët e regjistruar në vitin e parë, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.
Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha detyrimeve të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe të shlyera për vitet pararendëse.
Studentët, sipas përcaktimeve të kësaj pike, përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR TURIZMIN TË DISA PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË VIJËN BREGDETARE SHKODËR-FIER

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 34, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonat kadastrale që i përkasin vijës bregdetare Shkodër-Fier, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, me qëllim përdorimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm.
2. Ministrisë përgjegjëse për turizmin i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronave të paluajtshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, t’i tjetërsojë ose t’ua japë ato në përdorim të tretëve, përveç projekteve të investimit në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.
3. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet në emër të Republikës së Shqipërisë, në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
4. Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të bëjë korrigjimet përkatëse në përshkrimin e veçantë të kartelave të pasurive të paluajtshme.
5. Ngarkohen ministria përgjegjëse për turizmin dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

REGJISTRIMIN DHE KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR TURIZMIN TË DISA PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË VIJËN BREGDETARE VLORË-SARANDË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar dhe të neneve 34 e 41, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonat kadastrale që i përkasin vijës bregdetare Vlorë-Sarandë, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, me qëllim përdorimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm.

4. Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të bëjë regjistrimin dhe korrigjimet përkatëse në përshkrimin e veçantë të kartelave të pasurive të paluajtshme.

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.