Vaksinimi masiv po vijon gjatë ditës së sotme edhe në qendrat shëndetsore pranë vendbanimeve. E tillë është Qendra Shëndetsore në Kombinat, e cila është rehabilituar në kuadër të Programit të “300 qendrave shëndetsore”.
“Aktulisht në këtë qendër ka vijuar procesi i vaksinimit. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi, procesi ka ecur normalisht dhe besoj do ta kapim edhe targetin e vendosur”, – u shpreh ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shoqëronte Kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Qendrën Shëndetsore në Kombinat, ku të moshuarit po marrin dozn e parë të vaksinës.
“Ajo që duhet të bëjmë, është të vendosim orare gjatë gjithë ditës dhe ta bëjmë edhe me tre turne po të jetë nevoja”, – kërkoi Kryeministri Rama, në mënyrë që procesi të përparojë me shpejtësi dhe të moshuarit mos presin në radhë.
***
Programi i Rindërtimit planifikon gjithashtu ndërhyrjet edhe në shumë institucione shëndetsore të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Një prej tyre, është edhe Qendra e Zhvillimit dhe Rehabilitimit për fëmijët me aftësi ndryshe , e cila po rindërtohet me standardet më të mira.
“Një nga investimet më të rëndësishme, është Qendra e Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve me Aftësi Ndryshe në zonën e Kombinatit. Kemi filluar punën pasi tërmeti i 26 nëntorit e goditi shumë dhe gjithë pjesa e rehabilitmit ka nisur tashmë me ndërtimin dhe forcimin e themeleve, si dhe bërjen e nje projekti, i cili do të ndikojë shumë në të gjithë shërbimet që do të ofrojë për fëmijët me probleme të aftësisë së kufizuar”, – shpjegoi Ministrja Manastirliu, ndërsa shtoi se qendra do të ofrojë edhe shërbim spitalor ditor me një kapacitet prej 30 shtretërish.
Ministrja Manastirliu tha se qndra do jetë gati në tetor dhe do të fillohet menjëherë nga shërbimet multidisplinore dhe sociale.