Kryeministri gjatë konferencës për shtyp lidhur me impaktin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës mbi çmimet e energjisë dhe naftës, deklaroi:
“Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familjet në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9.5 lekë dhe sot kilovatin në treg qeveria, shteti, strukturat përkatëse e blejnë 61 lekë. Pra 61 lekë paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë në familje vjen 9.5 lekë.”