Kontakt
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
Tiranë, Shqipëri.
info@kryeministria.al
+355 4 2277 369
Programi i Transparencës
Kryeministria
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit..
Në PT janë të specifikuara kategori e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Nëse AP nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj.)
Data e perditësimit të fundit:
Përditësuar, 09.02.2026
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator dhe integrimi evropian
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve
nga subjektet e licencuara.
Shënim: Autoriteti Publik nuk e ofron këtë shërbim.
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Informacioni / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.