Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Gjatë qëndrimit në Ukrainë në cilësinë e Presidentit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe Ukrainën Lindore, për të parë nga afër situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat  e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të Misionit Special të Monitorimit (SMM) në terren.

Kryeministri Rama zbriti në bazën “Shiroky” në Kharkiv, për të vazhduar më tej inspektimin në pikën e kontrollit “Stanica Luganska” që është edhe pika e kalimit të hyrje-daljeve dhe ndahet zona e konfliktit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.