Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Tetor 2023:

 

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.113, DATË 6.3.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE QË PËRFAQËSOJNË PALËN SHQIPTARE NË KOMISIONIN SHQIPTARO-MALAZEZ PËR MENAXHIMIN E UJËRAVE ME INTERES TË PËRBASHKËT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të kreut III, të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për marrëdhëniet e ndërsjella në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare, miratuar me vendimin nr.745, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.113, datë 6.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve që përfaqësojnë palën shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët”, në pikën 1 të tij, shkronjat “c”, “ç”, “e”, “ë” dhe “f” ndryshohen, si më poshtë vijon:

“c) Z. Armand Skapi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
ç) Z. Klodian Zaimi, Instituti i Gjeoshkencave;

e) Znj. Sonila Marku, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar;
ë) Znj. Evis Mellonashi, Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
f) Z. Besmir Kullolli, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile”.

2. Ngarkohen Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Instituti i Gjeoshkencave, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.595, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E NORMAVE TË TRAJTIMIT ME USHQIM TË EFEKTIVËVE USHTARAKË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “g”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.595, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të efektivëve ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

a) Lidhjet nr.1 dhe nr.3, të përmendura në pikën 1, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
b) Lidhja nr.2, e përmendur në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Personeli ushtarak i strukturave të Forcave të Armatosura, i cili është me shërbim roje dhe i gatshëm në ditët e festave zyrtare, në strukturat e FA-së ku ka ushqim të gatuar, përfiton 500 (pesëqind) lekë shtesë, sipas menusë së miratuar nga vetë strukturat.”.

ç) Shkronja “b”, e pikës 4, shfuqizohet.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

3. Ngarkohet ministri і Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TRAJTIMIT FINANCIAR TË PERSONAVE PËRGJEGJËS PËR MENAXHIMIN DHE PERSONAVE PËRGJEGJËS PËR ORGANET MBIKËQYRËSE TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 72, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Trajtimi financiar për administratorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., të jetë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë në muaj.

2. Trajtimi financiar për anëtarët e Këshillit të Administrimit, si persona përgjegjës të organeve mbikëqyrëse të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., që kontrollohet nga shteti, të jetë në masën e përcaktuar me vendimin nr.570, datë 3.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për këshillat mbikëqyrës të shoqërive aksionare shtetërore”.

3. Trajtimi financiar i punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., me detyra jomenaxheriale, përcaktohet në përputhje me ligjin e shoqërive tregtare dhe statutin e shoqërisë.

4. Vendimi nr.574, datë 3.8.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sh.a.”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.