Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama zhvilloi sot pasdite një takim me banorë të Zvërnecit, përfaqësues të bizneseve lokale dhe persona që pretendojnë pronësi në këtë zonë për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet dhe qëndrimet e tyre, lidhur me perspektivën e zhvillimit turistik që parashikohet për zonën.

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i thashë Brunës (Brunilda Mersini, Kryetarja e Bashkisë Vlorë) që nëse ishte e mundur të bënim një takim me njerëzit që janë aty në atë zonë, jo thjesht me njerëz, se për takim me shumë njerëz kemi më mbrapa për çështje tjetër dhe doja që të flisja me ju. Ju më keni dëgjuar, unë kam dëgjuar plot që flasin emrin tuaj, por juve nuk ju kam dëgjuar, kështu që thashë t’ju dëgjoj përderisa jeni aty.

-Quhem Gentian Moçka. Jam një nga familja Moçka në Novoselë, një nga pretenduesit e pronës ku është vënë gardhi, është folur shumë siç edhe ju thatë të gjithë kanë folur, përveçse ne. Unë si person kam një vërejtje personale për juve. Çështja jonë është akoma duke u gjykuar, unë pasnesër jam në gjyq për kthimin fizik të pronës. Ju para një jave keni thënë që ajo pronë është trashëguar denbabaden. Mua më vrau, sepse u duk e paragjykuar, u duk sikur unë tani çfarë të pres prej gjykatësit. Kam të drejtë mbi atë pronë apo s’kam do ta vendos gjykata. Fakti që mua më kanë sorollatur për 35 vjet, 25 vjet luftoj im atë derisa vdiq me këtë plagë, pastaj ma la mua, tregon diçka. Ne s’kemi folur, nuk na ka intervistuar askush. Faktin që s’kemi vrarë e s’kemi prerë edhe s’kemi bërë kontrabandë armësh nuk do të thotë që s’duhet edhe të intervistohemi nëpër televizione, skemi patur zë dhe u ndjeva vërtet i prekur, i atakuar nga disa deklarata tuajat.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë që unë kam thënë që: “prona është e trashëguar.”

-Ju thatë në deklaratën e parë para një jave keni thënë që kjo tokë është e trashëguar dembabadem.

Kryeministri Edi Rama: Edhe njëherë jo, nuk është e vërtetë! Do ta shpjegoj unë tani, se fjalët kanë peshë të madhe. Nuk thonë kot “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, kështu që unë jam shumë i kujdesshëm me fjalën dhe unë kam thënë që prona është e kthyer denbabaden, është kthyer shumë vite më përpara, nuk është kthyer nga kjo qeveri ose më saktë se qeveria s’kthen prona, apo nuk është kthyer në këtë periudhë të kësaj qeverie, është kthyer denbabaden kam thënë dhe pronat e kthyera janë prona që janë të trashëguara, kështu funksionon ligji, kthehen pronat e të trashëguara me ligj. Pastaj a ka kthime të gabuara ose të padrejta? Me siguri ka plot, nuk diskutohet, por këtë nuk e vendos unë, këtë nuk e vendos qeveria, këtë nuk e vendos hipoteka, këtë nuk e vendos asnjë agjenci që merret me zhvillimin e pronës, këtë nuk e vendosin noterët kur noterizojnë kalimin nga e një prone nga njëri te një tjetër, këtë e vendos vetëm gjykata apo jo? Kështu që, ndjesë në qoftë se je ndjerë i lënduar, po s’më ke kuptuar si duhet, sepse unë nuk përfaqësoj pronarët.

Për dijeninë tuaj, unë nuk e kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten ose që janë pronarë dhe përfliten që s’janë pronarë. Asnjë! Nuk kam idenë fare hiç fare për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët me pronarët, është një çështje private. Dhe nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shprehja e interesit nga ana e familjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe kur është folur për Sazanin dhe për Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë që: -“Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, për sa i takon marrëveshjes dhe për sa i takon mënyrës se si do të shkohet nga pikëpamja e marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privat dhe pronarët privatë merren vesh privatisht”.

Kështu që, Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna tek prona private, këtë e vendosin pronarët, nuk e vendosin as qeveritë, nuk e vendosin as protestuesit.

Pjesa tjetër është siç ka vijuar. Që do të thotë kur agjencia përkatëse që merret me lejet apo me masterplanet, kur merr një shprehje interesi kërkon hipotekën apo jo? Ke apo s’ke hipotekë, që ke apo s’ke marrëveshje me pronarët që figurojnë në hipotekë. Ka pretendentë në Shqipëri sa të duash që nuk i kanë me hipotekë pronat, po i kanë me pretendimet e tyre, me letra, nuk e di pa letra nuk ka rëndësi. Dhe veprimtaria e agjencisë në këtë rast, është veprimtari e bazuar tek çfarë është paraqitur dhe çfarë është verifikuar, siç verifikohet çdo proces në hipotekë. Jemi dakort deri këtu? Kjo është pjesa që ka të bëjë me atë që shtrove dhe që ka të bëjë me sjelljen e shtetit. Për sa kohë ajo tokë është një tokë e blerë nga investitorët, ajo është tokë e investitorëve ligjërisht për shtetin.

Tani pjesa tjetër që ka të bëjë me a është e pronarit a s’është e pronarit, në këtë rast se aty janë bërë disa shitje apo jo, nuk është vetëm një. Në këtë rast për një subjekt nga disa që kanë bërë shitjen e pronës ka rezultuar që ka një hetim për subjektin prej disa kohësh, Se di sa; një vit, dy vjet, 5 vjet, 10 vjet, nuk e di dhe për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët, por ama transaksioni ka ndodhur, pra, investitorët janë pronarë sot, fondi është bllokuar. Që do të thotë në këtë rast, fakti që ka pasur një hetim mund të jetë jashtëzakonisht pozitiv për këdoqoftë që mund ta fitojë me gjykatë pronën. Se këtu u bë një “çorbë e madhe”, Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, hetimi nuk zhvillohet për investimin, hetimi nuk zhvillohet për projektin, hetimi nuk zhvillohet për zhvillimin atje hetimi ishte një hetim në proces, është një hetim në proces për një individ, një subjekt që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga agjencia jonë e kontrollit të për pastrimin e parave që ka bërë gjithë verifikimet për burimin e fondeve të investitorëve dhe që verifikimet e agjencisë bëhen në bashkëpunim me partnerin ndërkombëtarë, SPAK-u ka lëshuar transaksionin, por nuk e ka lejuar, domethënë e ka çuar në konton përkatëse të noterit dhe te konto e noterit ajo rri e bllokuar. Kështu ndodhin në botë plotë rri e bllokuar atje derisa të sqarohet pozicioni i individit në fjalë me drejtësinë dhe Dhe në rastin konkret, nëse në këtë proces, juve që thoni jeni në gjykatë apo kushdo tjetër që ka pretendeime të shkojë në gjykatë, nuk mund të vijë të pretendojë në rrugë. Do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë trashëgimtarë, atëherë ju do keni akses në atë fond dhe do merrni paratë.

-Për historikun e shitjes apo të blerjeve, unë jam shumë i qartë sepse kam ndjekur  vetë. Jam personi që po merrem si përfaqësues i familjes. Shqetësimi që kisha, ishte  mosndërhyrja, sepse është bërë shumë zhurmë e madhe…

Kryeministri Edi Rama: Zhurma e madhe nuk të pengon fare sepse edhe vetë procesi do jetë shumë i fokusuar për të gjetur të vërtetën.

-Mbase jam gabim, por tani kur kryeminsitri thotë që ajo tokë është e trashëguar denbabaden…

Kryeminsitri Edi Rama: Edhe një herë tjetër, jo nuk mund të persërisësh të njëjtën gjë pasi unë të jap 20 minuta shpjegim. Unë nuk jam çertifikues i asnjë lloj prone se unë s’e kam as kompetencën ta bëjë këtë gjë..

-Këtë kërkojmë dhe ne që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës. Kam dhe një shqetësim të fundit. 

Kryeministri Edi Rama: U sqarove për këtë pjesë një herë?

-Unë u sqarova.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë dhe një herë tjetër, unë kam thënë është pronë e kthyer denbabaden, nuk kam thënë është pronë trashëgimtare,natyrisht prona e kthyer denbabaden është pronë e bazuar tek një dëshmi mbi të cilën është kthyer dhe është trashëgimtar patjetër, se kjo betejë pretendimesh për trashëgimtarë është apo jo? Unë nuk çertifikoj kush janë trashëgimtarët

-Po pikërisht

Kryeministri Edi Rama: unë di që është e kthyer denbabaden. Kjo është e vërteta.

-Informacionin e keni të gabuar.

Kryeministri Edi Rama: Po ça kam të gabuar? Kur është kthyer prona?

-Po se nuk është kthyer prona. Prona është kthyer në 2009 ..i është dhënë dikujt, personit që.

Kryeministri Edi Rama: E di çfarë është 2009 për mua? Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë, por ka pasur të paktën sa ti. I kam pasur të zeza, është denbabaden 2009,  kështu që në këtë sens e kam thënë, është kthyer.

-Unë “denbabaden” e di ndryshe, këtu jemi keqkuptuar.

Kryeministri Edi Rama: Po denbabaden ti e di ndryshe, se ti je vlonjat, nuk e di ça është denabadeni prandaj, kështu që .. Dhe e përsëris, nuk po i shmangem fare të vërtetës,që çdo pronë e kthyer është pronë që konsiderohet sipas ligjit, një pronë e kthyer për shkak se prona të ka takuar se sa të merrej nga komunizmi. Kështu e di unë kthimin, kështu që unë këtë di. A i takon pastaj, a s’i takon atij që ju thoni s’i takon, apo të takon ty që thua që më takon, këtë s’e vendos unë. Po pra, këtë thashë dhe unë. Në rregull. Por ama për ligjin, për shtetin, për marrëdheniet, marrëdhëniet nuk mund të rrinë në ajër, se eshtë një gjë tjetër shumë e rëndësishme, se nuk mund të rrinë në ajër një dhënie pronësie. Në gjykatë mund të shkojmë të gjithë ne, mund të rrimë gjithë kohë në gjykatë, por ama, përsa kohë ka tituj pronësie, jeta vazhdon, gjykata vazhdon. Një pronë bllokohet vetëm me sigurim padie. Nëse gjykata thotë stop, kjo prona bllokohet’’, është muhabet tjetër. Ç’lidhje ka se je në gjyq? Je në gjyq, vazhdo gjyqin. Nuk është shteti, nuk e pranon këtë gjë. E pra, në rregull.

-Jam Minella Balliu, një nga pronarët e Zvërnecit.

Kryeministri Edi Rama: Pretendent.

-Pretendent, kuptohet. Faktikisht ajo pronë, siç tha dhe parafolësi është grabitur me dokumente të falsifikuara.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është fare çështja ime kjo.

-Nuk është çështje juaj, jam plotësisht dakord.  Është çështja e drejtësisë së korruptuar këtu tek ne.

 

Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë, unë kam ardhur të flas në emrin tim dhe të mbaj përgjegjësi para jush për çdo gjë që ju doni të dini, lidhur me raportin e qeverisë më këtë projekt. Ça të doni ju, unë jam këtu t’ju them juve. Dhe t’ju dëgjoj. Po fillove, “drejtësia e korrptuar’’ e këto, këto, ça të them unë. Ore shiko tani, dëgjo tani, të të them një gjë unë ty? E besoni ju që ne kemi një zonë, nuk po them seku, që kemi pronarë në det?

Kemi parcela në det. Jo këtu, në një zonë tjetër kemi parcela në det. Se parcela të kufizuara mbi tokë jeshile, gjysmë jeshile, kafe edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë që i kanë pasur të parët e tyre zogj që rrinin mbi shkëmb, po në det, blu. Blu deti, aty ka pronarë. Natyrisht që këtu është bërë nami me pronën, këtë nuk erdhëm ta zbulojmë sot ne dhe as nuk mund të të them ty dhe as, se po ju flas me ‘’ti’’.. As po të them që s’ke te drejtë, mund të kesh shumë të drejtë. Problemi është që këtë të drejtën ku e gjen? E gjen vetëm tek drejtësia. Unë nuk kam qenë gjykatës vet. Dakord? Këtu ka dhe shumë gjykatës që kanë prona , apo jo, e di ti këtë?

-Jam plotësisht dakort me atë që thatë ju se pavarësisht nga drejtësia këtu, dhe në radhë tëparë unë ju falenderoj që erdhët të dëgjonit zërin tonë, sepse na është mohuar ..

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo kush jua ka mohuar, shkoni kërkojeni. Mua s’më është mohuar zëri, mua po më mohohet dhe origjina. Ai të paktën e tha. Unë jam .. secili të paktën me zërin e vet këtu në këtë bolori’, kështu që ja ku jam unë. Kam ardhur të dëgjoj.

-Në radhë të dytë desha të falenderoj dhe deputetin Ardit Bido që e ngriti,që flet me emra konkretë se kush është pronari.

Kryeministri Edi Rama: Të lutem tani, se është shumë e rëndësishme. Ardit Bido është deputeti ynë dhe më ka thënë unë dua të flas. “Fol ti, ti je në të drejtën tënde të flasësh atë që ti mendon’’- i thashë po Ardit Bido nuk është gjykatës.

-Absolutisht jo, këtë e vendos gjykata. Prona është në proces gjyqësor dhe aty nuk duhet të kishte filluar fare…

Kryeministri Edi Rama: Jo, këtu e ke gabim. Ketu kemi mendime të ndryshme.

-Ndoshta kam opinion gabim.

Kryeministri Edi Rama: Jo, s’është punë opinioni kjo. Se po ta përsëris, proceset gjyqësore janë procese në të drejtën e gjithësecilit. Nesër dikush mund të hapë një proces gjyqësor për këtë godinën ku jemi  ne këtu. Ka të drejtën e vet ta hapë, por kjo nuk do të thotë që meqë ai ka të drejtë të hapë proces gjyqësor atje, kjo godina këtu nuk mund të shembet dhe të ndërtohet një shkollë. Përsa kohë proceset gjyqësore janë në rrugën e tyre dhe nuk ka vendim nga gjykata që çështja për të cilën është hapur procesi, është një çështje që duhet te ngrijë, vazhdon jeta se kështu i bie që të gjithë të shkojnë të hapin procese gjyqësore dhe këtu s’bëhet më asgjë.

Kjo është ideja pra.

-Thashë dhe një herë, përsa i përket asaj që thatë ju, ne jemi dakord për projektin se nuk duam që të rrimë si dikur nëpër male. Kur bota ecën përpara, ne të ecim prapa. Jemi dakord që projekti të bëhet, duke ruajtur të gjithë parametrat përkatës, por në radhë të parë, të kthehet prona tek pronarët. Këtë kërkojmë , asgjë tjetër.

Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë, prona tanimë është shitur dhe ka pronarë të tjerë  që janë vetë investitorët, të cilët kanë ardhur, kanë parë letrat, nuk e di, mbi bazën e letrave dhe kur ata janë paraqitur tek ne kanë sjellë të gjitha letrat dhe gjëja që bën Agjencia, i verifikon të gjitha me Kadastrën, Kadastra i ka nxjerr të tëra. Po këta janë, kjo është, nga ana e letrave është ndjekur procedura siç bëhet për të gjithë.

Tani fati në këtë rast i juaji, se mund të kishte ndodhur dhe ndryshe, mund të mos ishte fare në hetim personi në fjalë ose mund të mos kishte asnjë lidhje SPAK që ka hyrë në këtë proces, e përsëris krejt natyrshëm, por jo për projektin, mund të mos kishte. Dhe sot nëse juve do shkonit, nëse juve gjykata do ju jepte të drejtë, juve përsëri do drejtoheshit tek shteti dhe do ishte shteti që do duhej t’ju kompensonte, por natyrisht jo njësoj siç ndodh në këtë rast. Fati këtu është, në rast se keni të drejtë gjithmonë, unë se përcaktoj, fati është që nëse ju dilni vërtete nga gjykata pronar paratë që janë të ngrira nuk i shkojnë atij që s’i takon, i konfiskohen dhe bëhen para të shtetit dhe shteti natyrisht merret me pronarët, ke letrën ti, po urdhëro, kjo prona jote është shitur me kaq, urdhëro leket, merre vazhdo punën”.

-E keni thënë ju po si veprohet konkretisht po themi ne, se unë kam bërë që vjet kallëzim penal në SPAK për këta hajdutët dhe prapë SPAK sot u kujtua për këtë gjë”

Kryeministri Edi Rama: Jo është një gjë që nuk mund ta zgjidhni dot me mua se këtë punën e SPAK besoj e kemi ndarë. SPAK ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Ata janë pushtet i pavarur.

– Faleminderit që na dëgjuat.

Kryeministri Edi Rama: Jo, s’po ju bëj asnjë nder unë juve, por thashë nëse duan të vijnë të flasin unë jam për të folur. E thashë dhe atë ditë unë, kush do të flasë, jo, ne nuk negociojmë. Po nuk negocioni unë një herë i pari se nuk është puna se unë kërkova të negocioj me njeri. Jo, ne nuk negociojmë, po nuk negocioj unë një herë i pari. Skam çfarë të negocioj me askënd, por për më tepër, i thashë Brunës, mos më sill njerëz i thashë që t’i mbledhim nga Vlora. Nëse ata që janë atje dhe që kanë këto shqetësime reale duan të flasin të bëjnë pyetje, unë të them atë që di bujrum. Skam frikë të përballem me asnjë njeri për sa kohë jemi kështu, secili thotë të veten, por jo me ulërima, jo me sharje, jo për gjë, po se ato nuk bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën dhe duke mu shtuar jeta, këta që duan të më heqin do durojnë shumë, do duhet të presin shumë më tepër, këtu është puna.

-Jam Kostaq Konomi, kryetar i fshatit Zvërnec. Përsa i përket çështjes së Zvërnecit, pak a shumë jeni në dijeni, është një problem pak kompleks por që duhet zgjidhur besoj. Me ardhjen e demokracisë, këtu është problemi, se unë mora letër…Është titull pronësie dhe ma hoqe pa të drejtë.

Kryeministri Edi Rama: Kush ta hoqi?

– Dikush tjetër.

Kryeministri Edi Rama: Dikush tjetër pra. Unë kam ardhur këtu t’i vë fytyrën gjërave për të cilat përgjigjem vet. Dhe po të më kishin zgjedhur përpara mbase do kishin shkuar gjerat më mirë. Më zgjodhët në 2013, unë përgjigjem nga 2013 e këtej.

– Po atë tjetrën kush do e paguajë.

Kryeministri Edi Rama: Atë tjetrën, c’të të them unë?  Të kuptoj shumë mirë unë ty, por më thuaj si zgjidhet.

– Pyetja e dytë. Ai e shiti. Unë kam një mall, e shita. Ai tjetri e bleu.

Kryeministri Edi Rama: Në mirëbesim.

– Në mirëbesim, le të paguajë.   

Kryeministri Edi Rama: Si të paguajë?

– Po unë kur blej një shtëpi vete kontrolloj dhe dritat a janë paguar apo jo, ai pse nuk kontrolloi që kjo tokë është e ezauruar, e grabitur dhe është në gjyq. Për Zvërnecin. Qysh e bleu ai?

Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë ta shpjegoj unë. Unë e shpjegova, por tani po ta shpjegoj prapë. Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhënien e pronësisë bazohen mbi letra, dakord? Po marrim shtëpinë, ti ke një shtëpi, dhe në letra figuron e jotja. Më fal se po bëj krahasim, dy vëllezërit e tu, ty të kanë hedhur në gjyq se ata pretendojnë që shtëpia është e tyre. Pra, ti thua kjo shtëpi është e imja, ja ku janë letrat, ky është babai, ky gjyshi, ata thonë babai ty të ka bërë lanet.

– Unë kam titull pronësie. Ai që do zbatojë ligjin është pushteti. Prandaj mua duhet të ma zgjidhi problemin shteti.

Kryeministri Edi Rama: Ti po flet pse s’ta vunë atëherë në kadastër

– Është në Kadastër, ta sjell unë, t’i vëmë një kokë kësaj.

Kryeministri Edi Rama: Nuk i vëmë dot kokë nëse nuk më dëgjon.

– Jo të bredh unë gjyqeve se kam që në 2006-ën të paguaj para kot, të përgjigjet shteti. Pse të bredh gjyqeve unë? Gjykata po, jam dakord, është pushtet i veçantë, por ama, atë zgjidhje ta bëjë pushteti se është me të gjitha AMTP.

Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë AMTP-ja jote bie mbi një pronë të regjistruar. Nuk po të them që s’është grabitje. Nuk po ta them këtë, këtë se vendos unë. Kam një orë që të them ky është problemi. Ti ke një titull, siç e ka zotëria. Problemi është që ne kemi zgjedhur një sistem që çfarë është kushtetuese dhe nuk është kushtetuese nuk e vendos dot partia në pushtet, nuk e vendos dot qeveria, nuk e vendos kryeministri, se unë e kuptoj ku ma hedh ti llafin,

 – Nuk jam dakort sepse ligji thotë: “ai që zbaton është qeveria”.

Kryeministri Edi Rama:  Jo! Ligji nuk e thotë kurrë këtë, ligji nuk e thotë këtë.

– Unë po të ngul një hu atje parcelës time pa leje mua më marrin më fusin brenda. Se nuk dua të bëj debat, nëse nuk zgjidhet ai problem njerëzit do marrin… do i ngulin nëpër parcela dhe ti çfarë do t’i bësh. Do t’i shkulësh?

Kryeministri Edi Rama:   Më thua ke të drejtë se kjo gjë ka ndodhur në 2006-n. Po pse s’më lë të shpjegoj pse unë nuk kam fuqi ta ndryshoj gjënë e 2006-s, po këtë fuqi e ka vetëm gjykata. Kjo është që po të them, S’po të them asnjë gjë tjetër. Dhe për sa kohë nuk ke një vendim gjykate të formës prerë që gjithë ky tregimi reflektohet në një titull pronësie që e ka vulosur gjykata, për aq kohë pronari është ai tjetri që e ka me hipotekë dhe mbivendosja, se kjo vlen si bisedë për shumë shqiptarë që e kanë këtë hall, se është bërë është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në vitet ‘90 sidomos, por edhe më pas dhe këtë e dimë të tërë ne, çorbë shumë e madhe është bërë.

Tani nuk mundet dot gjithsesi që të bllokohet veprimtaria e shtetit derisa të gjendet e vërteta për çdo pronë, ku një pjesë mund të jenë të vërtetë. Të gjendet fajtori! Të gjendet fajtori e gjen prokuroria e gjen gjykata, qeveria e ka të ndaluar madje të merret me këtë punë. Se kur thua shteti ti mendon: -“shteti jam unë dhe është partia në pushtet dhe është qeveria”. Shteti janë tre palë; shteti është parlamenti, shteti është qeveria, shteti është pushteti i drejtësisë dhe është pushtet në vete ai komplet. Pushteti i drejtësisë që ka qenë një pushtet, vërja emrin si të duash, do t’ia vësh kriminal. Dakord, kriminal po ja vëmë! Në gjithë këto veprimtari kriminale që ka bërë, ai pushtet ka lënë gjurmë mbrapa, ka krijuar tituj pronësie. Të shkosh tani t’i biesh atyre titujve të pronësisë, duhet prapë t’i kthehesh, ai pushtet, duhet të ta thotë, nuk ta them dot unë. Nuk kemi ne mundësi të fshijmë në kadastër prona e të vëmë prona, sepse ti thua është fshatari. Patjetër fshatari ka të drejtën e vet të thotë unë kam këtë letrën. Ama kur letra nuk vihet dot në pronë se aty poshtë del një pronar tjetër, Ai pronari që është aty poshtë është pronar, për sa kohë gjykata nuk i ka dhënë të drejtë këtij tjetrit dhe pastaj hiqet ai tjetri, vihet ky tjetri. Edhe njëherë. Unë po të flas për gjykatën. Do të më bësh mua të shaj gjykatën, se unë gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Po mos më fut në sherr me Europën prapë. Unë gati jam të bashkohem me ty. Po si ta bëjmë?

Po mirë, ja dakord! Hajde bashkohemi bashkë t’i gjejmë shtëpinë gjykatësit tua ti tani. Ne ja gjejmë shtëpinë e po e kapëm ne të dy bashkë me këtë tjetrin nga mbrapa gjykatësi nuk ka më asnjë shans. Problemi është kjo, është demokracia! demokraci është kjo! E po si? Nëse i hyjmë kështu po pastaj i bie që po kërkoni, o sa “patate të nxehta” më kanë rënë po s’është. Po çfarë të them? Unë di këtë: “Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës”. Mos më fut mua tani të shajmë gjykata të merrem me gjykatës dhe pastaj i bie që në fund të fare po ndenjëm ne këtu duke u marrë me ata do vijnë të na kapin të dyve pastaj. Ka dikush tjetër të thotë diçka?

-Përshëndetje zoti kryeministër. Nuk ka asnjëri që të thotë këtu që s’jemi dakord të bëhet ky investim. Ky investim është shumë i mirë sepse investimet kur pasojnë njëri-tjetrin janë shumë të mira. Siç është për shembull aviacioni që po ndërtohet, ndërtohet dhe ky aeroporti, edhe ky lloj biznesi që është biznes shumë i fuqishëm, me një kosto shumë të lartë është shumë i mirë, por u desh një shpjegim juridik, i cili u bë falë edhe takimeve që bëmë me kryetaren e bashkisë edhe me të dërguarit tuaj dhe njerëzit pothuajse u sqaruam edhe ne vetë, pastaj edhe pjesa tjetër. Ka të drejtë gjithkush që të pretendojë unë jam në respekt për atë që pretendon për pronën, jam respekt për mjedisin ta mbrojmë, jam respekt edhe për komunitetin, sepse biznesi ka lidhje me komunitetin. Bashkohen të dy, ndihmojnë njëri-tjetrin, ushqejnë njëri-tjetrin dhe nuk duhet të ndodhë ajo që por kalojnë gjërat. Tani unë jam një pjesë që them jam dakord, si unë ka plot jemi shumë shumë pjesa më e madhe, pjesa dërmuese, unë nuk mund të flas emër të tyre, në emër të tyre flasin të tjerë kështu që ne faleminderit çarë keni bërë dhe çfarë do bëni.

Kryeministri Edi Rama:  Çështja është ka domethënë ka pyetje të tjera që mund të jenë për pronën, mund të jenë për zhvillimin? Çfarë të doni ju? Më bëni pyetje ose keni gjëra të tjera për të më thënë mua nga këto që dëgjoni, nga këto që ju thonë dhe se në fund të fundit ju keni interesa të drejtpërdrejta tek kjo zonë.

– Edhe unë si ai zotëria kam lidhur jetën me Zvërnecin, nuk jam nga Zvërneci. Shumë mirë të zhvillohet zona, Ne e dimë çdo me thënë zhvillimi i zonës, se kemi 25 vite që po e zhvillojmë një pjesë të asaj zone. Shumë dakord me atë që thatë juve, përveç një diçkaje. Gjithë këta njerëz të mirë, unë i njoh personalisht të gjithë janë populli i qetë, i mirë, ndoshta një mënyrë e folur jo ajo që doni.

Kryeministri Edi Rama: Jo kush tha! Këta duhet të flasin ekzakt siç flasin, thjesht unë pretendoj të flas dhe unë mos më lënë pa folur, se këtë punën e të folurës e kemi të dy palët njësoj, edhe unë se e kam nga pjesa këtej këtë të folurën që s’lë të tjerët flasin.

-Unë jam nga Labëria kështu që tonin edhe mund ta kisha edhe më të lartë por..Atëherë ju thatë që për sa kohë flet gjykata, unë hesht. Po jam shumë dakord! Ka dalë pronarë në det. Po do t’i shikojmë te sheshi i Flamurit lart, te shtiza ndonjë ditë është e vërtetë. Por për mendimin tim, siç bëni një VKM për një rregullim, për një riorganizim të një pjese, pse mos ta bëni një VKM, stop dhe zgjidhet çdo gjë?

Kryeministri Edi Rama: Stop çfarë?

– Stop, anullim i asaj pjese, atij që thotë që ‘’ka tokë në det’’. Është e padëgjuar.

Kryeministri Edi Rama: E pra, ti besoje ose jo, këtë fuqi qeveria nuk e ka. Sepse ajo bën muu, por ama qeveria nuk e ka fuqinë që të vendosë edhe për diçka që bën muu,  kur vendimi i takon gjykatës, sepse mund ta. Atëherë po të hapet kjo rrugë, një vendim është i drejtë, 10 të tjera pastaj bëhen arbitrare. Kështu që, për këtë arsye demokracia, Kushtetuta, të gjitha i ka ndarë me këtë, deri këtu është qeveria, këtu fillon drejtësia dhe shteti se thonë ‘’Shteti, shteti, shteti, shteti’’. Shteti nuk është qeveria. Qeveria është vetëm një nga tre pjesët e shtetit. Pjesa tjetër e shtetit është parlamenti, është edhe sistemi i drejtësisë. Dhe tek sistemi i drejtësisë edhe ne vetë, kemi… ne na merr vendim Gjykata Kushtetuese, na thotë se çfarë duhet të bëjë parlamenti që është një tjetër…

E fillon historia domethënë, por drejtësia,ndërkohë që Gjykata  Kushtetuese duhet të thotë vetëm çfarë parlamenti mund të ketë bërë gabim në shkelje të Kushtetutës. Nuk i thotë parlamenti ‘’të bëjë këtë, bëj atë, kthehu këtu, kthehu aty’’. Kjo nuk ndodh. Por ja që kjo është demokracia. Demokracia është dhe akoma në formim. Kështu që.. Por kjo e pronave është ajo që folëm përpara. Është një, një bolori e madhe që vazhdon të shkaktojë trauma, pasoja, padrejtësira. Por si bëhet? Nuk kemi një zgjidhje tjetër. Nuk mund të bëjë qeveria ‘’po, ka të drejtë. Merrja pronën këtij, jep atij, fshije këtu’’. Në det në det nuk ekzagjeroj fare. Janë në det blu, në një territor këtej poshtë. Po mirë, pse nuk dolën pronarët te Skela? Se po nuk dolën kur bëmë Lungomaren. Unë unë te Skela kam kaluar çdo verë që kur kam qenë dy vjeç. Aty ka qenë det dhe akoma aty është det.

-E pra ju e zgjidhët?

Kryeministri Edi Rama: A i dolën pronarët atje?

-Ju e zgjidhët.

Kryeminsitri Edi Rama: Po. Po s’kishin titujt. Në atë rast nuk e kishin. Në atë rast kishin AMTP. I kishin në det AMTP-të dhe AMTP-të i kishin marrë në det se thoshin ‘’Këtu nuk ka qenë det’’. Ore, e dini ju që i ka dalë trashëgimtari teatrit të Butrinit apo jo? I ka dalë. E mendoni ju për shembull t’i dalë në Greqi ‘’Akropolit’’ trashëgimtari e të shkojë të bëjë protestë atje?

I ka dalë teatrit të Butrintit trashëgimtari në Shqipëri. Domethënë trashëgimtari i Virgjilit, çfarë të them unë, i ka dalë. Është një familje që thotë ‘’duam gjithë parkun e Butritit, e kemi pasur ne’’.

Po kur e ke pasur? Si e ke pasur? Si të erdhën letrat nga koha e Greqisë lashtë,  se mirë nga turku, hajde. ‘’I kam që nga Turqia’’- thonë, çfarë të them?

–  O shef, po kur juve thoni, kryeministri im thotë ‘’çfarë të bëj unë’’? Po unë çfarë duhet të bëj?

Kryeministri Edi Rama: Jo, ti asgjë.

-Unë s’kam çfarë të bëj asgjë.

Kryeministri Edi Rama: Kur s’bëj dot unë, ti asgjë.  Jo, jo. Po, patjetër. O, është e ndarë kjo punë. Është e ndarë. Doni të bëni një.. doni të bëni një revolucion ta ktheni prapë ku ishte. Bëjeni, po mua më keni kundër. Është e ndarë. Juve keni atë që e thërret ai partia thotë ‘’ti, po, e futja plumbin atij e jepja këtij tjetrit’’. Iku ajo. Shyqyr që iku ajo. Je në vete?

-Përshëndetje, zoti Kryeministër. Faleminderit që keni ardhur njëherë deri këtu. Unë jam pjesë e biznesit në Zvërnec. Kemi vuajtur shumë aty. Kemi hedhur jetën në atë tokë. Jemi pro zhvillimit.

Kryeministri Edi Rama: Sa kohë ke?

-Mund të kemi 20 mbi 25 vjet në Zvërnec, kur toka ishte me 3.000 lekë. U futëm, investuam dhe i kemi çmendur fshatarët nga pretendimet. Të gjithë fshatarët.. tani nuk flitet më me gojë nga investimet që kemi bërë ne.

Kryeministri Edi Rama: Në ç’kuptim?

-Në kuptimin që i dhanë vlera zonës.

Kryeministri Edi Rama:  Nuk çmenden ata kur jepni vlerë. Ata çmenden kur juve i hidhni plehrat dhe i lini i pa pastruar. Edhe ti ke biznesin. Po lere tani se plehrat atje nuk i prodhojnë, fshatarët që hanë në shtëpi.Ti ke më fal, nuk po të akuzoj ty. Po ti ke biznesin, se nuk e di ç’ biznes ke, ti ke biznesin, ke dhe gardhin edhe matanë gardhit janë dhe plehrat. Pse u çmendën fshatarët se u rritën vlerat?

– Ne jemi pro investimit. Lutemi ose kërkojmë mos na largoni lekët nga zona.

Kryeministri Edi Rama: Ore, mbani pastër, zonën tuaj. Mbani pastër se problemi më i madh në gjithë këtë territor, jo vetëm atje, po në çdo territor janë bizneset përsa i përket pastërtisë. Se sasinë më të madhe të mbeturinave, e prodhojnë bizneset, e prodhojnë restorantet, e prodhojnë hotelet, e prodhojnë dhe tani.. kjo është kryesorja. Pastaj mos ki merak ti, se çështjen e investimit nuk është një çështje që e përcaktojnë protestat dhe nuk e përcaktojnë ata që dalin në rrugë edhe thonë ‘’do vendosim ne,do vendosim ne se ne jemi populli’’. Si populli? Pse ata që votojnë nuk janë populli ata? Jo 5000 vetë, jo 5000, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe me PS. Për ça e kanë bërë marrëveshjen? Se Zvërneci.. lërë një herë që ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë, do bëjmë një gjë kështu e do bëjmë një gjë ashtu, si? Patjetër, do e bëjmë. Si do e bëjmë? Do e bëjmë me investime patjetër. Unë isha në Tivat, kam ardhur direkt nga Tivati këtu. Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar i Malit të Zi dhe vendi ku nuk shkonin turistë dhe ishte bazë ushtarake. Një bazë e vjetër ushtarake e Jugosllavisë, 10 mijë banorë dhe as turistë, as dreq, as shejtan.

Papunësi, iknin gjithë rinia nga Tivati dhe fati në fakt që duhet të kapte Shqipëria, sepse një investitor i madh kanadez erdhi në Shqipëri, dhe ka ardhur ekzaktësisht pasi, domethënë në periudhën që ne ishim në opozitë, e trajtuan në mënyrën më skandaloze, i kërkuan pjesën dhe ai u pataks. Unë e kam njohur, takuar atë dhe bashkë investitorët e tij. Donte të bënte portin turistik në Durrës. Shkoi në Mal të Zi, e mori menjëherë ai tjetri që është njeriu që ndryshoi Malin e Zi me ato investime. Sot Tivati ka 5 milionë turistë. E di ça është Tivati? Një gji. 5 milionë turistë në vit. Po nuk është puna se ka 5 milionë turistë në vit po Tivati është zona që kontribuon më shumë me taksa në gjithë Malin e Zi.

Vetëm në Porto Montenegro janë 200 dyqane. Kush i ka dyqanet? I kanë malazezët.  Në anën tjetër, prona aty ishte 400 euro metri katror. Në Porto Montenegro ka vajtur 12 mijë euro metri katror, në pjesët e tjera 4000 euro metri katror. Tani natyrisht që nuk blen dikush në Tivat kollaj, por ama për banorët që janë atje, po të duan të shesin shtëpinë e tyre, ndërsa ata që vijnë , vërtetë paguajnë, por ama e dini sa  është pastaj e ardhura që vjen nga taksa që merret mbi pronën? E dini sa është e ardhura që marrin pastaj nga të gjitha taksat e tjera ndërkohë që sistemi i shërbimeve, gjithë bizneset e vogla, gjithë njerëzit që kanë , mor taksi, mor shofer, mor peshkatar, mor fermer rreth e rrotull, madje-madje, atje bëjnë në Porto Montenegro bëjnë fat fermerë shqiptarë, nga ana tjetër e kufirit se atje s’kanë shumë prodhim. Shkojnë nga ana tjetër e kufirit dhe kanë kontrata atje në Porto Montenegro me fermerët shqiptarë që i paguajnë dhe gjithë kjo gjë, është ekonomi. Dhe është diçka .. se kjo teoria që do na vijnë të huaj..

Si do vijnë të huajt? Po patjetër do vijnë, patjetër. Po pse, 12 milionë të huaj që vijnë vizitorë, qofshin edhe ata shqiptarë që kanë marrë pasaportë tjetër dhe vijnë për pushime dhe  konsumojnë këtu, ku  i çojnë ato para? I hedhin në det? Për ça i konsumojnë? Do hanë ata? Ça do hanë? Do hanë çfarë prodhohet këtu..

Po kur marrin transportin, taksitë e furgonat dhe të kujt janë taksitë e furgonat? Po kur pastaj më tutje ikin edhe shkojnë presin bileta nëpër këto sajtet arkeologjike shkojnë këtej shkojnë andej.

Eshte e vërtetuar kjo gjë. 1 euro që futet në një resort është baraz për çdo euro që futet është 1.6 deri në 2 euro që hyjnë jashtë resortit, në komunitet dhe fati më i madh i gjithë këtyre zhvillimeve është fati një herë i komunitetit rreth e rrotull, pastaj dhe i gjithë zonës. Mali i Zi është një vend i vogël. Një Porto Montenegro ndryshoi gjithë. Po pse Mali Zi ka pagat më të larta sot në rajon prej vitesh? Pse i ka pagat më të larta? Pse ka pensionet më larta? Ata nuk kanë bujqësi fare, s’kanë ata, nuk prodhojnë, ata s’kanë fabrika, nuk kanë asnjë, nuk kanë, nuk prodhojnë raketa, nuk prodhojnë tanke, nuk prodhojnë makina, nuk prodhojnë pjesë këmbimi për traktor, nuk prodhojnë fare.

Ata kanë turizëm dhe janë pse? Vetëm sepse shumë përpara nesh filluan të merren me këtë punë si njerëz dhe ata që i përzinim ne këtu shkonin atje. Momentin që ai investim fillon bizneset tuaja, bizneset e Vlorës, po jo bizneset e Vlorës në Lungomare, po kudo. Lumi i Vlorës, lumi Vlorës, Vranishti, Himara impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme me ekonomi, me para, po them nuk jo impaktor, me para. Janë motorrë të jashtëzakonshëm për zhvillimin, që mos them pastaj se çfarë sjellin nga pikëpamja e imazhit dhe çfarë sjellin nga pikëpamja e gjithë atyre njerëzve të atij niveli konsumator që vjen.

Ata harxhojnë nëpër resorte harxhojnë shumëfish sesa harxhojnë një turist që vjen këtu me bukë me vete dhe të gjitha ato ku shkojnë? Kush i merr? I lënë këtu. Po kur thonë që do na vijnë nga India, por ju jeni vetë biznes. Të gjithë hotelet vuajnë për punëtorë dhe paguajnë si në Greqi edhe më shumë se në Greqi. Tani këta që dalin atje në rrugë dhe thonë Shqipëria është e imja mos ma prek. Këta i duan pagat si në Amerikë mbase, por jo si në Amerikë në një vend, i duan si në Manhatan. Nuk e di çfarë duan këta sepse realisht pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi ose më shumë se në Greqi. Këtu nuk është më pyetja sa të jap. Këtu pyetja është ore a do vish të punosh? Dhe kjo nuk është një gjë që është vetëm në Shqipëri.

Fenomeni i punëtorëve që vijnë nga jashtë është fenomen i përgjithshëm, Greqi, Itali, në Filipine. Në Filipine janë në radhë të gjitha shtetet e Europës për të marrë punëtorë. Edhe ne atje jemi në radhë. Ka nevojë për krah pune kjo, si do bëhet? Po kjo nuk do të thotë që këto rezortet që vijnë sjellin punëtorë të huaj. Jo, këta rezorte që vijnë, në Tivat, të gjithë ata që takova atje me sportele, me kamariere ishin malazez të gjithë edhe i pyesja,  “ka lezet, marrim rrogën tamam, marrim sigurinë shoqërore, i marrim të gjitha në rregull. Më tha një djalë aty, “Ku të shkoj unë, tha, “Ku të shkoj?” Pse të iki unë tha në Dubai ose në Abu Dhabi të punojnë kamarier. Kemi shkuar atje dhe kemi bërë trajnime se tani e kanë blerë arabët atë, unë këtu dhe e kam pagën fiks në ditë, sigurime e të gjitha dhe jam në shtëpinë time. Pastaj nuk është një investim thjeshtë, domethënë në programin e investimit nuk është thjesht që hajde se do bëjmë hotele, do bëjmë shtëpi, bëjmë vila dhe do mbyllemi. Ata do bëjnë spital. Ai program ka spital, ai program ka shkollë turizmi. Ai program ka plot e plot gjëra të tjera, por tani kur të dali dhe thonë anulloje, një gjë që s’është bërë akoma ti s’ke më se çfarë bën. Pastaj do duhet të dëgjosh dhe të durosh lloj lloj çudirash.

Keni diçka tjetër? Prapë ke merak ti. I takon dy herë se ky ka pronën.  Nuk do flasësh më si pronari pretendent. Atë e ke me gjykatën. Sa pronarë janë aty pretendentë? Nëse mund t’ju pyes

-Atëherë, ne jemi si fis Moçka. 

Kryeministri Rama: Sa pretendentë janë aktualë për pronën në gjithë zonën në dijeninë tuaj.

Sa janë ata që kanë marrë 7501-in atje? Dihet gjë?

“Jo, në tokën tonë në 7501 nuk ka. 

Kryeministri Edi Rama: 100 familje që keni AMTP, që nuk i keni të regjistruara definitive.

“Zona është e paprekur sepse ka qenë zonë e mbrojtur, nuk na kthehej, na njihej si pronë, por nuk na është kthyer fizikisht dhe jemi në proces për kthimin fizik.

Kryeministri Edi Rama: Ndërsa ju jeni në krahun tjetër. Edhe ju jeni mbivendosje? Domethënë ju jeni në gjyq me njëri-tjetrin. Domethënë juve si familje? Jeni të mbivendosur me familjen tjetër apo me fshatin?

 “Unë jam pronar i 220 hektar në zone duke filluar nga ai hidrodrovori që është atje ku bën rrethimi deri ku mbaruar rrethimi. Pra domethënë komplet pjesa e cila ishte pjesa ime të cilën unë kam vajtur e kam protestuar dhe e kam ngritur zërin edhe është në proces gjyqësor. Edhe kam kërkuar derisa të zgjidhet problemi, ta zgjidhi gjykata pavarësisht se pse prona atje faktikisht është e grabitur me dokumenta

Kryeministri Edi Rama: Mos i hyj kësaj, e shpjeguam këtë. Këtë nuk e kërkon dot sepse nuk ndalon dot zhvillimi se do marri vendim gjykata. Të lutem këtë gjë nuk e vendosim dot ne këtu. Më thuaj po të pyes për pjesën tjetër. Sa janë me ato AMTP që janë të vendosur atje?

-Janë gati 28 hektar janë me AMTP që janë dhënë

Kryeministri Edi Rama: Që pretendojnë të marrin pjesën që ti thua që është e jotja.

-Po.

Kryeministri Edi Rama : Çorap tjetër domethënë.Tani ja më thuaj ti mua si ta zgjidhim këtë se mirë hajde se ai që grabiti do ta zgjidhi drejtësia, po me këta që thonë , e marrim hipotetike, thashë e fiton gjyqi Minella. Po, aty thotë janë 28 hektarë që i pretendon, po e marr hipotetike. Si mendon ti tani në qoftë se e merr me gjykatë Minella, siç e ka marrë tjetri përpara, ti prapë do vish do thuash e kam unë këtu? Jo ti po tjetri X-i, ata që e kanë. Si zgjidhet kjo?

-Nuk  e di.Një  hollësi. Ai pronari që pretendon atje në janar këtij viti ka bërë një kërkesë për rinovim të çertifikatës së pronësisë.

Kryeministri Edi Rama : Jo, nuk ka rinovim çertifikate. Ka rifreskim Rifreskimi bazohet tek titulli i pronësisë. Kështu që nuk është ndryshim. Rifreskimi është tjetër gjë.Shiko këtu eshtë mbushur bulevardi me njerëz që kanë dalë atje që t’ju mbrojnë juve nga unë. A e kuptoni tani?

-Jo, as unë vetë s’kam dalë atje

Kryeministri Edi Rama: S’ke dal ti se ti je pronar, ti je njeri normal që thua kjo është prona ime. Unë do ta fitoj me gjykatë. Ata atje kanë dalë që të flasin emrin tend. A kupton?

Pikërisht nuk jam as kundër zhvillimit, prandaj e mora dhe mikrofonin. Duke qenë se kam 20 vjet punova mësues, pastaj e ndërrova komplet atë sistemin e punës edhe kalova kalorës, bëj ca shëtitje me kuaj, që është ka të bëjë me turizmin. E nisa tek tokat e gjyshit, po ishte çik e vështirë. Vajta pak nga Zvërneci te Geroni aty afër. Tani jam diku më lart tek Qafa e Topit. Në të tre vendet problemi i vetëm që ka qenë, domethënë edhe në Zvërnec, edhe në atje ka qenë prona. Kudo kërkoja të merrja një tokë me qera ishte gjithmonë e pa menaxhuar, Domethënë gjithë pjesa, 30 vjet toka e pa menaxhuar. Si mund të zhvillohet turizmi rreth qark gjithë Vlorës. Ky është problemi dhe më fal këtu nuk ka të bëjë gjykata sepse unë flisja për zonat e mbrojtura të cilat janë të Ministrisë së Mjedisit, e me radhë. Kështu që ky është një nga problemet. Edhe i dyti, turizmi e kam si plagë kam tre vjet që dëgjoj gjithmonë sa ndez televizorin dëgjojmë që 30 milionë, 20 milionë erdhën e me radhë.

Kryeministri Edi Rama: Jo 30 milion nuk kemi thënë ndonjëherë.

-Thosha aman mos numëroni, po të lutem duhet dimë të sillemi që t’i presim e t’i përcjellim tamam siç duhet që të shtohen nesër sepse po na hyjnë dhe vetja në qejf ne një çik. Ideja është këtu, duhet të jemi të organizuar. Turizmi nuk bëhet vetëm me hotelet, nuk bëhet vetëm me restorantet po ka dhe aktivitetet e tjera, të cilat janë si për shembull; shëtitjet me komune e me radhë. 

Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, kjo është temë komplet tjetër u bëre shumë konstruktiv, edhe do fillojnë të të dyshojnë si pronar dhe ata tani se do thonë: – “ky qenka komplet i shitur”. Se bëj shaka. Patjetër po s’kemi ardhur të flasim për strategjinë e turizmit. Tani unë dua t’iu them disa gjëra në përfundim. Juve thatë çfarë kishit bërë të thënë edhe pak a shumë unë isha në dijeni të të përgjithshme se jam informuar, sa, si qysh tek thjesht pyeta për të dhe e kam edhe e dija shumë mirë që pronarët e vërtetë në kuptimin ata që vërtetë e pretendojnë pronën realisht nuk janë fare nëpër ato zhurma. Okej! Tani dua t’ju them disa gjëra; e para kjo është diçka e stisur në në mënyrë shumë djallëzore. Ne kemi një sistem të mbrojtjes nga këto sulmet që bëhen nga faktorë të tjerë kundër nesh, sepse dihet botërisht nuk është sot, u bënë tani vite që ne jemi shënjestër e Iranit dhe për këtë arsye kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është nga më të mirët, në Europë për sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën dixhitale, por kemi mundësi dhe të shikojmë aktivitetin. Ditën e parë, kur ka shpërthyer gjëja ka pasur pesë herë më shumë përdorues të rrjeteve shqiptare, po themi të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërinë sesa çka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. Pesë herë më shumë u bën në një ditë, kur u për ajo gjëja. E dyta ishte një skandal i vërtetë ai rrethimi në atë formë, me ato tela sipër që është një përgjegjësi e madhe e atyre shqiptarëve që janë caktuar atje për të menaxhuar gjënë nga kompania, po gjëra që ndodhin ndodhi. Me atë gardhin, me rrjetin me tela është bërë me inteligjencë artificiale, një kështu atje si afishe dogane, e keni parë besoj ku shkruhej: “stop kufiri i Izraelit” dhe është hedhur në mënyrë intensive gjithandej narrativa që këtu do këtu do vijnë palestinezët që do shkulen nga Gaza dhe kjo gjë është bërë me një sistem shumë të qartë për ne tanimë, në disa xhami dhe aty nga njerëz që janë penetruar, në atë sistem është hedhur hirra tek të tjerë që e kanë marrë këtë gjë me shqetësim të madh duke e besuar. Gjëja ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se çfarë pse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe pse kjo narrativë jo turizmin, po kjo narativë fillon njëherë duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë, të cilën bota tani ka filluar ta kuptojë tamam që është se si muslimanët shqiptarë, po bëhet film për këtë, muslimanët shqiptarë së bashku me të krishterët shpëtuan hebrenjtë.

Kjo është një medalje ari që na e kanë dhënë ne dhe ja ka dhënë Shqipërisë, ata që nuk rrojnë më dhe që pastaj të bëhen me inteligjencë artificiale video, protestash që nuk ekzistojnë, buzë detit me miliona njerëz. Ku ka buzë detit miliona njerëz këtu që bëjnë protestë dhe që të gjitha mediat në Lindjen e Mesme, në Izrael, në Amerikë të nxjerrin atë protestën dhe të thonë ja është përpjekje për të na bërë gropën. Nuk duhet shumë për të na bërë gropën. Ky është sulmi që është bërë nga ata që janë armiq të Shqipërisë, Irani, me ata jemi një armiqësi ne, nuk jemi bërë ne ata armiq me ta, janë bërë ata armiq me ne dhe që e kanë shfrytëzuar këtë moment.

E dyta, nuk e them unë, janë një sërë raportesh, jo vetëm të shërbimeve inteligjente europiane, raporte të brendshme që ne i dimë, i njohim, por dhe raporte publike të instituteve të ndryshme që nga suedezët e të tjerë që kanë vërtetuar që vendet të mëdha, të cilat janë kundër Europës janë kundër Bashkimit Europian dhe janë shumë të interesuara të të godasin shoqëritë e vendeve që duan të bëhen pjesë e Bashkimin Europian, E kanë strategji e tyre të përdorin çështje ambientale për të krijuar rrëmujë, se çështjet ambientale janë çështje që prekin shumë njerëz, është strategji. Merrni një çështje ambientale, ka një potencial e tjerë, e tjerë.

E treta, ne kemi hyrë tani në një territor, ku duhet të matemi shumë mirë edhe duhet të jemi shumë të përgatitur sepse kemi hyrë në territorin e një konkurrence të pamëshirshme. Është konkurrencë kjo, është konkurrencë, nuk është fare sekret që kemi hyrë dhe këtu s’ka lidhje fare me shtetin. Nëse gjithë mediat greke, nëse gjithë nëse një nga burimet kryesore të gjithë kësaj lufte hibride është media sociale dhe jo vetëm greke, kjo nuk lidhet me qeverinë greke, se bën qeveria greke këtë. E bën konkurrenca dhe hidhet para shumë madhe për të bërë këto lloj luftërash. Kështu që dhe këtë duhet me e mbajt mirë parasysh.

Ikja e një investimi, shikoni këtu, ikja e një investimi nga Shqipëria në vitin në vitin 2009 diku atëherë që shkoi në Mal të Zi vendosi se çfarë ndodhi me turizmin në 20 vjet. Si u bë Mali Zi, si mbetëm ne?  Ky investim nuk ikën nga Shqipëria sa të jem unë këtu! Se ky investim mund të iki. Shkon në Greqi, shkon në Mal të Zi, largqoftë, shkon diku tjetër, nuk shkon fare asgjëkundi, nuk ka rëndësi. Por po të iki nga Shqipëria i bie që ne të kthejmë përmbys diçka që e kemi ndërtuar kaq vite. Tani po të shikoni, se të gjitha këto gjëra nuk dëgjohen kur ka zhurmë të madhe se s’dëgjon njeri, as argumenta nuk dëgjon njeri. “Dalin ata atje anulo”. “Po kur thoshin pesë kushte jep dorëheqjen”, “bëj këtë bëj atë”. Po thashë dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat unë? Po kjo është çështje pastaj, kjo hyn te logjika. “Jo, jo jep dorëheqjen ishte e para, se ma çuan ma çuan” dhe po mirë po jap dorëheqjen po katër të tjera si do i bëj. Nuk bëjmë negociata, po nuk ka shans që unë të bëj negociata, se s’kam kërkuar kurrë negociata për këtë gjë ama, është e sigurt që në të gjithë procesin ne kemi qenë shumë strikt, shumë, shumë strikt. Kishin dalë sot është thënë që investimi është 27 milionë euro e tjerë. I referoheshin një leje që është kthyer mbrapsht. Ne i kemi refuzuar, i kemi kthyer mbrapsht projekte, i kemi kërkuar më shumë, e më shumë, e më shumë në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Kemi kërkuar distancë nga laguna, kemi kërkuar ripërtëritje të një pjese aty të biodiversitetit e tjerë e të tjerë, kemi kërkuar zgjerim të plazheve, kemi kërkuar pastrim të ujit të lagunës. Se ju e dini më mirë sesa unë se ajo në çfarë gjendje është laguna atje, apo jo? Sepse aty për shumë kohë nuk është nuk është bërë kujdes për qarkullimin e ujit e të tjerë e të tjerë. E di Kanani se mi ka shpjeguar 1000 herë, e duke bërë Kanani me bashkë me fshatarët e atje çfarë ka mundur atje? Atje gjendja është shumë e rëndë nga pikëpamja mjedisore, pastaj shto dhe plehrat edhe shto dhe gjithë ato llozhurat atje.

Tani patjetër që ajo që ndodhi me atë që u tërhoq është një është një gjë e neveritshme patjetër dhe nuk bën vaki, nuk bën vaki që nëse qeveria, se këtu e ka qeveria pjesën, nëse qeveria, nëse institucionet e Pushtetit Ekzekutiv janë të përziera me këto gjëra, të të shkarkojnë menjëherë drejtorin e policisë, se po të ishte Policia do ishte e vënë në funksion të kësaj gjësë, se këtu ka interesa që i mbulon pushteti i lartë, s’do ndodhin këto gjëra, nuk do i hiqej licenca kompanisë e të tjerë e të tjerë. Jini të bindur për një gjë, ne duhet ta bëjmë këtë projekt se s’bën, dhe me këtë projekt Vlora nuk është më një qytet i Shqipërisë. Me këtë projekt Vlora s’është më një qytet i Shqipërisë fare! Vlora është një destinacion i botës, domethënë siç dëgjon tërë planeti për destinacione turistike që i di gjithë bota, ashtu do jetë do futet edhe Vlora aty, edhe Shqipëria pastaj me Vlorën bashkë. Kjo është e sigurt se nuk është vetëm puna dhe kini parasysh një gjë të fundit. Ky investim, ky investim që do të bëhet në atë zonë do të sjelli shumë investime të tjera për të blerë këtu pasuri të patundshme shtëpi, për të blerë apartamente, për të hapur biznese, për të bërë restorante, është efekt zinxhir i jashtëzakonshëm. Çfarë t’ju them unë më shumë, mua kështu më vajti jeta, për çdo gjë, për çdo ndryshim, gjithmonë honxho-bonxhot përballë. Në disa raste pastaj dhe të tjerë që nuk kanë lidhje me honxho-bonxhot, por që preken dhe shqetësohen. Ore do vijnë ata nga ana e anës me 4 miliard me emrin që kanë që gjysmën e botës armiq e do vijnë këtu të vrasin pelikan e të hedhin beton që do bëhen zhele në sytë e gjithë planetit. Po a jeni vetë apo s’jeni? Po si do vijnë ata nga anë e anës? Do vijnë ata të tjerët nga Katari që kanë ndërtuar resortet nga më luksoze nëpër Maldive e nëpër vende të tjera, do vijnë këtu të lënë të lënë fytyrën e të bëhen delja e zezë e botës. A jeni në vetë apo jo? E vetmja gjë pozitive e gjitha historie është që vetëm inatin ju ka shtuar për ta bërë gjënë akoma më spektakolare dhe këtu do jemi, do rrojmë ,shpresoj e do shohim kështu që unë ju falenderoj shumë për durimin, mendoj që gjërat do shkojnë mirë dhe një gjë ju them; në momentin që do vijë projekti, në momentin që do jetë gati projekti, projekti nuk do ka për të ardhur në Tiranë, domthënë do vijë në Tiranë por projekti do vijë bashkë me mua, bashkë me ata do vijë te ju, po jo te ata që janë atje në rrugë. Ata në rrugë le të rrijnë deri në 2029. Atje të rrinë deri në 2029. Dakord? Edhe të futen në zgjedhje, ta masin se sa ju kushton lëkura politike, se ajo është e gjitha politikë. Ajo s’ka lidhje fare me mjedis dhe ‘’Shqipëria e shqiptarëve’’ është parrulla më e turpshme. Gjermania e gjermanëve e bëri Gjermaninë qametin e Europës dhe pastaj i la Gjermanisë njollën më të zezë. Greqia  e grekëve është Greqia e ‘’Agimit të artë’’, nuk është Greqia e popullit grek. Nuk është Greqia e atyre që populli grek i voton. Kjo është një parrullë që ka brenda vetëm fashizëm, por natyrisht jo se ata janë fashistë, ata janë të paditur. Ata kujtojnë se bëjnë një.. e merr flamurin, e lidh këtu në fyt, ajo të bën patriot edhe ajo të bën atdhetar.

Flamuri nuk respektohet kur e lidh në fyt, flamuri respektohet kur nuk hedh plehrat në rrugë. Kështu që, momenti që do jetë gati projekti, sepse këto projekte kanë dhe një gjë tjetër. Unë isha me Mitsotakis  mbrëmë në Tivat, edhe po flisnim për Costa Navarinon, edhe ai po tregonte atje se çfarë ka ndodhur me komunitetin rreth e rrotull asaj zone. Nuk ishte zonë turistike e Greqisë, fare. Ishte tokë. Se ça ka ndodhur me këto? Dhe këto projekte bëhen me komunitetin. Bëhen me komunitetin jo thjesht se do marrin ata e do thonë ata ‘’hajde se kë do fusim në punë’’. Jo. Bëhen me komunitetin për shumë gjëra të tjera dhe kjo është pjesë e bisedës dhe e programit. Po kujt ia thuash? Se kur thonë ‘’s’ka transparencë’’. Transparencë për çfarë? Transparencë se për çfarë kam unë në kokë? Transparenca kur të bëhet projekti, kur të përfundojë, kështu që në rregull jemi.

 

 

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.