Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 9 Dhjetor 2020: 

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PROCESIN E ÇMONTIMIT TË SIGURT TË OBJEKTEVE, TË CILAT KRYEJNË VEPRIMTARI ME LËNDË RADIOAKTIVE, ME QËLLIM MBROJTJEN E PUBLIKUT, TË PUNONJËSVE DHE TË MJEDISIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për procesin e çmontimit të sigurt të objekteve, të cilat kryejnë veprimtari me lëndë radioaktive, me qëllim mbrojtjen e publikut, të punonjësve dhe të mjedisit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet dhe Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet pas 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR REFERENDUMET”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për referendumet”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E MASËS SË TARIFËS SIPAS LLOJEVE TË PËRDORIMIT TË FAUNËS SË EGËR DHE MËNYRAT E PAGIMIT TË SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.10006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen dhe konservimin e faunës së egër”, të ndryshuar, me propozimin të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e masës së tarifës, sipas llojeve të përdorimit të faunës së egër, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 21, të ligjit nr.10006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Personi fizik apo juridik, vendas apo i huaj, i licencuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, që kërkon të përdorë faunën e egër, paraqet pranë strukturës përgjegjëse për biodiversitetin, në ministrinë përgjegjëse për mjedisin, kërkesën me shkrim në përputhje me përcaktimet dhe kërkesat e pikës 2, të nenit 21, të ligjit nr.10006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar.

3. Pagesa e tarifës së përdorimit të faunës së egër kryhet në llogarinë bankare të ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe derdhet në llogarinë e unifikuar të thesarit. Të ardhurat e krijuara nga tarifat e përdorimit të faunës së egër derdhen 100 % në buxhetin e shtetit dhe shpenzohen si pjesë e totalit të të ardhurave të këtij buxheti.

4. Tarifa e shërbimit, e paguar, është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet apo jo nga ministri përgjegjës për mjedisin.

5. Tarifat e përdorimit të faunës së egër për qëllime shkencore, në zonat e mbrojtura mjedisore, janë të përcaktuara në legjislacionin për zonat e mbrojtura.

6. Strukturat përgjegjëse për faunën monitorojnë nëse marrja në mjedisin natyror të ekzemplarëve të llojeve të faunës së egër dhe shfrytëzimi i tyre janë në përputhje me pagesën e kryer nga subjektet e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi.

7. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TARIFAVE PËR PËRDORIMIN E UJIT, TË UJËRAVE NDËRKUFITARE, PAGESAVE ADMINISTRATIVE TË SHKARKIMIT TË UJËRAVE DHE RIPËRDORIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 48, pika 3, 82 e 92, pikat 1 e 2, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tarifave për përdorimin e ujit dhe të ujërave ndërkufitare, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Miratimin e tarifave të shkarkimit të ujërave dhe ripërdorimit të tyre, sipas tabelës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Tarifat e përdorimit të ujit, të parashikuara në tabelën nr.1, bashkëlidhur vendimit, janë 0 (zero), kur në kontratën e koncesionit për hidrocentrale, të lidhur nga autoriteti përkatës kontraktor, është parashikuar pagimi i tarifës së koncesionit nga ana e koncesionarit.

4. Tarifat për përdorimin e ujërave ndërkufitare me leje, autorizim apo koncesion janë të njëjta me ato të përcaktuara në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Tarifat arkëtohen në emër të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe derdhen në buxhetin e shtetit. Një kopje e mandatpagesës dorëzohet pranë Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor që mbulon basenin përkatës.

6. Vendimi nr.662, datë 21.9.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave të përdorimit të ujit dhe të shkarkimeve të lëngëta”, shfuqizohet.

7. Ngarkohen Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Zyrat e Administrimit të Baseneve Ujore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: NJËSITË STATISTIKORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “k”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Njësitë statistikore”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT NDRYSHUES TË KONVENTËS PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: INFRASTRUKTURA URBANE DHE SHËRBIMET QEVERITARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “nj”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Infrastruktura urbane dhe shërbimet qeveritare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: BURIMET MINERALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “z”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Burimet minerale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: DEMOGRAFIA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “r”, dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Demografia”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin dhe këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.433, DATË 3.6.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PROJEKTIT “STUDIM PROJEKTIM BY-PASS TEPELENË, LOTI 1”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.433, datë 3.6.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në pikën 3, shifra “23 946 990.99 (njëzet e tre milionë e nëntëqind e dyzet e gjashtë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë pikë nëntëdhjetë e nëntë)” ndryshon dhe bëhet “28 476 240.97 (njëzet e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dyzet pikë nëntëdhjetë e shtatë)”.

b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 28 476 240.97 (njëzet e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dyzet pikë nëntëdhjetë e shtatë) lekësh të përballohet:

• 23 946 990.99 (njëzet e tre milionë e nëntëqind e dyzet e gjashtë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë pikë nëntëdhjetë e nëntë) lekë nga buxheti i miratuar për vitin 2020 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
• 4 529 249.98 (katër milionë e pesëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e dyzet e nëntë pikë nëntëdhjetë e tetë) lekë nga buxheti i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”.

c) Në pikën 5, shifra “50 000 (pesëdhjetë mijë)” ndryshon dhe bëhet “100 000 (njëqind mijë)”.

ç) Të dhënat e numrit rendor 4 në tabelën e vendimit nr.433, datë 3.6.2020, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me të dhënat sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.406, DATË 1.6.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM DHE VENDOSJEN E SERVITUTIT PËR INTERES PUBLIK MBI PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I KORRIDORIT TË KALIMIT TË GAZSJELLËSIT TAP (PJESË E PROJEKTIT TAP)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 7 e 8, pjesa e parë dhe e dytë, të shtojcës 1, të marrëveshjes së ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG”, si dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.406, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pikat 3 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët, pasuritë e paluajtshme të të cilëve merren në përdorim të përkohshëm dhe mbi të cilat vendoset servituti, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, të paraqitur në tabelat që i bashkëlidhen këtij vendimi, me një vlerë të përgjithshme prej 84 440 551.57 (tetëdhjetë e katër milionë e katërqind e dyzet mijë e pesëqind e pesëdhjetë e një pikë pesëdhjetë e shtatë) lekë, për sipërfaqet e mëposhtme:

– 269 614 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) m², që merret në përdorim të përkohshëm;
– 120 066.55 (njëqind e njëzet mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e pesë) m², mbi të cilën vendoset servituti.”.

“5. Vlera e përgjithshme prej 84 440 551.57 (tetëdhjetë e katër milionë e katërqind e dyzet mijë e pesëqind e pesëdhjetë e një pikë pesëdhjetë e shtatë) lekë dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale, përfshirë edhe ato shtesë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohen nga shoqëria TAP AG, si subjekt kërkues.”.

b) Tabelat bashkëlidhur vendimit nr.406, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me tabelat bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria TAP AG, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore përkatësisht: Korçë, Devoll, Berat, Skrapar, Fier dhe Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.280, DATË 6.4.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS TËRBUF TË QARKUT TË FIERIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.280, datë 6.4.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në titull dhe në pikën 1, fjalët “… të komunës Tërbuf …” zëvendësohen me “… të njësisë administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë …”.

b) Në listën e inventarit të ndryshohet sipërfaqja e pronës me numër rendor 796, me numër pasurie 479, në zërin kadastral “Kënetë”, me vendndodhje në zonën kadastrale 3547, nga “207 900 m2” në “77 000 m2”, sipas formularit dhe planvendosjes, gjithsej, 2 (dy) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Bashkisë Divjakë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve, pasurinë e përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Bashkia Divjakë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.47, DATË 22.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2020, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, të vendimit nr.47, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në nënndarjen “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale” emërtesa “… Specialist (Mjek/stomatolog/farmacist/shëndet publik/teknik i shkencave mjekësore) …” e 700 punonjësve të kontraktuar pranë drejtorive rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, zëvendësohet me emërtesën “… Specialist/mjek/stomatolog/farmacist/shëndet publik/teknik i shkencave mjekësore/teknik i specialiteteve të tjera/shofer ambulance/sanitar …”.
b) Në nënndarjen “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, numri i punonjësve në agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, për emërtesën “… specialist veteriner …” bëhet 204 punonjës dhe për emërtesën “… teknik i mesëm/veteriner …” bëhet 96 punonjës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

– Znj. Fjoralba Caka zëvendësohet me znj. Adea Pirdeni;
– Znj. Belinda Ikonomi zëvendësohet me z. Besart Kadia.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.