*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Newsroom
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Shkurt 2017
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Shkurt 2017
22 Shkurt 2017
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 shkurt 2017
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDANTIT SUPREM TË ALEATËVE TË ATLANTIKUT, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-S, DHE NOTËSSË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandantit Suprem të Aleatëve të Atlantikut, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s, dhe notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D IM
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, SHTABIT TË KOMANDANTIT SUPREM TË ALEATËVE TË ATLANTIKUT DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shtabit të Komandantit Suprem të Aleatëve të Atlantikut dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË PORTUGALISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S, DHE TË NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Portugalisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË DHE SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË LIDHJE ME MBËSHTETJEN E SHTETIT PRITËS PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE/STËRVITJEVE TË NATO-S DHE NOTËS SË PRANIMIT PËR T’U BËRË PJESË E KËTIJ MEMORANDUMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s dhe notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIM URBAN SPILE, HIMARË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikim urban Spile, Himarë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Himarë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “truall” dhe “objekt”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit prej 98 969 835.44 (nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë pikë dyzet e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 98 969 835.44 (nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë pikë dyzet e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Himarë.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM, PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Financave dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”, me një hua në shumën 112 500 000 (njëqind e dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) SAR, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME TE KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, TË DEPOS NR.3 DHE KAPANONET NR.1, PJESË PËRBËRËSE TË PRONËS ME EMËRTIMIN “AGJENCIA LUNDËR”, DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.413, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BRENDSHME (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE TË SHTETIT)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Punëve të Brendshme te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të Depos nr.3 dhe Kapanonet nr.1, pjesë përbërëse të pronës me emërtimin “Agjencia Lundër”, sipas planimetrive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim ruajtjen dhe magazinimin e bazës logjistike zgjedhore.
2. Pronat e përmendura në pikën 1, hiqen nga lista që i bashkëlidhet vendimit nr.413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe përmasat e tyre ndryshojnë dhe zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në genplanin dhe planimetritë që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe përbëhen, gjithsej, nga 3 (tre) fletë.
3. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’i tjetërsojë ato ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
INDEKSIMIN E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 61 e 88, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 17, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 24, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të nenit 6/1, të ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, të nenit 1, të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare në pension”, të nenit 8, të ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar dhe të nenit 4, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Indeksimin, në masën 3 për qind të:
a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuara;
b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;
ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 e 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;
ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;
f) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”;
g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar,
gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
h) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
i) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
j) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar.
2. Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 28.2.2017, përfshirë edhe këtë datë.
3. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.3.2016, nuk do të jenë më pak se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj dhe më shumë se 26 028 (njëzet e gjashtë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj.
4. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk do të jenë më pak se 8 912 (tetë mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
5. Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 014 (trembëdhjetë mijë e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
6. Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nr.150/2014, të caktuara pas datës 1.3.2017, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës 1, të këtij vendimi, të jetë:
a) deri në 14 664 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014;
b) deri në 14 164 (katërmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 9 602 (nëntë mijë e gjashtëqind e dy) lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
7. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14 664 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj.
8. Përfituesit e pensioneve, sipas shkronjave “a”, “e” dhe “gj”, të pikës 1, të këtij vendimi, krahas pensionit dhe kompensimeve, sipas përcaktimeve në pikat 6 dhe 7, të këtij vendimi, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet nr.138, datë 31.3.1994, Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 (njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e tetë) lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 (nëntë mijë e tetëqind e dy) lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë në muaj.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përllogariten në shumën 2 600 000 000 (dy miliardë e gjashtëqind milionë) lekë, dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2017 dhe ndahen përkatësisht:
a) 2 574 500 000 (dy miliardë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të pensioneve;
b) 25 500 000 (njëzet e pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a.
10. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për nxjerrjen e udhëzimit teknik në/dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, dhe i fillon efektet financiare nga data 1.3.2017.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E LISTËS SË MALLRAVE TË ZGJEDHURA DHE METODËN E LLOGARITJES SË INDEKSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës dhe të peshës specifike të grupmallrave e shërbimeve të përzgjedhura për llogaritjen e indeksit të ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët, bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjes të vitit 2014, të realizuar nga Instituti i Statistikave, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Indeksimi i pensioneve dhe trajtimeve të tjera financiare do të bëhet bazuar në ndryshimin mesatar vjetor të çmimeve të grupmallrave e shërbimeve të përcaktuara sipas pikës 1, të këtij vendimi.
3. Indeksi i ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të grupmallrave e shërbimeve llogaritet nga Instituti i Statistikave dhe i njoftohet Institutit të Sigurimeve Shoqërore deri në datën 10 shkurt të çdo viti.
4. Në rastet kur ndryshimi i indeksit mesatar vjetor të çmimeve rezulton negativ, shuma e pensioneve individuale në datën e vlerësimit njihet e drejtë e fituar dhe nuk i nënshtrohet një rivlerësimi në ulje. Si e drejtë e fituar, e cila nuk mund të rivlerësohet në ulje, njihet edhe baza e vlerësuar individuale për efekt të llogaritjes fillestare të pensionit, e realizuar deri në vitin e fundit kalendarik, pavarësisht se koefiçenti i indeksimit të saj për vitin e fundit kalendarik, i llogaritur sipas përcaktimeve në pikën 3, të nenin 59, “Baza e vlerësuar për llogaritjen e përfitimeve”, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rezulton të jetë më i vogël se “1”.
5. Çdo vit, si pasojë e ndryshimit të indeksit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë vlerësuar si bazë për nivelin minimal jetik të pensionistëve, të indeksohen:
a) pensionet, pensionet sociale, shtesat mbi pension dhe të ardhurat e invalidëve nga aksidentet në punë e sëmundjet profesionale, të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara sipas nenit 21, të këtij ligji;
c) pensionet e caktuara sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
ç) pensionet e invaliditetit dhe shtesat mbi pension, të caktuara sipas ligjit nr.7663, datë 20.1.1993, “Për statusin e invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, si dhe shpërblimi i caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë”;
d) Trajtimet e veçanta, i dhënë nga ligji nr.8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
e) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
ë) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë e nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”;
f) trajtimet e veçanta, të caktuara sipas ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, dhe pensionet familjare, të dhëna sipas ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
g) pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
gj) pensionet suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
h) pensionet suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
6. Vendimi nr.63, datë 1.2.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për listën e mallrave të zgjedhura për llogaritjen e indeksit dhe përcaktimin e mënyrës e të datës së indeksimit të pensioneve”, shfuqizohet.
7. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.575, DATË 10.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PЁR VLERЁSIMIN DHE DHЁNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 5, 21, pika 2, 24, pika 5, 25, pika 7, 42, pika 3, e 49, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin “Rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3, e nenit 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Projekti, që përmbush të gjitha kushtet e pikës 1, të këtij neni, më tej paraqitet për miratim në Ministrinë e Financave, e cila e shqyrton atë dhe vlerëson nëse është i nevojshëm edhe miratimi i saj në përputhje me nenin 42, të ligjit për koncesionet dhe PPP-të. Në rast se projekti nuk ka nevojë për mbështetje financiare, Ministria e Financave konfirmon vazhdimin e procedurave, brenda 10 ditëve pune nga paraqitja e projektit. Në rast se konfirmimi nuk paraqitet brenda 10 ditëve pune, atëherë, ai quhet i dhënë. ”.
2. Në nenin 17 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale, pavarësisht nga modeli i parashikuar i koncesionit/PPP dhe mënyra në të cilën ato janë nisur, d.m.th., propozim i kërkuar apo i pakërkuar. Nëse do të ketë ndryshime të mëtejshme në studimin e fizibilitetit pasi është paraqitur fillimisht për miratim në Ministrinë e Financave, autoritetet kontraktore duhet ta paraqesin sërish për miratim në Ministrinë e Financave për të verifikuar implikimet e mundshme fiskale.
Në rast se projekti koncesion/PPP nuk ka nevojë për mbështetje financiare, Ministria e Financave konfirmon vazhdimin e procedurave, në përputhje me afatet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 9.”.
b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Edhe projektet e koncesioneve/PPP, që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat, duhet të dorëzohen pranë Ministrisë së Financave e cila i vlerëson dhe miraton paraprakisht nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale. Në rast se këto projekte nuk kanë nevojë për mbështetje financiare, Ministria e Financave konfirmon vazhdimin e procedurave, brenda 10 ditëve pune nga paraqitja e projektit. Në rast se konfirmimi nuk paraqitet brenda 10 ditëve pune, atëherë, ai quhet i dhënë.”.
3. Pika 2, e nenit 22, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Autoriteti kontraktues, përpara dërgimit për miratim në Ministrinë e Financave të një projekti koncesioni/PPP, duhet të garantojë që kostot përkatëse të projektit janë të planifikuara të përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuara nga Kuvendi, si dhe brenda tavaneve të shpenzimeve për periudhën afatmesme, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
4. Pika 1, e nenit 23, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Çdo ndryshim ose transferim i kontratës së koncesionit/PPP, i ndërmarrë në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat, duhet të dorëzohet në Ministrinë e Financave për miratim paraprak, e cila vlerëson dhe verifikon implikimet e mundshme fiskale të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta mbi buxhetin e autoritetit kontraktues, buxhetin e shtetit ose që ndryshon në çfarëdolloj mënyre mbështetjen financiare.
Në rast se çdo ndryshim apo transferim i kontratës, i hartuar nga autoriteti kontraktues, nuk ka nevojë për mbështetje financiare, Ministria e Financave konfirmon vazhdimin e procedurave, në përputhje me afatet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 9.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.7, DATË 11.1.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2017 NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.7, datë 11.1.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1, numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet “2 270 veta”.
2. Në pikën 4, pas fjalëve “… si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional …” shtohen “… dhe pedagogë të jashtëm/trajnerë të angazhuar në formimin profesional të magjistratëve …”.
3. Në lidhjen nr.1, përmendur në pikën 1 të vendimit, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në ndarjet e mëposhtme shtohet nënndarja, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij:
i. “Gr.4, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”;
ii. “Gr.5, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave”;
iii. “Gr.10, Ministria e Financave”;
iv. “Gr.14, Ministria e Drejtësisë”;
v. “Gr.25, Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë”;
vi. “Gr.28, Prokuroria e Përgjithshme”;
vii. “Gr.29, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”.
b) Periudha kohore për emërtesat e mëposhtme bëhet 6-mujore:
i. “specialist” në ndarjen “Gr.93, Ministria e Industrisë dhe Energjisë”;
ii. “teknik”, “hidraulik”, “elektricist” dhe “ndihmëskuzhinier” në ndarjen “Gr.16, Ministria e Punëve të Brendshme”.
b) Kohëzgjatja ditore për emërtesat e mëposhtme bëhet 6 orë/ditë:
i. “Sanitar” në aparatin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
ii. “Specialist” tek Avokati i Popullit;
iii. për punonjësit e nënndarjes “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”.
c) Emërtesa “punonjës mirëmbajtjeje”, përmendur në nënndarjen “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” bëhet “punonjës shërbimi” dhe nënndarja “laboratori doganor” bëhet “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”.
4. Për arkivistët e kontraktuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të paraqitet në Ministrinë e Financave përshkrimi i punës së punonjësve të sipërpërmendur, duke pasqyruar normën ditore të përpunimit të dokumentacionit arkivor, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Për mjekët e kontraktuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjithashtu, të paraqitet përshkrimi i punës së tyre, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2017 për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe të agropërpunimit, të përdoret për:
a) investimet për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;
b) përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;
c) prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura;
ç) mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;
d) furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;
dh) nxitjen e investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve bujqësore, blegtorale, shpendëve, akuakulturës, mjaltit, dhe bimëve medicinale;
e) rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara;
ë) nxitjen e formalizimit, kooperimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
2. Masat e mbështetjes dhe masa e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, sipas rajonizimit të hartës bujqësore e cila miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në shkallë vendi, të jenë, si më poshtë vijon:
a) Mbështetje për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit e të mbrojtjes së bimëve, si:
i. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ha;
ii. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhëve, kumbullave, qershive, pjeshkëve, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, manit, mjedrës, luleshtrydhes dhe agrumeve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;
iii. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së arrave, lajthive dhe bajameve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha për format intensive të kultivimit;
iv. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve medicinale e aromatike, të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, rozmarinë, mëllagë e bardhë, mëllagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, lule dielli (për petale), shafran (Crocus sativus) dhe helichrysum italicum, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
v. mbështetja e fermave organike, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar;
vi. përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;
vii. mbrojtja e ullishteve nga dëmtimi i mizës së ullirit në bllok dhe sipas zonave prioritare të prodhimit, me fond limit jo më shumë 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha, përfshirë TVSH-në;
viii. zëvendësimi i plastmasit për serrat, në vlerën 1 700 000 (një milion e shtatëqind mijë lekë)/ha, me TVSH.
Sipërfaqja e mbjellë me kulturat e përshkruara sipas masave të përcaktuara në nënndarjet “i-iv” të kësaj shkronje duhet të jetë jo më e vogël se 0.2 ha dhe jo më e madhe se 5 ha.
b) Mbarështimi i blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës, si:
i. mbështetja për mbarështimin e deleve dhe të dhive të matrikulluara, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë dele ose dhi, për fermat të cilat mbarështojnë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë, por financimi të bëhet për jo më shumë se 200 (dyqind) krerë, si më poshtë vijon:
– Për 100 krerët e para, masa e financimit deri në 100%;
– Nga 101 deri 200 (100 krerët e dyta), masa e financimit deri në 50%.
ii. mbështetja për fermerët me jo më pak se 50 koshere blete, por financimi të bëhet për jo më shumë se 200 koshere, si më poshtë vijon:
– Për 100 kosheret e para, masa e financimit deri në 100%;
– Për 101-200 koshere (100 kosheret e dyta), masa e financimit deri në 50%.
iii. mbështetja e sektorit të akuakulturës, në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë/fermë dhe 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën kultivim, por jo më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore.
c) Furnizimi i qëndrueshëm i tregut dhe rritja e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale, si:
i. mbështetje për dorëzimin e prodhimit të frutave e të perimeve në pikat e grumbullimit ose përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur, të vërtetuar me faturë tatimore, përfshirë vlerën e tatimit. Sasia e dorëzimit të jetë për jo më pak se 100 kv dhe jo më shumë se 400 kv për frutat dhe perimet, si dhe për jo më shumë se 400 kv për fasulen pllaqi;
ii. mbështetje, në vlerën 10 (dhjetë) lekë/litri qumësht, për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë qumështi të matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 25 krerë dhe për jo më shumë se 2 000 litra për lopë. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit të vërtetuara me faturë tatimore;
iii. mbështetje e fermave blegtorale që mbarështojnë në mënyrë ekstensive (regjim gjysmëstallor) lopë të matrikulluara, në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë për kerë, por financimi të bëhet për jo më pak se 10 krerë, si më poshtë vijon:
– Për 20 krerët e parë, masa e financimit deri në 100%;
– Për 21-30 krerë (10 krerët e tjerë), masa e financimit deri në 50%.
iv. mbështetje për dorëzimin e prodhimit të midhjeve në qendrat e grumbullimit dhe/përpunimit, në vlerën 10 (dhjetë) lekë/kg të dorëzuar (të shitur) e të vërtetuar me faturë tatimore, por financimi të bëhet për jo më pak se 200 (dyqind) kv dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) kv në vit.
ç) Nxitja e investimeve në sektorin bujqësisë, blegtorisë, shpendëve, bletarisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale, si:
i. mbështetja e investimeve deri në 50% të vlerës së projektit, kundrejt faturës tatimore, përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt, për:
– ngritjen dhe/ose rikonstruksionin e ambienteve për grumbullimin, përpunimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore e blegtorale, produkteve të peshkimit e të akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;
– ngritjen dhe/ose rikonstruksionin e ambienteve për mbarështim të kafshëve, shpendëve, peshkut dhe molusqeve;
– linjat dhe/ose makineritë e pajisjet për standardizimin (paketim, mbushje, konservim, ambalazhim), tharjen dhe/ose përpunimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, mjaltit, bimëve medicinale, shpendëve, produkteve të peshkimit e të akuakulturës, si dhe për mjetet e specializuara të transportit për sektorët e sipërpërmendur;
– makineritë dhe pajisjet për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në komplekset blegtorale, të shpendëve e të akuakulturës.
ii. ndërtimi i serave për kultivimin e perimeve, prodhimin e fidanëve dhe produkteve të tjera bujqësore, në masën 50% të vlerës së investimit, përfshirë vlerën e tatimit, si më poshtë:
– por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 5 dynymë dhe jo më shumë se 2 ha për sera të thjeshta;
– por jo më shumë se 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 5 dynymë dhe jo më shumë se 2 ha për sera të teknologjisë së përparuar.
3. Përfitues nga masat e mbështetjes dhe masa e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të jenë fermerët, personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
4. Nga buxheti i miratuar për vitin 2017 të përdoret fondi me vlerë limit prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për aktivitete informuese për publikun lidhur me masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
5. Projektet e vlerësuara, të verifikuara dhe të kontraktuara gjatë vitit 2016, të cilat janë shpallur fituese dhe nuk janë financuar plotësisht për shkak të vonesave në realizimin e projektit si pasojë e kushteve atmosferike apo vonesave të shkaktuara nga marrëdhëniet kontraktuale me të tretët ose autoritetet shtetërore, vonesa për të cilat është njoftuar autoriteti kontraktor, të paguhen me fondet e vitit 2017, brenda tremujorit të parë të vitit 2017, por jo më shumë se fondi i alokuar prej 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekësh.
6. Projektet e vitit 2017, të cilat janë kualifikuar, por nuk mund të financohen për shkak të mungesës së fondeve, do të konsiderohen për financim nga shtesat e mundshme të buxhetit të vitit 2017.
7. Nga ky fond do të përdoret shuma 153 000 000 (njëqind e pesëdhjetë e tre milionë) lekë për bashkëfinancim me projektet IPA. Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes operacionale të nënshkruar ndërmjet Ministrisë Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe Giz.
8. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT 41A, 42 DHE 43A, NË OBJEKTIN E QUAJTUR “BISTRICË”, TË EKONOMISË PYJORE “DHROVJAN”, DELVINË, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “DELGI”, SH.P.K., PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË GIPS ALABASTERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore prej 29.4 ha, pjesë e ngastrave 41a, 42 dhe 43a, në objektin e quajtur “Bistricë”, të ekonomisë pyjore “Dhrovjan”, Delvinë, që do të përdoret nga shoqëria “Delgi”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të gips alabasterit, të hiqet nga fondi pyjor dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për ngastrat pyjore dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të sipërfaqes së hequr dhe të pakësimit në volum të lëndës drusore, paguhen nga shoqëria “Delgi”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Delgi”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen e marrë në përdorim sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda 3 viteve të para, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe prej 29.4 ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Bashkinë Finiq.
4. Bashkia Finiq dhe shoqëria “Delgi”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për hapat, afatet dhe procedurat për hartimin dhe realizimin e projekteve teknike sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi.
5. Sipërfaqet pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore”, dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
7. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit, sipas lejes mjedisore, nga shoqëria “Delgi”, sh.p.k. sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor publik.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Bashkia Finiq dhe shoqëria “Delgi”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SIGURINË KIBERNETIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, të nenit 11, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (Autoriteti), është institucion qendror buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike.
2. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, organizohet si Drejtori e Përgjithshme, me seli në Tiranë, dhe e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Autoriteti ka si objekt të veprimtarisë së tij mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik e shërbimeve të besuara, si dhe legjislacionit në fuqi në fushën e sigurisë kibernetike.
4. Autoriteti kryen këto detyra funksionale:
4.1 Ushtron kompetencat e parashikuara për autoritetin përgjegjës në legjislacionin në fuqi për nënshkrimin elektronik, për identifikimin elektronik e shërbimet e besuara si dhe për sigurinë kibernetike.
4.2 Garanton sigurinë për shërbimet e besuara, në veçanti për garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, biznesit dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike e private dhe tregtisë elektronike.
4.3 Përcakton rregullat për skemat e identifikimit elektronik, vulat elektronike, transferimin e detyrave të shërbimeve të besuara, shërbimin e transmetimit elektronik, autentifikimin e faqeve të internetit.
4.4 Përcakton rregullat dhe metodat për verifikimin e vlefshmërisë së produkteve të gjeneruara nga shërbimet e besuara, vendase dhe të huaja, duke mundësuar aksesin publik për kontrollin e vlefshmërisë së tyre nëpërmjet listave të besuara të vendeve anëtare të BE-së dhe protokollin on-line të statusit të certifikatave dhe listave të revokimit të certifikatave.
4.5 Krijon dhe mirëmban listat e besuara në nivel kombëtar, sipas përcaktimeve të standardeve të BE-së.
4.6 Miraton formën dhe përmbajtjen e marrëveshjeve, midis ofruesit të kualifikuar të shërbimit të besuar dhe palëve të treta, në rast të transferimit të shërbimit.
4.7 Mbikëqyr dhe kontrollon palët e treta, në rastin kur transferohen një ose më shumë nga detyrat e shërbimeve të besuara.
4.8 Realizon kontrollin/monitorimin e zbatimit të standardeve dhe procedurave të lëshimit të certifikatave të kualifikuara nga ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar.
4.9. Nxit dhe promovon shërbimet e besuara në shërbimet publike, të ofruara nga institucionet publike dhe private, ndaj qytetarëve dhe biznesit.
4.10 Merr pjesë në përgatitjen e strategjisë kombëtare në fushën e sigurisë elektronike, në përputhje me parashikimet sipas ligjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik, për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara si dhe për sigurinë kibernetike.
4.11 Bashkëpunon me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e rregullimit të sigurisë elektronike.
4.12 Garanton kushtet për konkurrencën e lirë, ndërmjet ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara, të cilat mbështeten në parimet e transparencës, neutralitetit të teknologjisë, ekonomisë së lirë të tregut, mosdiskriminimit dhe ndershmërisë.
4.13 Zgjidh mosmarrëveshjet midis ofruesve të kualifikuar të shërbimit të besuar dhe organizmave të testimit dhe konfirmimit.
4.14 Mbron të drejtat e përdoruesve të shërbimeve të besuara dhe zgjidh mosmarrëveshjet midis ofruesve të kualifikuar të shërbimit të besuar dhe zotërueseve të certifikatave të kualifikuara.
4.15 Bashkërendon punën me institucionet publike dhe private, të cilat disponojnë sisteme kritike e të rëndësishme të informacionit, dhe përgjigjet me kundërmasa ndaj kërcënimeve/sulmeve kibernetike.
4.16 Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse të qeverisë për hartimin e programeve dhe ndjekjen e procedurave të veçanta, me qëllim përmirësimin e nivelit të mbrojtjes së të dhënave dhe rrjeteve/sistemeve kompjuterike shtetërore ndaj veprimtarive të paautorizuara dhe/ose përpjekjeve për të zhvilluar një veprimtari të paautorizuar.
4.17 Verifikon sigurinë dhe përputhshmërinë e aplikacioneve të zhvilluara apo të implementuara nga autoritetet shtetërore.
4.18 Përcakton standardet minimale teknike për sigurinë e të dhënave dhe rrjeteve/sistemeve kompjuterike të shoqërisë së informacionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë.
4.19 Kontrollon implementim e të gjitha standardeve teknike të zbatuara nga institucionet e shoqërisë së informacionit.
4.20 Propozon plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit në fushën e veprimtarisë që mbulon.
4.21 Ngre, administron dhe mirëmban sistemin unik on-line, për publikimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme, si më poshtë:
a) Faqet me përmbajtje të paligjshme konstatohen nga autoritetet publike dhe dërgohen zyrtarisht pranë Autoritetit, i cili u mundëson atyre të drejtat e aksesit në sistem, për publikimin e tyre, me qëllim mbylljen e këtyre faqeve.
b) Autoriteti nxjerr udhëzime për funksionimin e sistemit, duke përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e autoriteteve publike, si dhe ofruesëve të shërbimit të internetit (ISP-ve).
4.22 Publikon listën e rregullave minimale të sigurisë për të gjitha institucionet publike e private dhe realizon kontrollin periodik të zbatimit të tyre.
4.23 Krijon dhe përditëson regjistrin elektronik për procedurat e kontrollit.
4.24 Krijon dhe përditëson regjistrin elektronik të ngjarjeve/incidenteve kibernetike dhe regjistrin e pikave të kontaktit kombëtare/ndërkombëtare.
5. Autoriteti ka stemën dhe vulën zyrtare, sipas specifikimeve më poshtë:
5.1 Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë dhe shënimet: “Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”.
5.2 Vula e Autoritetit ka formën dhe përmban elementet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi mbi prodhimin, administrimin, kontrollin dhe ruajtjen e vulave zyrtare.
5.3 Vula e Autoritetit përmban shënimin identifikues “Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”.
5.4 Vula e Autoritetit administrohet e ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
6. Autoriteti drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë e institucionit dhe është përgjegjës për mirëfunksionimin e tij, si dhe përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët.
7. Drejtori i Përgjithshëm kryen këto detyra:
7.1. Përgatit analiza, raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së strukturave në varësi të tij.
7.2. Drejton, përpunon programin vjetor për angazhimet e drejtorive dhe përcakton prioritetet në punën e tyre.
7.3. Raporton në mënyrë periodike mbi veprimtarinë e institucionit pranë ministrit përgjegjës.
7.4. I propozon ministrit përgjegjës të fushës ndërmarrjen e nismave ligjore për plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në fuqi.
7.5. Merr masa për administrimin e frytshëm të burimeve njerëzore, të mjeteve financiare e të burimeve materiale të institucionit.
8. Struktura e brendshme e Autoritetit miratohet nga Kryeministri sipas legjislacionit në fuqi.
9. Në të gjitha aktet nënligjore fjalët “Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik” dhe “Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike” zëvendësohen me “Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”.
10. Të gjitha të drejtat, detyrimet, kontratat dhe projektet që janë në proces dhe që i takojnë përkatësisht “Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik” dhe “Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike” i transferohen “Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike”.
11. Punonjësit aktualë të AKCE-së dhe ALCIRT-it, kalojnë tek Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe do të trajtohen në bazë të përcaktimeve të legjislacionit të nëpunësit civil, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
12. Fondet e miratuara për Autoritetin Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike në buxhetin e vitit 2017, transferohen në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, në të njëjtët zëra buxhetorë.
13.Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik, do të vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në momentin e fillimit të funksionimit të plotë të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike .
14. Vendimi nr.766, datë 14.9.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT)”, shfuqizohet.
15. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NR.7, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.174/2013
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të ndryshimit nr.7, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr.174/2013, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 1.18 HA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SURROJ, BASHKIA KUKËS, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “VLLAZNIMI DEDA IMPORT EKSPORT”, SH.P.K., PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË PASURIMIT TË KROMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore publike prej 1.18 ha, që do të përdoret nga shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k. për ndërtimin e fabrikës së pasurimit të kromit, në njësinë administrative Surroj, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik i Bashkisë Kukës, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat pwr sipërfaqen pyjore që pakësohet në volum dhe hiqet nga fondi pyjor e kullosor public, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt ndërtimi, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore, produkteve të tjera pyjore dhe kullosore dhe të investimeve të kryera në vite, paguhen nga shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar dhe derdhen në llogarinë bankare të Bashkisë Kukës.
3. Shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k., brenda 1 viti nga data e nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkinë Kukës, të pyllëzojë me fondet e veta 1.18 ha me drurë pyjorë, sipas përcaktimeve në këtë marrëveshje.
4. Bashkia Kukës dhe shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Një kopje e marrëveshjes, së bashku me projektet e miratuara, dërgohet për monitorim në Ministrinë e Mjedisit, jo më vonë se 10 ditë nga data e nëshkrimit të saj.
5. Sipërfaqja pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Bashkisë Kukës.
6. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i ndërtimit të fabrikës së pasurimit të kromit”.
7. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit, sipas procedurës paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis nga shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik të Bashkisë Kukës.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Bashkia Kukës dhe shoqëria “Vllaznimi Deda Import Eksport”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 38.6 HA NË OBJEKTIN “LESHNICA”, BASHKIA KUKËS, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “LLAGNAT”, SH.P.K. PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË HEKUR-NIKELIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore publike prej 38.6 ha, që do të përdoret nga shoqëria “Llagnat”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të hekur-nikelit në objektin “Leshnicë”, Bashkia Kukës, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik, të pakësohet në volum dhe çregjistrohet nga Regjistri i Kadastrës së Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqet pyjore që pakësohen në volum, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëngjiten këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore, produkteve të tjera pyjore e kullosore dhe të investimeve të kryera në vite, objekt i këtij vendimi, paguhen nga shoqëria “Llagnat,” sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar, dhe derdhen në llogarinë bankare të Bashkisë Kukës.
3. Shoqëria “Llagnat”, sh.p.k., brenda 3 viteve, nga data e nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkinë Kukës, të pyllëzojë me fondet e veta, me drurë pyjorë, një sipërfaqe prej 20 ha.
4. Bashkia Kukës dhe shoqëria “Llagnat”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Një kopje e marrëveshjes, së bashku me projektet e miratuara, dërgohet në Ministrinë e Mjedisit, jo më vonë se 10 ditë nga data e nënshkrimit të saj.
5. Sipërfaqet pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i aktivitetit minerar”.
7. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit, sipas lejes mjedisore, nga shoqëria “Llagnat”, sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik të Bashkisë Kukës.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Bashkia Kukës dhe shoqëria “Llagnat”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 14.4 HA NË OBJEKTIN “LAJTHIZË”, TË QARKUT TË LEZHËS, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “BLEDI”, SH.P.K. PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË KROMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore publike prej 14.4 ha, pjesë e ngastrave nr.38a, 41a dhe 41b në objektin “Lajthizë”, të ekonomisë pyjore “Lajthizë”, në qarkun e Lezhës, që do të përdoret nga shoqëria “Bledi”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të kromit, të hiqet nga fondi pyjor e kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqen pyjore e kullosore, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor dhe të produkteve të tjera pyjore e kullosore, në sipërfaqen objekt minerar, paguhen nga shoqëria “Bledi”, sh.p.k. në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Bledi”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet në përdorim sipas kushteve të lejeve mjedisore dhe, brenda vitit të parë, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe pyjore prej 15 ha në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit.
4. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
5. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore, të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit sipas lejes mjedisore, nga shoqëria “Bledi”, sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shoqëria “Bledi”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI ELEKTRONIK SHËNDETËSOR KOMBËTAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për Ministrinë e Shëndetësisë, “Regjistri Elektronik Shëndetësor Kombëtar”.
2. Regjistri Elektronik Shëndetësor Kombëtar mban të dhëna për dokumentet mjekësore elektronike të shtetasve që kanë marrë shërbim shëndetësor në institucionet e kujdesit shëndetësor. Institucioni administrues i Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar është Ministria e Shëndetësisë.
3. “Dokument mjekësor elektronik” janë të gjitha dokumentet që krijohen nga profesionistët e shëndetit, nga përdorimi i sistemeve të shëndetësisë elektronike.
4. Vlefshmëria e dokumentit mjekësor elektronik relizohet nëpërmjet nënshkrimit elektronik nga profesionistët e shëndetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për nënshkrimin elektronik.
5. Të dhënat parësore dhe dytësore të Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar janë, si më poshtë vijon:
a) Të dhënat parësore:
i. të dhëna për referimet, ekzaminimet dhe trajtimet e shtetasit;
ii. miratimi (ose refuzimi) i shtetasit për shkëmbim të dokumenteve mjekësore elektronike ndërmjet institucioneve të kujdesit shëndetësor.
b) Të dhënat dytësore, që shkëmbehen me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC), janë:
i. Parametrat hyrës:
– NID-i i shtetasit.
ii. Parametrat dalës:
– Emri;
– Mbiemri;
– Emri i babait;
– Adresa;
– Gjinia;
– Vendlindja;
– Datëlindja;
– Lidhja me kryefamiljarin;
– Bashkia;
– Nr. i ID-së të dokumentit.
6. Dhënësi/dhënësit e informacionit për Regjistrin Elektronik Shëndetësor Kombëtar janë:
a) shtetasit;
b) institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, të krijuara ose licencuara sipas legjislacionit në fuqi;
c) Ministria e Shëndetësisë;
ç) Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
d) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;
dh) Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore;
e) Qendra Kombëtare Teknike Biomjekësore;
ë) urdhrat e profesionistëve të shëndetësisë.
7. Bazat e të dhënave me të cilat ndërvepron Regjistri Elektronik Shëndetësor Kombëtar janë Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (DPGjC) dhe database-t e tjera shtetërore, të cilat, në aktin e krijimit të tyre, parashikojnë ndërveprimin me Regjistrin Elektronik Shëndetësor Kombëtar.
8. Subjektet e interesuara për përdorimin e Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar, janë:
a) shtetasit, të cilët aksesojnë të dhënat mjekësore nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.al. Shtetasit mund të ndryshojnë miratimin për shkëmbimin e dokumenteve mjekësore elektronike ndërmjet institucioneve të ofrimit të kujdesit shëndetësor edhe në portalin qeveritar e-Albania.al;
b) institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, të krijuara ose të licencuara sipas legjislacionit në fuqi, punonjësit e të cilëve kryejnë regjistrimin e shtetasve në sistem dhe krijojnë dokumentet mjekësore elektronike të tij;
c) Ministria e Shëndetësisë, që ka përgjegjësinë dhe rolin e adminstratorit të Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar dhe e përdor për gjenerimin e raporteve statistikore;
ç) Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për gjenerimin e raporteve statistikore;
d) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për gjenerimin e raporteve statistikore;
dh) Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, për gjenerimin e raporteve statistikore;
e) Instituti i Shëndetit Publik, për gjenerimin e raporteve statistikore;
ë) Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, për gjenerimin e raporteve statistikore;
f) Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore, për gjenerimin e raporteve statistikore;
g) Qendra Kombëtare Teknike Biomjekësore, për gjenerimin e raporteve statistikore.
9. Niveli i aksesimit për subjektet e interesuara
a) Shtetasit, nëpërmjet portalit e-Albania.al. shohin dokumentet e tyre mjekësore dhe se kush i ka aksesuar këto dokumente. Shtetasit mund të ndryshojnë miratimin për shkëmbimin e dokumenteve mjekësore ndërmjet institucioneve të kujdesit shëndetësor;
b) Institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor publik dhe/ose privat, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për licencimin.
c) Rolet e përdoruesve të Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar në institucionet shëndetësore, janë:
i. Recepsionist;
ii. Operator të dhënash;
iii. Personel mjekësor;
iv. Personel për statistika dhe raporte;
v. Administrator.
Çdo përdorues identifikohet në sistem nëpërmjet llogarisë së tij personale (fjalëkalim/password) dhe ka role me nivele aksesi e të drejta sipas rregullores së sistemit, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë.
Personeli mjekësor, në institucionet shëndetësore, ka të drejtë të shohë dokumentet mjekësore elektronike të prodhuara në një institucion tjetër për një shtetas që ka dhënë miratimin për shkëmbimin e informacionit.
ç) Ministria e Shëndetësisë ka rolet e përdoruesit “Personel për statistika dhe raporte” dhe “Administrator”;
d) Institucionet shëndetësore, që kanë rolin e përdoruesit “Personel për statistika dhe raporte” janë, si më poshtë vijon:
i. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
ii. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;
iii. Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore;
iv. Instituti i Shëndetit Publik;
v. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim;
vi. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore;
vii. Qendra Kombëtare Teknike Biomjekësore.
10. Dokumentet mjekësore në format elektronik, pjesë e sistemit të informacionit shëndetësor, të cilat duhet të nënshkruhen elektronikisht dhe të quhen dokumente mjekësore elektronike, përcaktohen me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.
11. Dokumentet mjekësore elektronike, që përdoren në sistemet e informacionit shëndetësor nga subjektet publike ose jopublike, si dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët duhet të përdorin nënshkrim elektronik të kualifikuar, të përdorin infrastrukturën e çelësit publik, e cila administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ose nga ofrues të kualifikuar të shërbimit të besuar, të akredituar nga autoriteti përkatës, sipas legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.
12. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën software dhe hardware të Regjistrit Elektronik Shëndetësor Kombëtar të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane e ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë, të bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
13. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi tre muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
Miratimin e Projektit Pilot PËR MASAT PËR NXITJEN E TË NXËNIT, TË VIJUESHMËRISË DHE PËRPARIMIT TË NXËNËSVE TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “NAIM FRASHËRI”, KORÇË, PËR VITIN SHKOLLOR 2016-2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e projektit pilot për dhënien e 350 (treqind e pesëdhjetë) bursave/ kuotave ushqimore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2016-2017.
2. Vlera e bursës/kuotës ushqimore ditore është 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në ditë për nxënës, për mbulimin e kostos ushqimore. Vlera e bursës/kuotës ushqimore, që do t’u ofrohet nxënësve në mjediset e shkollës në formën e shërbimit ushqimor ditor të paketuar për çdo nxënës për 170 (njëqind e shtatëdhjetë) ditë mësimore, jepet sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, në fillim të vitit shkollor, duhet të dërgojë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, Bashkia Korçë, listën emërore të nxënësve që ndjekin studimet në këtë institucion arsimor, përfitues të bursës/kuotës ushqimore, të detajuar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Një kopje e listës emërore të nxënësve të trajtuar me bursë/kuotë ushqimore i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
4. Fondet publike për mbulimin e shpenzimeve për bursat/kuotat ushqimore rialokohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Bashkinë Korçë dhe administrohen nga kjo bashki.
5. Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë dhe drejtoria e shkollës “Naim Frashëri”, Korçë, organizojnë aktivitete ekstrakurrikulare, me qëllim nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve romë dhe egjiptianë të shkollës “Naim Frashëri”, Korçë. Këto aktivitete organizohen në përputhje me udhëzimin nr.21, datë 23.7.2010, të ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për normat e punës mësimore – edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar.
6. Efektet financiare të mbulohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin buxhetor të arsimit 9-vjeçar.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave, Bashkia Korçë dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2017.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI. TEMA: EMËRTIMET GJEOGRAFIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 11, dhe të pikës 1, të nenit 16, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri. Tema: Emërtimet gjeografike”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËRZGJEDHJES SË PROJEKTEVE NË TURIZËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 31, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në Turizëm, përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për turizmin, si më poshtë vijon:
– Sekretari i Përgjithshëm, kryetar;
– Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit, anëtar;
– Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, anëtar;
– Drejtori i Financës, anëtar;
– Drejtori i Politikave dhe Planifikimit të Turizmit, anëtar.
2. Caktimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në Turizëm, përfaqësues të shoqatave në sektorin e turizmit, si më poshtë vijon:
– Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), anëtar;
– Shoqata e Guidave Shqiptare, anëtar.
3. Vendimi nr.280, datë 13.4.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në Turizëm”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I QYTETIT TË PUKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i qytetit të Pukës”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Pukë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “objekt”, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 98 969 835 (nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 98 969 835 (nëntëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
6. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Pukë.
7. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pukë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pukë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Pukë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIJETËSIMI I QENDRËS SËQYTETIT DELVINË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rijetësimi i qendrës së qytetit Delvinë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Delvinë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “objekt”, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 10 719 236 (dhjetë milionë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 10 719 236 (dhjetë milionë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
6. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Delvinë.
7. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Delvinë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë dhe Bashkia Delvinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA