Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Qershor 2023:

 

V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, PËR NJËSINË VENDORE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR DURRËS, TË PASURIVE NR.2/235, 2/238, 2/371 DHE 4/131, ZONA KADASTRALE 8514, DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Durrës, të pasurive nr.2/235, 2/238, 2/371 dhe 4/131, zona kadastrale 8514, Durrës, sipas formularit dhe planrilevimeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurive, të përcaktuara në pikën, 1 të këtij vendimi, t’i tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.429, DATË 12.9.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUSHTET E PËRFITIMIT, SHUMËN DHE PROCEDURËN E DHËNIES SË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE DHE TË SHTESAVE TË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 6, e vendimit nr.429, datë 12.9.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Pensioni i posaçëm shtetëror është sa dhjetëfishi i pensionit social.
Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, me këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Në rastet kur shuma e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror, sipas kësaj pike, me pensionet e përfituara nga ligjet e tjera e kalon dymbëdhjetëfishin e pensionit social, reduktohet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, deri në masën që së bashku me pensionet e përfituara nga ligjet e tjera të jetë sa dymbëdhjetëfishi i pensionit social.”.

2. Pensionet e posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, rillogariten dhe caktohen sa dhjetëfishi i pensionit social dhe përfitohen nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, rillogariten dhe caktohen sa dhjetëfishi i pensionit social nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, me këtë shtesë nuk mund të jetë më e vogël se shuma e pensionit para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe më shumë se dymbëdhjetëfishi i pensionit social.

3. Shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të cilat së bashku me pensionin, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, kalojnë dymbëdhjetëfishin e pensionit social, nuk janë objekt rishqyrtimi, sipas këtij vendimi.

4. Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën 207 000 000 (dyqind e shtatë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.

5. Ngarkohen Ministria Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

AKT NORMATIV
PËR

DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.1, DATË 20.3.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.23/2019

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, miratuar me ligjin nr.23/2019, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1, togfjalëshi “… 2 (dy) …” zëvendësohet me “… 3 (tre) …”.

Neni 2

Në nenin 2, fjalët “… kryeqytet i Republikës së Sudanit të Jugut.”, zëvendësohen me “… si dhe në Shtabin e Komandës Bor, Jonglei, në Sudanin e Jugut.”

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

AKT NORMATIV
PËR

PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË ABYEI (UNISFA)

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Pjesëmarrjen e 1 (një) ushtaraku të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA).

Neni 2

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është mbështetja dhe dhënia e kontributit në misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA).

Neni 3

Ushtarakët, të cilët marrin pjesë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA), për ditët e qëndrimit në këtë mision përfitojnë:

a) pagën mujore;
b) dietën ditore për vështirësi shërbimi, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË PRIVATIZIMIT PËR PRONËN NR.338, ME EMËRTIM “ISH-REPARTI USHTARAK NR.5012/20”, ME VENDNDODHJE NË ÇEKREZ, GRAMSH, NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MBROJTJES, DHËNË ME QIRA ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA SHOQËRISË “ROZAFA”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 32, të kreut III, të vendimit nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për fillimin e procedurave të privatizimit për pronën nr.338, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë me qira me tarifën 1 euro/kontrata shoqërisë “Rozafa”, sh.p.k., në bazë të kontratës nr.1823 Rep., nr.867 Kol., datë 13.9.2019, në zbatim të vendimit nr.526, datë 25.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa”, sh.p.k., si qiramarrës, për pronën nr.338, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes”.
2. Vendimi nr.526, datë 25.7.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa”, sh.p.k., si qiramarrës, për pronën nr.338, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes”, me nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, shfuqizohet.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PЁR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.160, DATË 14.3.2022, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PËR REDUKTIMIN E SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT, NËPUNËSIT, PUNONJËSIT E INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE NËN PËRGJEGJËSINË E KËSHILLIT TË MINISTRAVE DHE SHOQËRIVE/NDËRMARRJEVE ME KAPITAL SHTETËROR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2006, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Vendimi nr.160, datë 14.3.2022, i Kёshillit tё Ministrave, “Për reduktimin e shpenzimeve të transportit për funksionarët, nëpunësit, punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave dhe shoqërive/ ndërmarrjeve me kapital shtetëror”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.228, DATË 13.4.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS, PËR FINANCIMIN E FESTIVALIT FOLKLORIK KOMBËTAR GJIROKASTËR, 24 QERSHOR – 2 KORRIK 2023”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.228, datë 13.4.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

a) Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) Në shpenzimet kapitale “Investime” shtohet fondi prej 830 000 (tetëqind e tridhjetë mijë) lekësh për blerje pajisjesh për zonën e spektatorëve dhe ambiente të tjera në kala.”.

b) Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Në shpenzimet “Operative” shtohet fondi prej 11 900 000 (njëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh për grantet e qarqeve.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.270, DATË 2.5.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të aktit normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.270, datë 2.5.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në pikën 1, data “15.3.2023” ndryshohet dhe bëhet “15.3.2024”;
b) Në pikën 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

i. Në shkronjën “a”, togfjalëshi “… 8 000 (tetë mijë) …” zëvendësohet me “… 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”;
ii. Pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:

“ç) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1497, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYPJEN E LETRAVE ME VLERË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 2, të vendimit nr.1497, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas fjalëve “… biletat e transportit rrugor dhe hekurudhor ,…” shtohen “… pullat e postës shqiptare ,…”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.