Zoti Kryeministër,
Franca u godit përsëri në trup dhe në shpirt nga urrejtja e verbër, fanatizmi dhe përçmimi i jetës.
Të mbrujtur nga lidhje të shumta miqësie dhe dashurie me vendin tuaj, Shqipëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen, bashkëndajnë dhimbjen e kombit francez, syçelët dhe të vetëdijshmen për përmasat e betejës kundër terrorizmit, të cilën sëbashku duhet ta çojmë përpara.
Franca u përgjak, sepse është dëshmia e gjallë e përpjekjes për qytetërim dhe një shoqëri ndërkombëtare të rrënjosur fort në dinjitetin njerëzor, drejtësinë, sociale dhe të mirën e përbashkët.
E tronditur thellë, Franca e gjashtëmbëdhjetë shekujve të historisë së saj madhështore, do të dijë të ripërtërihet në bashkimin e mbarë popullit të saj dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbotshëm që i ka lënë trashëgim mbarë njerëzimit dhe për të cilat, me të drejtë duhet të jetë krenare.
Përtej solidaritetit kolektiv dhe individual që Qeveria shqiptare dhe kombi ynë i shprehin popullit francez dhe në veçanti, familjeve që sot janë në zi, dua t’Ju siguroj dhe të dëshmoj, në këto çaste të vështira, për angazhimin e plotë dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë, krah jush, krah Francës, krah Lirisë.
Duke i përcjellë ngushëllimet familjeve dhe të afërmve të viktimave, lutem të pranoni, Zoti Kryeministër, shprehjen e respektit tim më të thellë.