Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Programi i Rindërtimit ka kompletuar transformimin urban të Shijakut me pallatet e reja dhe objektet arsimore, kopshte e shkolla, që kanë përfunduar tashmë, më të forta, më të bukura e më të sigurta se ato që shkatërroi tërmeti.

Kryeministri Rama, i cili sot ishte i pranishëm në një prej ditëve të shorteut publik për ndarjen e apartamenteve të reja, vizitoi më pas lagjen me 31 pallate, që brenda muajit do të popullohet nga 637 familjet e goditura prej tërmetit dhe ku po vijon puna për përfundimin e infrastrukturës mbitokësore, si edhe vënien në shfrytëzim të njësive të shërbimit dhe të hapësirave rekreative.

Ndërsa, kopshti Nr.2, është një tjetër portë e dijes dhe edukimit të fëmijëve, e cila hap dyert e një godine të re 3 katëshe prej 405 m2, rindërtuar nga e para, me kushte shumë të mira në shërbim të 110 fëmijëve të komunitetit sipas standardeve të BE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.