Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Prill 2020:
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Edlira Kraja emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Krislen Keri, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT ME SHKËMBIM NOTASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e ndryshimit me shkëmbim notash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.599, DATË 23.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAGESAVE QË KRYHEN NË AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, PËR CAKTIMIN DHE PËRDORIMIN E FREKUENCAVE, TË NUMRAVE DHE TË SERIVE NUMERIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 3, dhe 119, pika 2, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen nr.1, të vendimit nr.599, datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në tabelën nr.1, të pikës 2.1 “Shërbimi publik i lëvizshëm tokësor”, shtohet numri rendor 10, me të dhënat, si më poshtë vijon:
Nr. | Brezat e frekuencave (MHz) | Njësia e matjes së brezit | Pagesa vjetore
në lekë |
10. | (1452-1492) | 1*5 MHz | 800.000 |
b) Nënpika 2, e pikës 2.5, “Shërbime satelitore”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Pagesa vjetore, kur sistemi satelitor i lëvizshëm MSS/stacioni satelitor tokësor fiks, pavarësisht vendndodhjes së tij, përdor një frekuencë pune të ndryshme nga ato të brezave të frekuencave të dhëna më lart në pikën 1, është në varësi të brezit të frekuencave, gjerësisë së spektrit të përdorur, fuqisë EIRP të transmetimit dhe llogaritet sipas tabelës nr.7.”.
c) Në fillim të tabelës nr.7 shtohen pagesat sipas përcaktimeve, si më poshtë vijon:
Brezi frekuencës (GHz) | Gjerësia e brezit (MHz) | EIRP<50 dBW | 50 dBW≤ EIRP ≤ 75dBW | EIRP>75dBW |
<3 | BW<0.5 | 200 000 | 250 000 | 300 000 |
0.5 ≤ BW<2 | 250 000 | 300 000 | 350 000 | |
2 ≤ BW<11 | 300 000 | 350 000 | 400 000 | |
11≤ BW <40 | 350 000 | 400 000 | 450 000 | |
40 ≤ BW ≤ 80 | 400 000 | 450 000 | 500 000 | |
BW> 80 | 400 000+ (BW- 80) x 3.000 | 400 000+ (BW — 80) x 3.000 | 420 000 +(BW – 80) x3.000 |
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.967, DATË 25.10.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.967, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve kryesohet nga zëvendësministri që mbulon çështjet e mjedisit dhe në përbërje ka këta anëtarë:
a) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e pushtetit vendor;
b) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e mbrojtjes dhe të emergjencave civile;
c) Zëvendësministrin që mbulon financat dhe buxhetin;
ç) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e infrastrukturës së mbetjeve;
d) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e arsimit;
dh) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e drejtësisë;
e) Zëvendësministrin që mbulon fushën e shëndetësisë;
ë) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e integrimit evropian;
g) Zëvendësministrin që mbulon çështjet e bujqësisë;
gj) Përfaqësuesin e kabinetit të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.”.
2. Pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:
“9/1 Mbledhjet e Komitetit organizohen dhe asistohen nga sekretariati teknik, rol të cilin e kryen sektori teknik për mbetjet pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin.”.
3. Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Në mbledhjen e parë të çdo viti, Komiteti miraton programin e punës. Në rastet kur në Komitet paraqiten çështje të reja për diskutim, që lidhen me menaxhimin e integruar të mbetjeve apo me situatat emergjente mjedisore të krijuara, kryetari propozon rishikimin e programit dhe ia paraqet për miratim Komitetit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË TEK AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, TË PRONËS SË PËRCAKTUAR NË VENDIMIN NR.53, DATË 26.1.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR ZYRËN VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, LEZHË, TË MJEDISEVE TË KATIT PËRDHES DHE TË TRUALLIT FUNKSIONAL, PJESË TË PRONËS NR.981, ME EMËRTIM “SHTËPIA E USHTARAKËVE”, LEZHË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, 13, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 6 e 7, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Drejtësisë tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të pronës së përcaktuar në vendimin nr.53, datë 26.1.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, të mjediseve të katit përdhes dhe të truallit funksional, pjesë të pronës nr.981, me emërtim “Shtëpia e Ushtarakëve”, Lezhë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “CEREN ISMET SHEHU”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS PËR DHËNIEN ME QIRA TË PASURISË SHTETËRORE ME EMËRTIMIN “ISH-REPARTI USHTARAK NR.3031”, ME VENDNDODHJE NË TIRANË, NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “CEREN Ismet Shehu”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr.3031”, me sipërfaqe të përgjithshme 40 000 m2, nga e cila sipërfaqe nën objekt 1 456.4 m2, 10 tunele me sipërfaqe të përgjithshme 1 000 m2 dhe sipërfaqe funksionale 37 543.6 m2, me vendndodhje në Tiranë, me nr. pasurie 207/30, vol 9, fq 125, zona kadastrale 3 550, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet)-vjeçare, sipas genplanit dhe tekstit të kontratës që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E BAZËS TË TË DHËNAVE SHTETËRORE “SISTEMI I DEKLARIMIT TË PASURISË DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT – EACIDS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) të bazës të të dhënave shtetërore “Sistemi i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit – EACIDS”, i cili do të aksesohet në faqen zyrtare të internetit të Inspektoratit.
2. ILDKPKI-ja është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen, administrimin e bazës të të dhënave “Sistemi i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit – EACIDS”, dhe për ndërveprimin e përmbajtjes së tij me bazat e tjera të informacionit.
3. Të dhënat që përmban “Sistemi i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit – EACIDS” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhëna parësore konsiderohen të dhënat e vetëdeklaruara nga subjekti në deklaratat e interesave private.
b) Të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat e marra nga ndërveprimi me baza të tjera të të dhënave të informacionit pranë institucioneve, si më poshtë vijon:
i. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC);
ii. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB);
iii. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT);
iv. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR);
v. Njësia e Trajtimit të Koncesioneve/PPP (ATRAKO);
vi. Agjencia e Prokurimit Publik (APP);
vii. Sistemi Informatik për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (HRMIS);
viii. Thesari;
ix. Regjistri i Barrëve Siguruese (RBS);
x. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK);
xi. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD);
xii. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE);
xiii. Bankat, institucionet financiare jobankare, përfshirë edhe fondet e investimeve dhe të pensioneve;
xiv. Çdo bazë tjetër të dhënash që mund të ndërveprojë me “Sistemin e Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit – EACIDS”.
4. Dhënës të informacionit për këtë bazë të dhënash janë, si më poshtë vijon:
a) Personat që janë subjekt i deklarimit, sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve finaciare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar;
b) Institucionet:
i. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI);
ii. Bankat, institucionet financiare jobankare, përfshirë edhe fondet e investimeve dhe të pensioneve;
iii. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
iv. Institucione të tjera shtetërore, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
5. Niveli i aksesimit në sistemin elektronik dhe bazën e të dhënave të EACIDS është, si më poshtë vijon:
a) Individët që janë subjekt deklarimi dhe personat e lidhur me ta kanë akses në pjesën e sistemit, nga ku mund të kryejnë deklarimin, si dhe të shtojnë e të lexojnë vetëm të dhënat që kanë lidhje me ta, si dhe të modifikojnë ose të fshijnë për sa kohë nuk kanë aprovuar versionin përfundimtar të deklarimit.
b) ILDKPKI-ja ka akses si administrator dhe përdorues në EACIDS. Niveli i aksesimit, funksionet dhe të drejtat për përdoruesit e sistemit janë në përputhje me pozicionin e punës dhe përcaktohen në rregulloren e “Sistemit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë/Interesave Private dhe Konfliktit të Interesave”, të miratuar nga ILDKPKI-ja, në zbatim të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
c) Çdo person i interesuar, duke mos u kufizuar, individë, person juridik, privatë ose publikë, masmedia-n, shoqërinë civile, i cili ka akses për të lexuar ose marrë informacionin e publikuar në përputhje me kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.
6. Ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave shtetërore dhe procedurat e realizimit të ndërveprimit përcaktohen në rregulloren e “Sistemit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë/Interesave Private dhe Konfliktit të Interesave”, të miratuar nga ILDKPKI-ja, në zbatim të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
7. Funksionet dhe të drejtat e secilit përdorues janë në përputhje me pozicionin e punës dhe të përcaktuara në rregulloren e “Sistemit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë/Interesave Private dhe Konfliktit të Interesave”, të miratuar nga ILDKPKI-ja, në zbatim të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
8. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën software dhe hardware të EACIDS-së, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe të praktikave evropiane e ndërkombëtare, bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
9. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave është administratori i vetëm dhe përgjegjës i drejtpërdrejtë për strukturën e bazës të të dhënave të “Sistemit të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit – EACIDS”, në anën funksionale dhe operacionale.
10. Ngarkohet Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE QË PREKEN PREJ TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 15/1 e 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 10 e 24, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese, për 351 (treqind e pesëdhjetë e një) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon:
a) Për Qarkun Tiranë (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë) numri i parcelave ndërtimore është 98 (nëntëdhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 24 712 (njëzet e katër mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) m².
b) Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan) numri i parcelave ndërtimore është 121 (njëqind e njëzet e një), me sipërfaqe të përgjithshme 34 120 (tridhjetë e katër mijë e njëqind e njëzet) m².
c) Për Qarkun Durrës (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe Krujë) numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 1 074 (një mijë e shtatëdhjetë e katër) m².
ç) Për Qarkun Vlorë (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 43 (dyzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 15 112 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë) m².
d) Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë) numri i parcelave ndërtimore është 11 (njëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 789 (shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) m².
dh) Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës) numri i parcelave ndërtimore është 4 (katër), me sipërfaqe të përgjithshme 1 234 (një mijë e dyqind e tridhjetë e katër) m².
e) Për Qarkun Korçë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë) numri i parcelave ndërtimore është 7 (shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 909 (një mijë e nëntëqind e nëntë) m².
ë) Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë) numri i parcelave ndërtimore është 46 (dyzet e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 9 870 (nëntë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) m².
f) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër) numri i parcelave ndërtimore është 6 (gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 068 (një mijë gjashtëdhjetë e tetë) m².
g) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Zonat e Stimuluara) numri i parcelave ndërtimore është 8 (tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 648 (dy mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) m².
gj) Për Qarkun Fier (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier dhe Lushnjë) numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 541 (pesëqind e dyzet e një) m².
h) Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat) numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 64 (gjashtëdhjetë e katër) m².
3. Masa e kompensimit është 7 295,6 (shtatë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë presje gjashtë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 84 541 888,93 (tetëdhjetë e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë presje nëntëdhjetë e tre) lekë, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, do të veprohet, si më poshtë vijon:
a) Për numrat rendorë sipas kolonës 13, të shtojcës 1:
Përkatësisht numër rendor nr.3, nr.4 dhe nr.26, sipas seksionit të veçantë (kolona 17) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 15, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.
b) Për numrat rendorë sipas kolonës 13, të shtojcës 1:
Përkatësisht numër rendor nr.28 dhe nr.215, sipas seksionit të veçantë (kolona 17) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mbivendosjes, sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tirana Rurale 1, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Lushnjë, Kukës, Korçë, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Zonat e Stimuluara, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, PËR SIPËRFAQEN NDËRTIMORE SIPAS LIDHJES NR.1, TË PASURISË ME NUMËR 106/23, ZONA KADASTRALE 1936, BASHKIA DROPULL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5/2, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, për sipërfaqen ndërtimore prej 150 m2, të pasurisë me numër 106/23, zona kadastrale 1936, fshati Haskovë, njësia administrative Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull, sipas certifikatës të pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Gjirokastër, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit, nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, për sipërfaqen ndërtimore sipas lidhjes nr.1, të pasurisë me numër 106/23, zona kadastrale 1936, fshati Haskovë, njësia administrative Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Qarkut Gjirokastër dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Gjirokastër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.649, DATË 14.9.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË SPECIALITETEVE, NËNSPECIALITETEVE APO SPECIALITETEVE PLOTËSUESE PËR PROFESIONET E RREGULLUARA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.40/2016, “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.649, datë 14.9.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në shtojcën 1 “Lista e specialiteteve, nënspecialiteteve apo specialiteteve plotësuese për profesionet e rregulluara”, pas ndarjes XI shtohet ndarja XII, me këtë përmbajtje:
“XII. Profesioni i psikologut (Diplomë e ciklit të dytë ose ekuivalente me të).”.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PA SHPËRBLIM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT, TË KATIT PËRDHES, NË OBJEKTIN NR.1, TRE KAT, PJESË TË PRONËS NR.1047, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.6620 (PU)”, ME VENDNDODHJE NË LAGJEN “30-VJETORI”, BERAT, DHE PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.114, DATË 17.2.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PA SHPËRBLIM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE, PËR DEGËN E ARKIVIT SHTETËROR VENDOR NË BERAT, TË KATIT TË PARË E TË KATIT TË DYTË TË OBJEKTIT NR.1, DHE OBJEKTIT NR.2, PJESË TË PRONËS NR.1047, ME EMËRTIM “QENDËR MOBILIZIMI”, ME VENDNDODHJE NË BERAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, për një periudhë 20-vjeçare, nga Ministria e Mbrojtjes te Shërbimi Informativ i Shtetit, të katit përdhes, me sipërfaqe 198 (njëqind e nëntëdhjetë e tetë) m², në objektin nr.1, tre kat, pjesë të pronës nr.1047, me emërtim “Reparti ushtarak nr.6620 (PU)”, me vendndodhje në lagjen “30-Vjetori”, Berat, sipas planrilevimit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për ta përdorur për vendosjen dhe zhvillimin e aktivitetit të administratës së Drejorisë Vendore të Shërbimit Informativ të Shtetit, në Berat.
2. Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat iu ndalohet të ndryshojnë destinacionin e objektit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua japin atë në përdorim të tretëve.
3. Ministria e Mbrojtjes, e përfaqësuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Shtetit, të lidhin aktmarrëveshje ndërmjet palëve, për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, të katit përdhes, me sipërfaqe 198 (njëqind e nëntëdhjetë e tetë) m², në objektin nr.1, tre kat, pjesë e pronës nr.1047, me emërtim “Reparti ushtarak nr.6620 (PU)”, me vendndodhje në lagjen “30-Vjetori”, Berat, sipas planimetrisë, duke përcaktuar kushtet dhe detyrimet e ndërsjella ndërmjet palëve.
4. Vendimi nr.114, datë 17.2.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, për Degën e Arkivit Shtetëror Vendor në Berat, të katit të parë e të katit të dytë të objektit nr.1, dhe objektit nr.2, pjesë të pronës nr.1047, me emërtim “Qendër Mobilizimi”, me vendndodhje në Berat”, shfuqizohet.
5. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA