Pirro Vengu
Ministër i Mbrojtjes
Lundroni në këtë Seksion
Pirro Vengu ka lindur më 24 Prill 1986, në Elbasan. Prej muajit shtator 2025 ai rikonfirmohet në postin e Ministrit të Mbrojtjes, detyrë të cilën e ushtron prej korrikut 2024.
Përpara se të merrte këtë detyrë, z.Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, duke nisur nga 2019.
Në periudhën 2017 deri në 2019 ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri.
Ndërsa nga 2013 deri në 2017, Z.Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme.
Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, z. Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).
Në periudhën e vitit 2009 – 2010 ai ka punuar si asistent i Programeve, European Council on Foreign Relations në Paris.
Z. Vengu ka kryer studimet në Shkenca Humane, Liceu Henri IV; Diplomë e dyfishtë Bachelor në Histori dhe Filozofi, Université Paris Nanterre, (Paris, Francë), në vitin 2008.
Në vitin 2010 është diplomuar në Master në Histori Politike, Université Paris Nanterre, (Paris, Francë), ndërsa në 2011 diplomuar në Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institut National des Langues et Civilizations Orientales, (Paris, Francë).